Jump to content

Zef Deda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zef Deda
Lindi(1950-07-27)korrik 27, 1950
Shkodër, Shqipëri
Vdiq(2023-11-24)nëntor 24, 2023
Tiranë, Shqipëri
Shkaku i vdekjesSëmundje e rëndë
KombësiaShqiptar
Vite aktiviteti1990-2023
Njohur përCharlie Chaplin i Shqipërisë
Bashkëshorti/jaRozi Deda
FëmijëJulian Deda
Marjan Deda

Zef Deda ishte një comedian i lindur ne Shqipëri, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe vdiq më 24 nëntor 2023 në Tiranë. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", etj.

U nda nga jeta më 24 nëntor 2023.

  • Kunati i shokut Xhemal,
  • Kola i dritave,
  • Charlie Chaplin (imitim) ,
  • Kushëriri nga Amerika,
  • Altini (altufi) Dhjetra emisjone për fëmijë,
  • Në filmin "gjurmë në kaltërsi" 1981, etj.

Lidhje të Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]