Zëri i Kosovës (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zëri i Kosovës, shtator 1988.jpg

Zëri i Kosovës është gazetë shqiptare në Kosovë, organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.


Numra të gazetës[redakto | redakto tekstin burimor]


- Nëntor 1981 Jusuf Gërvalla nxjori Nr. 1 të Zërit të Kosovës organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

- Janar 1982 Jusuf Gërvalla nxorri Nr. 2 të Zërit të Kosovës organ i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

- 17 Janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë u vranë 3 aktivistët më të dalluar të kohës, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

- 17 shkurt 1982 në Turqi, përfaqësues të dy grupimeve patriotike të fshehta, Sabri Novosella (LNCKVSHJ)dhe Abdullah Prapashtica (PKMLSHJ) (të arratisur politik nga Kosova), në prezencë edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).

- Më 15 maj të vitit 1982 në Zvicër përfaqësuesi i grupit të tretë patriotik Xhafer Shatri deklaron hyrjen në LRSSHJ.

- 1982 – 1984. LRSSHJ-në e drejton Komiteti Qendror i LRSSHJ-së i përbërë nga 15 anëtarë. Ndër të tjerë dhe Xhafer Shatri, Sabri Novosella, Ibrahim Kelmendi, Fahredin Tafallari, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj.

- Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi.

- 1982: Radhët e LRSSHJ në komuna të Kosovë përfaqësoheshin nga Nuhi Berisha, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Ahmet Isufi, Shaban Shala, Ilmi Zeka, etj.

- Gjatë vitit 1983: teknika dhe redaktimi i gazetës “Zëri i Kosovës” kalon në Zvicër. Redaktor i gazetës deri në vitin 1985 do të jetë Xhafer Shatri.

- Maj 1984: Formohet kolegjiumi i Redaksisë së “Zërit të Kosovës” me këtë përbërje: Xhafer Shatri, kryeredaktor, Fazli Veliu, Mustafë Xhemajli, Saime Isufi, Emrush Xhemajli, Agim Hasan Mala, Muhamer Shabani, Hasan Mala etj.

- 1985, pjesa e parë e vitit. Këshillat bazë të LRSHJ-së dhanë mendimet me shkrim për progamin e mëtejmë të LRSSHJ-së. Komiteti Qendror i LRSHJ-së duke u bazuar në to dhe në “Tezat....” e lartëpërmendura adaptoi Programin e parë të saj. Me këtë rast iu ndërrua edhe emri nga LRSSHJ në LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës).

- Janar 1985. Zëri i Kosovës del Organ i LPRK-së dhe Mustafë Xhemajli zgjedhet redaktor i “Zërit të Kosovës”. Në këtë detyrë vazhdon deri më 1991 kur edhe leshon radhet e LPRK-së.

- 1989 në Prishtinë dalin dy buletine të “Zërit të Kosovës”. Një numër i buletinit “Minatori”, (redaktor Hajdin Abazi) dhe 6 numra të buletinit të “ZiK-ut”, “Rruga e Lirisë”, redaktor Afrim Zhitia dhe Fadil Vata.

- Vitet 80-të: Me organizimin e LPRK-së ngriten 8 radio lokale në diasporë që emetuan emisione në të cilat mbrohej kërkesa gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Rol të veçantë në këtë drejtim luanin Mustafë Xhemajli, Ismet Rashiti dhe Ibrahim Xhemajli.

- Tetor 1991: Kryeredaktor i “Zërit të Kosovës” u zgjodh Avni Dehari.

- 1992. Këshilli i Përgjithshëm i LPRK-së cakton Beqir Beqën redaktor të “Zërit të Kosovës”.

- 1994: Konsolidohet grupi i gazetarëve të “Zërit të Kosovës” në Prishtinë në përbërje: Nezir Myrtaj, Nuhi Paçarizi, Merxhan Avdyli dhe Besim Zymberi. Ndërsa në Tiranë angazhohet Shaban Sinani dhe Naim Zoto.

- 1996. Kryedaktor i “Zërit të Kosovës” u zgjodh Bislim Elshani.

- 1998. Këshilli i Përgjishëm cakton Adnan Asllanin kyeredaktor të “Zërit të Kosovës”.

- 1998: Redaksia e “Zërit të Kosovës” bënë marrëveshje me Redaksinë e gazetës së studentëve “Bota e Re” që drejtohej nga Muhamet Mavraj që të dalin me të njëjtat materiale.

- Mars 1998: Me vendimin e Kryesisë së LPK-së, Redaksia e “Zërit të Kosovës” boton librin dokumentar: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” ku përfshihet pjesa më e madhe e aktivitetit të UÇK-së deri atëherë, të autorit Gafurr Elshani. Libri i pati disa ribotime.

- Dhjetor 1999. Organi i LPK-së “Zëri i Kosovës” filloi të dalë në Kosovë, pas 18 vjet të botimit jashtë vendit.

- Korrik 2000, Prishtinë: Në kushtet e dëbimit të trupave serbe nga Kosova dhe praninë ndërkombëtare LPK mbajti mbledhjen e V-të të Përgjithshme Statutare. Morën pjesë 250 delegatë nga Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni dhe Kosova Lindore. Aprovoi Programin dhe Statutin për kushtet e reja të veprimit dhe zgjodhi udhëheqësinë: Kryetar u zgjodh Emrush Xhemajli, Zv. Kryetar Gafurr Elshani dhe nënkryetar Ali Ahmeti. Drejtor i “Zëirit të Kosovës” zgjidhet Gafurr Elshani, ndërsa kryeredaktor Beqir Beqa, e më pas Nuhi Paçarizi.