Diktatori i madh (1940 film)
Diktatori i madh është një film nga Çarli Çaplin i realizuar në vitin 1940. Ky film për Çarli-n ishte në përgjigje të luftës. Filmi më i argumentuar i Çarli-t, tregon historinë e një çifuti, i cili rizgjohet në botën e diktatorit Adenoid Hynkel (pseudonim për Adolf Hitler), ku çifutët po përdjekeshin nga ushtria e Hynkel. Çarli ka rolin e çifutit edhe të Hynkel. Gjithashtu ky film është filmi i fundit në të cilin Çaplin luan rolin e Vagabondit, një lamtumirë speciale, percjellë nga një fjalim mallështor në fund të filmit nga Vagabondi, titulluar si "Fjalimi për njerëzimin" ngjall shumë emocione.