Jump to content

Zbarkimi i Forcave Aleate në Normandi, Francë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zbarkimi i Forcave Aleate në Normandi, Francë

Zbarkimi i Forcave Aleate në Normandi ndodhi më 6 qershor 1944, kur më shumë se 150,000 ushtarë aleatë mbërritën në Francë nga deti dhe ajri për të dëbuar forcat e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky operacion shënoi fillimin e fundit për regjimin nazist dhe hapi një front të ri në Evropë që do të çonte në çlirimin e kontinentit. [1]

Plani dhe Zbarkimi

Në natën e 5 qershorit 1944, një flotë e madhe e forcave detare dhe ajrore aleate u mblodh në brigjet e Anglisë. Kjo ishte armata më e madhe e forcave detare dhe ajrore në historinë e luftërave deri në atë kohë. Me errësirën e natës, kjo armata filloi të lëvizte drejt brigjeve franceze të Normandisë.

Pak pas mesnatës së 6 qershorit, kontingjentet e para të trupave aleate, që përfshinin 24,000 parashutistë, u hodhën në Normandi. Ata kishin për detyrë të kapnin urat dhe pikat e rëndësishme rrugore, si dhe të vendosnin sinjale për forcat ajrore. Megjithatë, plani nuk shkoi sipas parashikimeve për shkak të erës së fortë, që i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës. Vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit, por gjithsesi ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Në orët e hershme të mëngjesit, komandantët gjermanë në zonën e Atlantikut ende besonin se situata ishte nën kontroll.

Dita Vendimtare

Në orën 6:30 të mëngjesit të 6 qershorit 1944, luftanijet e para amerikane u shfaqën në brigjet e Francës. Ata filluan menjëherë sulmin me artileri të rëndë ndaj fortifikimeve gjermane. Një orë më vonë, njësitë britanike, kanadeze dhe franceze, të mbështetura nga luftanija polake "Dragon", filluan zbarkimin në një brez bregdetar prej rreth 80 kilometrash. Kjo zonë u shndërrua shpejt në një fushë të përgjakshme beteje me shumë të vdekur. [2]

Forcat dhe Humbjet

Operacioni përfshinte 4,200 varka zbarkimi, 1,200 luftanije dhe 155,892 ushtarë aleatë nga 14 kombe. Kombet më të vogla u inkuadruan në trupa ushtarake të përziera, ndërsa shumica e varkave të zbarkimit i përkisnin Marinës Mbretërore Britanike. Lufta e ashpër dhe mbrojtja e fortë gjermane çuan në humbje të mëdha për aleatët. Në orët e para të sulmit, më shumë se 50% e ushtarëve amerikanë dhe kanadezë humbën jetën, shumë prej tyre u mbytën ose u vranë për shkak të mbrojtjes gjermane dhe kushteve të vështira të zbarkimit.

Pasojat dhe Çlirimi

Nga dreka e ditës së zbarkimit, gjermanëve iu mbaruan municionet dhe shumica e fortifikatave të murit mbrojtës të Atlantikut ranë në duart e trupave aleate. Megjithatë, përparimi i trupave aleate në brendësi të Francës nuk ishte i lehtë. Vetëm më 25 gusht, Charle De Gaulle arriti të marshonte me një divizion tankesh në Parisin e çliruar.

Beteja e Normandisë

Beteja e Normandisë u kurorëzua me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ky operacion mbetet një moment kyç në historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe në luftën kundër Gjermanisë naziste. Zbarkimi i Normandisë shënoi fillimin e fundit për regjimin nazist dhe hapi një front të ri në Evropë që përshpejtoi çlirimin e kontinentit nga forcat aleate. [3] [4]


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://kohajone.com/si-sot-80-vjet-me-pare-filloi-zbarkimi-i-madh-i-normandise-kunder-trupave-te-hitlerit/
  2. ^ https://gazetadita.al/perkujtimi-i-dites-d-mbledh-udheheqesit-boterore-dhe-veteranet-e-luftes-ne-normandi/
  3. ^ https://abcnews.al/veteranet-e-zbarkimit-ne-normandi-tregojne-historite-e-tyre/
  4. ^ https://telegrafi.com/zbarkimi-ne-normandi-pas-74-viteve-publikohen-per-te-imazhet-ngjyra-te-trupave-aleate-ne-france-foto/