Jump to content

Zëri i Rusisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zëri i Rusisë (Rusisht: Голос России) është radiostacioni më i vjetër shtetëror i Rusisë që transmeton emisionet e veta për vendet e huaja. Për herë të parë sinjalet e tij tingëlluan më 29 tetor të vitit 1929. Detyrat kryesore që shtrojmë ne përpara vetes janë: të tregojmë në mënyrë të vërtetësishme për gjithçka ndodh në vendin tonë dhe në botë, të bëjmë të ditur pikëpamjen ruse në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare si dhe të zhvillojmë dialog efektiv me bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit.

"Zëri i Rusisë" zë vendin e tretë në rejtingun e transmetuesve më të mëdhenj ndërkombëtarë të botës, duke u renditur pas BBC-së dhe "Zërit të Amerikës". Radiostacioni ynë zhvillon emisionet e veta në 160 vende të botës në 38 gjuhë të huaja 151 orë në ditë-natë në valë të shkurtra dhe të mesme, në diapazonin FM, nëpërmjet kanaleve satelitore, transmeton në rrjetin e telefonit celular. Auditori i "Zëri të Rusisë" përbën më tepër se 100 milionë veta.

Aktualisht "Zëri i Rusisë" punon në Internet në 39 gjuhë të huaja. Webcite i "Zërit të Rusisë" përmban më tepër se 500 seksione, paraqet materialet e veta në format audio, video dhe multimedial. Atyre u drejtohen vizitorë nga 140 vende të botës. Që nga prilli i vitit 2009 emisionet e 10 redaksive transmetuese të "Zërit të Rusisë" - shqiptare, bullgare, hungareze, greke, novegjeze, rumune, çeke, sllovake, suedeze, finlandeze - janë në dispozicion vetem në Internet.

Kryetari i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Andrei Bistrickij mendon se: "Transmetimi në gjuhë të huaja është një nga instrumentet e komunikimit ndërkombëtar. Një nga drejtimet kryesore të zhvillimit të radiotransmetimit në ditët tona është zhvendosja në mjedisin informativ universal - në Internet. Rrjeti mbarëbotëror po i bën hapur sfidë teknologjike dhe intelektuale radios, por kjo nuk do të thotë aspak, se radio ndërkombëtare do të zhduket. Ne shpresojmë se "Zëri i Rusisë" do të bëhet një botim udhëzues i rëndësishëm referimi, në të cilin auditori do të ketë mundësi të njihet jo vetëm me informacionin e përditshëm aktual mbi këto apo ato ngjarje, por dhe të zhvillojë diskutime e debate politike, të njihet me analitikën".

[1]