Academy Award
Academy Award | |
---|---|
![]() An Academy Award statuette | |
Jepet për | Përsosmëri në arritjet e kinematografisë |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Prezantuar nga | Academy of Motion Picture Arts and Sciences |
Çmimi i parë | 16 maj, 1929 |
Uebfaqja | Oscars.org |
Academy Award (sqt. Akademi Avard) edhe Oskar/Oscar (origj. Academy Award of Merit) është një çmim nga organizata e filmografisë amerikane Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS)[1] për përsosurinë profesionale në industinë e filmit, duke përfshirë këtu regjizorët, aktorët, dhe shkrimtarët. Ceremonia zyrtare në të cilën bëhet ndarja e çmimeve është një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve më të shquar në botë, dhe jepet drejtpërdrejt në televizion në më shumë se 200 vende çdo vit. Ajo është gjithashtu në ceremonia më e vjetër e ndarjes së çmimeve në media, ekuivalentet e saj, Grammy Awards (për muzik), Emmy Awards (për televizion), dhe Tony Awards (për teatër) janë modeluar mbas Academy Award.
AMPAS fillimisht u konceptua nga studio Metro-Goldwyn-Mayer, me udhëheqës Louis B. Mayer, si një organizatë profesionale nderi për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit në industrinë e filmit. Oscari u nis më vonë nga Akademia si një çmim i "meritës për arritje të veçantë" në industrinë e filmit.[2]
Ceremonia e parë e Academy Award u mbajt në 16 maj, 1929, në Hotel Roosevelt në Hollywood, për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927/1928.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ritualin e ndarjes së çmimeve në vitin 1929, për një orë, e ka dhënë transmetimi në radio. Kurse, transmetimet televizive të kësaj ngjarje të madhe kanë filluar në vitin 1953. Ndahen edhe çmime për kategori të tjera si, realizimi më i mirë teknik; kinematografi më e mirë; për grimin, disenjin e kostumeve, zërin, efektet pamore; çmime nderi të karrierës etj.
Filmat më të sukseshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kohë të gjatë ishte filmi Ben Hur (1960) për nga numri i kategorive të fituara filmi më i sukseshëm në historinë e Oskarit. Ai fitoi në 11 kategori. Deri sa në vitin 1998 filmi Titanic gjithashtu fitoi në 11 Kategori. Vetëm 6 vjet më vonë filmi The Lord of the Rings: The Return of the King fitoi gjithashtu 11 Oskar. Ky film është edhe filmi i vetëm i cili i ka fituar të gjitha kategoritë për të cilat është emëruar.
Kategoritë Filmi më i mirë, Regjia më e mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, si dhe Skenari më i mirë vlejnë si kategoritë më të rëndësishme.
Pamja, madhësia, pesha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sa i përket statujës “Oskar”, e cila në fakt është shpërblimi i marrë, ende nuk dihet se nga i ka ardhur ky emër. Megjithatë, figura në formën e njeriut është shumë e vlefshme: përbëhet nga ari dhe bronzi; është e gjatë 34.3 centimetra dhe peshon 3.9 kilogramë. Është krijuar nga skulptori amerikan Xhorxh Stenlli.
Vendi i shpërblimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në rrjedhjen viteve Spektakli i Oskar u mbajt në vende të ndryshme:
- The Blossom Room në Hollywood Roosevelt Hotel (1929)
- The Cocoanut Grove në Ambassador Hotel (1930, 1940, 1943)
- The Fiesta Room në Ambassador Hotel (1930, 1932, 1934)
- The Sala D’Oro në Biltmore Hotel (1931)
- The Biltmore Bowl në Biltmore Hotel (1935–1939, 1941, 1942)
- Grauman’s Chinese Theatre (1944–1946)
- The Shrine Civic Auditorium (1947, 1948, 1988, 1989, 1991, 1995, 1997, 1998, 2000, 2001)
- The Academy Award Theater (1949)
- The RKO Pantages Theatre (1950–1952, 1958–1960)
- The Santa Monica Civic Auditorium (1961–1968)
- The Dorothy Chandler Pavilion (1969–1987, 1990, 1992–1994, 1996, 1999)
- The Kodak Theatre (prej vitit 2002)
Prej vitit 1953 deri në vitin 1957 Oskar u mbajt në New York e jo në Los Angeles:
- NBC International Theatre (1953)
- NBC Center Theatre (1954)
- NBC Century Theatre (1956, 1957)
Kategoriat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpërblimet rregullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Academy Awards (Oscars) jepën çdo vit në kategoritë e mëposhtme:
Kategoria | Emërtimi origjinal | Jepët që |
---|---|---|
Flimi më i miri | Motion Picture of the Year | 1929 |
Aktori kryesor | Actor in a Leading Role | 1929 |
Aktorja kryesore | Actress in a Leading Role | 1929 |
Regji | Directing | 1929 |
Pajisje | Art Direction | 1929 |
Kamera | Cinematography | 1929 |
Skripti i adaptuar | Writing, Screenplay Based on Material Previously Published | 1929 |
Skripti origjinal | Writing, Screenplay Written Directly for the Screen | 1929 |
Mix i tingullve | Sound Mixing | 1930 |
shkurtfilm - Animuar | Short Film - Animated | 1932 |
shkurtfilm - Live Action | Short Film - Live Action | 1932 |
Prerja | Film Editing | 1935 |
Muzika - Kënga origjinale | Music - Original Song | 1935 |
Muzika - Original Score | Music - Original Score | 1935 |
Muzika - Film muzikore origjinale | Music - Original Musical | ???? |
Aktori dytësor | Actor in a Supporting Role | 1937 |
Aktorja dytësore | Actress in a Supporting Role | 1937 |
Efekta vizuale | Visual Effects | 1940 |
Filmi dokumentar - gjatë | Documentary, Features | 1942 |
Filmi dokumentar - shkurt | Documentary, Short Subject | 1944 |
Film të huaj | Foreign Language Film of the Year | 1947 |
Projektues i kostumeve | Costume Design | 1949 |
Prerja tingullit | Sound Editing | 1964 |
MakeUp | Makeup | 1982 |
Film Animuar | Animated Feature Film of the Year | 2002 |
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "About the Academy Awards" (në anglisht). Academy of Motion Picture Arts and Sciences. Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 prill 2007. Marrë më prill 13, 2007.
- ^ Essex, Andrew (14 maj 1999). "The Birth of Oscar" (në anglisht). Entertainment Weekly. Marrë më mars 2, 2011.
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- The Official Web Site of the Academy of Motion Picture Arts and Sciences
- The Official Web Site of the Academy Awards
Sipas viteve | Shekulli XIX |
1888 · 1889
| ||
---|---|---|---|---|
Vitet 1900 | 1900 · 1901 · 1902 · 1903 · 1904 · 1905 · 1906 · 1907 · 1908 · 1909 | |||
Vitet 1910 | 1910 · 1911 · 1912 · 1913 · 1914 · 1915 · 1916 · 1917 · 1918 · 1919 | |||
Vitet 1920 | 1920 · 1921 · 1922 · 1923 · 1924 · 1925 · 1926 · 1927 · 1928 · 1929 | |||
Vitet 1930 | 1930 · 1931 · 1932 · 1933 · 1934 · 1935 · 1936 · 1937 · 1938 · 1939 | |||
Vitet 1940 | 1940 · 1941 · 1942 · 1943 · 1944 · 1945 · 1946 · 1947 · 1948 · 1949 | |||
Vitet 1950 | 1950 · 1951 · 1952 · 1953 · 1954 · 1955 · 1956 · 1957 · 1958 · 1959 | |||
Vitet 1960 | 1960 · 1961 · 1962 · 1963 · 1964 · 1965 · 1966 · 1967 · 1968 · 1969 | |||
Vitet 1970 | 1970 · 1971 · 1972 · 1973 · 1974 · 1975 · 1976 · 1977 · 1978 · 1979 | |||
Vitet 1980 | 1980 · 1981 · 1982 · 1983 · 1984 · 1985 · 1986 · 1987 · 1988 · 1989 | |||
Vitet 1990 | 1990 · 1991 · 1992 · 1993 · 1994 · 1995 · 1996 · 1997 · 1998 · 1999 | |||
Vitet 2000 | 2000 · 2001 · 2002 · 2003 · 2004 · 2005 · 2006 · 2007 · 2008 · 2009 | |||
Vitet 2010 | 2010 · 2011 · 2012 · 2013 · 2014 | |||
Sipas shkronjave | Sipas shteteve | |||
Sipas temës | Çmime |