Çarli Çaplin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Çarli Çaplin
NationalityBritania

Çarli Spencer Çaplin (anglisht: Sir Charles Spencer Chaplin; 16 Prill 1889 Londër, Britani – 25 Dhjetor 1977 Vevey, Zvicër) K.B.E. ishte një regjisor, aktor dhe komedian anglez. Influencoi botërisht Kinemanë me stilin e tij komik dhe tragjik, me filma si Cirku, Dritat e qytetit, Diktatori i madh, Çapkëni e të tjerë të realizuar gjatë periudhës së filmave të heshtur. Ai ndriçon më shumë në vitet filmave pa zë pasi arrin të shfaq me rolin e tij si Vagabondi, një mjeshtëri që në atë kohë mund të krahasohet me Baster Kiton dhe Harold Llojd. Çarli përmendet nga regjizorë të tjerë si Ingmar Bergman dhe Federico Fellini, që e mbajnë Çarli-n si inspirimin e tyre në botën e kinematografisë.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Est Lans në Walworth, 16 prill 1889, katër ditë pas Adolf Hitler, Çarli është djali i Charles Chaplin dhe Hannah Hill (e njohur prej një pjese që është Lili Harley), të dy artistë të Music-Hall. Kur Çarli mbushi një vjetorin babai i tij me prejardhje franceze shkon në Amerikë për të realizuar filma. Çaplin ka disa vëllezër, më i vjetri është Sydney Chaplin, lindur 1885, Sydney Hawkes, e më i riu Wheeler Dryden, lindur 1892, Léo Dryden. Kur babai i Çaplin vjen prej Amerikës , Çarli, vetëm tre vjeç ik prej familjes. Hannah është e sëmurë e shkon në spitalin psikiatrik gjatë muajit qershor 1894. Çarli edhe vëllezërit e tij jetojnë me fëmijët jetimë në Hanwell.

Teatri dhe fama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çarli që kur ishte i vogël kishte parë nënën e tij duke performuar në Skenë. Kjo e shtynte atë të mos kishte frikë përpara publikut. Pasi nëna e tij u sëmur, Çarli iu kushtua teatrit. Në filmin Chaplin detajohet kjo pjesë e jetës së tij në mënyrë elegante. Gjatë viteve 1906-1907 Çarli punon në Cirkun e Kejsit me kompaninë e Fred Karno i cili e paguante 3 sterlina në javë. Luante rolin e një të dehuri pa sedër, rol i cili nuk kishte asnjë fjalë. Kështu Çarli mëson mjeshtërinë e aktrimit pa zë dhe mimikës. Cirku i Fred Karno vizituan dhe Amerikën për të performuar gjatë vitit 1909, dhe pati sukses me ndihmën e Djaloshit të ri, Çarli-t. Mack Sennett një regjozor filmash pa zë i kompanisë Keystone, në vitin 1913, zbuloi talentin e Çarli-t dhe e ftoi në Amerikë të punonte si aktor filmash, si shpërblim 175 dollarë në javë. Një shumë marramendëse për kohën.

Nga performues cirku në yll Hollivudi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çarli në vitin 1914 realizoi filmin e tij të parë të quajtur Gazetari Vagabond (Making a Living) në të cilin akoma nuk ishte veshur me rrobat e Vagabondit. Do të ishte në dy filmat e tij të rradhës që u realizuan respektivisht më 7 dhe 9 shkurt të vitit 1914. Ato ishin Vagabondi i besdishëm (Kid Auto Races at Venice) dhe Vagabondi në hotel (Mabel's Strange Predicament). Në këto dy filma ai i shfaq botës Vagabondin që do të njihet në mbarë botën gjatë dekadave në vijim. Ky rol do të formohet plohtësisht si Vagabondi që njohim sot, vetëm pas filmit Vagabondi (The Vagabond) realizuar në vitin 1915. Dhe kështu, Çaplin, fillon t'i ngjitet famës në një periudhë jo më të gjatë se 5 vitesh, ndodhet në majën e listës së yjeve. Përpara Çarli-t, një komik tjetër kishte shpikur rolin e Vagabondit, ishte Lew Bloom, një frymëzim për shumë aktorë të tjerë të kohës, po ashtu edhe për Çarli-n. Nga gjithë "Vagabondat" e tjerë të asaj kohe, ai i Çaplin, ishte i vetmi. Me Keystone Çarli xhiroi plot 35 filma pa zë me metrazh të shkurtër, në një periudhë të ngushtuar. Mjeshtëria e mimikës dhe pantomimës e lejuan atë të ishte në kontroll të plotë gjatë filmimeve. Ai lëvizte fytyrën dhe tregonte emocione me një shkathtësi të pabesueshme.

Popullaritet i pakontrollueshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në djetor të vitit 1915, Çarli fillon të punojë me një kompani tjetër, Essanay, me të cilën xhiron dhe 14 filma të tjerë pa zë. Paga që i ofruan ishte plot 1250 dollarë në javë. Audiencat shumë e më shumë flluan ta adhuronin Çarli-n për rolin e tij human dhe njerëzor. Vagabondi ishte diçka e re dhe shumë njerëzore në thelb.

Çarli në vitin 1916, ishte aktori më i kërkuar dhe i pasur në botë, i paguar 600.000 dollarë në vit. Një shifër kjo, në atë kohë, e paparë asnjëherë nga asnjë artist. Fillon të punojë me një kompani të re Mutual Film, me të cilën, gjatë periudhës 1916-1917 realizon 12 filma. Periudhë kjo shumë e gëzuar në karrierën e tij. Bie në dashuri me aktoren Edna Purviance, e cila do luaj role kryesore në filmat e mëtejshëm të Çaplin. Gjatë periudhës 1916-1923 ajo shfaqet si interpretuese kryesore në plot 35 filma të Çaplin.

Çaplin, akoma pa mbushur 30 vjeç, në një fashë kohore prej 5 vitesh, bënte pjesë, dhe ishte regjizor i plot 100 filmave të heshtur me metrazh të shkurtër. Në vitin 1918, Çarli firmos kontratën me një kompani tjetër First National, me të cilën punon dhe realizon 10 filma të tjerë deri në vitin 1923. Arritje tjetër e pabesueshme me këtë kompani ai fiton plot 1 milionë dollarë, e pa dëgjuar në atë kohë nga asnjë akor.

Krijimi i kompanisë United Artists[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1919, Çaplin me kolegë të tjerë (Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe David Wark Griffith) krijuan kompaninë United Artists Corporation, e cila do ta lejojë Çaplin që të ketë liri të plotë në procesin e krijimit të filmave të tij të ardhshëm.

Çarli në prapaskenat e Çapkëni

Sukses Global[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çapkëni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi të cilin e shënon Çaplin përjetësisht, si një yll botëror. Pas shumë punimeve dhe pengesave me filmimet Çapkëni shfaqet në kinema në vitin 1921.

Gjatë periudhës 1923-1952, Çaplin punonte pa ndalim nën kompaninë United Artists, duke prodhuar me ta 8 filma në të njëjtën periudhë. Filmi i parë qe Një grua nga Parisi, filmi i parë në të cilin nuk shfaqet si interpretues. Do të prehet një skenë e vogël në të cilën ai do marri pjesë më mbrapa. Edhe pse ky film, në atë kohë, mori kritika të përziera, nuk ishte asgjë përpara filmave që ai do bënte më tej. Filma të cilët do ta ngulisnin përgjithmonë e më shumë në rrënjët e kinematografisë.

Vrulli i arit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrulli i arit i cilësuar nga shumë si filmi më i mirë i tij, së bashku me Cirku, me të cilin pati vështirësi në produksion, ngaqë po mbyllte divorcin me gruan e tij në atë kohë Lita Grey, të martuar në 1924. Me shpikjen e zërit në film në vitin 1927, Çaplin gjendet i ngecur, ngaqë kishte menduar se karakteri i tij i famshëm funksiononte vetëm me filmat e heshtur. Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi ta interpretonte Vagabondi-n, saqë në vitin 1929, fitoi çmimin e parë Oscar. I pari në botë me këtë çmim, pasi ishte ceremonia e parë e hapjes së Oscar.

Dritat e qytetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skenë nga Dritat e qytetit.

Nga viti 1929 zëri ishte bërë një element i madh në film. Pothuajse të gjithë regjizorët e epokës po përdornin zë në filmat e tyre. Vëllai i Çarli-t, Sydney, i propozonte që ta bënte tashmë kalimin nga filmi pa zë tek ai me zë, por Çarli kishte besim tek ajo që i dha suksesin që në fillim, pantomima. Çarli, në 1931, xhiron dhe përpunon filmin Dritat e qytetit, i cili ishte një film pa zë, dhe i kompozuar me muzikë të sinkronizuar, hera e parë që bëhet kjo nga Çaplin.

Hasi mjaft vështirësi gjatë xhirimeve të filmit, pasi karakteri i vajzës luleshitëse të verbër, luajtur nga 22 vjeçarja Virginia Cherrill, ishte një aktore e re dhe duhej një skenë e besueshme mes saj dhe takimit të parë me Vagabondin. Skena është shënuar si skena më e përsëritur e çdo filmi në historinë e kinemasë, me plot 342 prova.

Albert Ajnshtajn e shikoi bashkë me Çarli-n filmin në premierën e mbajtur në Amerikë. Gjatë fundit, të gjithë spektatorët duartrokitën. Çarli i pëshpërit Ajnshtajn-it në vesh;

A shikon, duartrokasin për mua se më kuptojnë të gjithë: Duartrokasin për ty sepse nuk të kupton askush.[1]

Kohë moderne[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Do të realizojë edhe një film tjetër në vitin 1936 me titullin Kohë moderne, i cili është filmi i fundit që shfaq kryesisht karakterin e Vagabondit. Çaplin dashurohet me Paulette Goddard, e cila merr pjesë në filmat e Çaplin, deri në ndarjen e tyre në 1942. Çaplin e përshkruan karakterin e Vagabondit;

Nuk mund të fliste, nuk e dija se çfarë zëri do të kishte. Si do ia dilte të formonte një fjali? Për këtë arsye, Vagabondi u desh të ikte.[2]

Diktatori i madh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fama botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filma me metrazh të gjatë
Viti Filmi Roli në film Si aktor Shënime
1921 Çapkëni Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Vagabondi
1923 Një grua nga Parisi Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Rol i vogël
1925 Vrulli i arit Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Prospektori i Vetëm, Vagabondi
1928 Cirku Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Vagabondi
1931 Dritat e qytetit Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Vagabondi
1936 Kohë moderne Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Punëtor fabrike, Vagabondi
1940 Diktatori i madh Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Berberi/Adenoid Hynkel, Vagabondi
1947 Zoti Verdoux Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Zoti Henri Verdoux
1952 Dritat e skenës Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Calvero
1957 Një mbret në New York Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Producent Mbreti Shahdov
1967 Kontesha e Hong Kongut Regjizor, Kompozitor, Shkrimtar, Një shërbëtor i vjetër

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Patrick Robertson, Cinema e cineasti, in I record del cinema. Enciclopedia dei fatti, delle curiosità e dei primati del cinema mondiale, dall'epoca del muto ad oggi, Gremese Editore, 2004, p. 236
  2. ^ Charlie Chaplin, Opinionet e një Vagabondi (Opinioni di un vagabondo), nga Kevin Hayes, minimum fax, 2007, pag. 206.