Zekeria Cana
Zekeria Cana (Gjakovë, 15 mars 1934 - 10 janar 2009, ka qene historian dhe veprimtar i shquar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vite si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”. Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në Degën e Historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj. Më 1959 u largua nga Lidhja Komuniste e Jugoslavisë (LKJ) për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Sërbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës me titull: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”.
Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve Shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u muar edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë.
Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shih bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgaditor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar.
Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohën, studimet e Dr. Canës, kanë mbështetje të gjërë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim.
Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.
Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftra për çlirimin kombëtar shqiptar.
Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellin një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth shumë çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912.
Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor.
Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin social, kombëtar, politik, humanitar etj., nga të cilat mund të veçohen:
- Inicues për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ) dhe sekretari I parë i KMDLNJ-së
- Bëri publike në suaza ndërkombëtare rastet e helmimit të fëmijëve dhe rinisë nga regjimi i Serbisë në vitin 1990
- Inciator I hapjes së arkivoleve të pllombuara të ushtarëve shqiptarë, të deklaruara si vetë-vrasje në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë, foto të cilat janë publikuar edhe në Këshillin e Lartë të OKB për të Drejtat e njeriut në Gjenevë
- Anëtar I keshillit inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës
- Arkitet I nismës së rinisë studentore për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë prijësit të Lëvizjes, Prof.Anton Çettës.
- Bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë
- “Kumbara” i tranzicionit paqësor politik në Shqiperi në vitin 1990
- Zbuloj lokacionin e varrezave massive të viktimavë të Masakrës së Tivarit
- Organizator I varrimit të Familjes Jashari në Prekaz, në vitin 1998
Sipas fjalëve të Akademik Pajazit Nushit, Profesor Zekeria Cana në dy dekadat e fundit të shekkulit XX, qe bërë symbol I rezistencës ndaj dhunës, përndjekjeve, tmerreve dhe vrasjeve shqiptare.
Veprimtaria botuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]A. Vepra të veçanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908-1912, Prishtinë, Rilindja 1979, f. 316
2. Shpalime historike, Prishtinë, Rilindja, 1983, f. 411
3. Dimitrije Tucoviqi – Koha dhe vepra, Prishtinë, Rilindja, 1983, f. 331
4. Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914, Prishtinë, Instituti Albanologjik 1986, f. 376
5. Populli shqiptar në kapërcyell të shek. XX, Prishtinë, Instituti albanologjik, 1990, f. 365
6. Kori i burrave, Gjakovë 1995, f. 52
7. Familja Cana, Gjakovë 1996, f. 76
8. Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, Instituti albanologjik 1996, f. 400
9. Shpalime historike, Pjesa e dytë, Libri shkollor 1998, f. 659
10. Ditari i luftës, Prishtinë, Zëri 1999, f. 327
11. Ditari i robërisë I, II, Prishtinë, Rozafa 2000, f. 311 dhe f. 304
12. Apeli 215 i Intelektualëve shqiptarë, Prishtinë, Rilindja 2001, f. 384
13. Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913, Prishtinë, Instituti Albanologjik 2006, f. 557
14. Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe, Prishtinë, Instituti Albanologjik 2008, f. 617
B. Artikuj dhe studime ndër vite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1963
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1.Vështrim mbi dokumentet shqipe të periodës 1910-1944, Përparimi,1-2/1963,85-93
1964
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2. Kontributi shkencor i Lovro Mihaçeviqit, Përparimi,7-8/1964,498-50
1965
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]3. Të dhana mbi dokumentet historike të periodës 1941-1944, Përparimi,3-4/1965, 253-265
4. Fondet arkivale të periodës 1941-1944, Buletini i Arkivit Shtetnor Krahinor I-1965, 53-88
1966
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]5. Shtrembënimet terminologjike në tekstet e historisë, Përparimi 6/1966,513-530
6. Metohija para gjashtë shekujsh, Zani i Rinisë, 17-18,19,20,23/1966
7. Era dhe epoka, Rilindja, 4.IX.1966
8. Paga dhe meditja, Rilindja, 11.IX.1966
9. Ç’thurrja e rendit shoqnor, Rilindja, 18.IX.l966
10. Shuemja e shtetit, Rilindja, 25.IX.1966
11. Themelues i idesë socialiste (Me rastin e 120-vjetorit të lindjes së Svetozar Markoviqit), Rilindja, 6.XI.1966
1967
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]12. Shqiptarët e Sremit, Zani i Rinisë, 3,4,5,6,7/1967
13. Plaku i Maleve – Bajram Curri, Zani i Rinisë, 12, 13, 14-15,16,17,18/1967
14. Shqiptarët e Spanjës – Asim Vokshi, Zani i Rinisë,23,24/1967
1968
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]15. Krijimtaria shkencore e albanologut Millan Shuflaj, në: “Millan Shuflaj, Serbët dhe shqiptarët”, Prishtinë, Rilindja 1968, 1-19
16. Millan Shuflaj lavrues i historisë shqiptare, Rilindja, 18-21.IV.1968
1969
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]17. Reaksioni xhonturk kundër shkollës dhe gjuhës shqipe në pragun e kryengritjes së Kosovës më 1910, Gjurmime albanologjike 1/1969, 129-137
18. Krijimtaria e albanologut Millan Shufflay. “Millan Shufflay, Serbët dhe shqiptarët”, Prishtinë, Rilindja, 1969, 7-19
1971
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]19. Rregullorja e çetave të komitetit të fshehtë të manastirit, Gjurmime alabanologjike – Seria e shkencave historike I-1971, 273-295
1975
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]20. Lëvizja kombëtare shqiptare në shtypin e Socialdemokracisë serbe, Rilindja, 12-24.VI. 1975; Përparimi, 3/1976, 281-302
21. Politika e Qeverisë Serbe ndaj Lëvizjesare Shqiptare 1908-1912, GJA-SSHH, IV-V (1974-1975) 71-116; Studime historike 3/1979, 71-120
22. Shtypi i Socialdemokracisë Serbe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të viteve 1908-1912, Rilindja, 12-24.VI.1975; Përparimi 3/1976, 281-302
1976
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]23. Politika e Qeverisë Serbe ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1908-1912, GJA-SSHH VI-1976, 71-116; Studime historike 3/1979, 71-120
1977
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]24. Kosta Novakoviq për Shqipërinë dhe invadimin nga Serbia, Përparimi, 1/1977,82-110
25. Lëvizja kombëtare shqiptare në Vilajetin e Kosovës 1908-1912, Rilindja, 5.IIII-23.IV.1977
1979
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]26. Misioni politik i Ballugxhiqit në Shqipëri më 1913, Përparimi 1/1979, 96-110
27. Lidhja e Prizrenit sipas Dimitrije Tucoviqit, Konferenca kombëtare e studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, I, Tiranë 1979, 358-362
28. Shkencëtar i çliruar nga çfarëdo paragjykimi (Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së albanologut të madh e balkanologut të shquar Millan Shuflaj), Rilindja, 28, 2930.XI.1979; Përparimi 6/1979, 903-914
29. Dimitrije Tucoviqi – me rastin e përvjetorit të rënies, Rilindja, 7.XI.1979
30. Lëvizje masash të gjëra popullore, Fjala, 1.XII.1979
1980
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]31. Portreti historik i Bajram Currit më 1912, Fjala, 15.VI.1980
1981
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]32. Militant i internacionalizmit proletar. Në 100-vjetorin e lindjes së Dimitrije Tucoviqit, Rilindja, 22.X.-8.XI.1981
33. Dimitrije Tucoviqi, GJA-SSHH, XI-1981,7-45
1982
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]34. Bajram Curri figurë e ndritshme e lëvizjes kombëtare e demokratike, Rilindja, 8.V.1982; Dituria 3/1982, 47-56
35. Relacionet e Bajram Currit me qeverinë serbe më 1912. Bajram Curri (Trajtesa e dokumente), Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1982, 52-58
36. Djalëria e Dimitrije Tucoviqit, Dituria, 1-2/1982, 26-38
37. Relacione të Bajram Currit me qeverinë serbe më 1912, Bajram Curr, Tiranë l982, 52-58
38. Tucoviceva ocena albanskog pokreta 1908-1912. Dimitrije Tucovic i radnicki pokret Srbije, Titovo Uzice 1982,547-555
1983
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]39. Tucoviqi si publicist dhe orator, Fjala, 11-15.II.1983
40. Polemika e Tucoviqit me skribomanët borgjezë, Fjala, 1.IV.1983
41. Luftë e përbashkët e popujve të shtypur, Rilindja, 2.VIII.1983
42. Hasan Prishtin - udhëheqës i shquar i lëvizjes kombëtare e demokratike, Rilindja, 13.VIII.1983
43. Aventura pushtuese e borgjezisë serbe, Bota e re, 15.XII.1983
1984
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]44. Albanski nacionalni preporod. Albanci, Ljubljana, Cankarjeva zalozba 1984,57-82
1985
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]45. Qëndrimi i Socialdemokracisë Serbe ndaj çështjes së pavarësisë kombëtare shqiptare, GJA, SSHH, 15-1985,219-242
46. Patriot i shquar dhe demokrat revolucionar, Bota e re, 15.III.1985
1986
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]47. Popovicevo vidjenje albasnkog pitanja. Dusan Popovic i radnicki pokret Srbije, Beograd 1986, 125-130
48. Strehimi i kryengritësve shqiptarë në Malin e Zi (1910-1911), Koha (Titograd), 2/1986,201-215
49. Isa Boletini kryetrim i kryengritjeve të mëdha, Bota e re, 15.I.1986
1988
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]50. Faktografia në romanin historik. Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 13/1988, 253-259
51. Kruno Kërstiq – Zekeria Cana, Arbëneshet e Zarës, Bota e Re, 15.II, 1.III.,15.III, 1.IV, 15.IV/1988
52. Zekeria Cana – Ymer Jaka, Letërkëbimi i Millan Shuflajt rreth studimeve shqiptare, Përparimi 1/1988, 65-90
1989
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]49. Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Drita (Ferizaj), 7-9/1989
1991
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]50. Dr Milan Sufflay, Srbi i Arbanasi (njihova simbioza u srednjem vijeku), Zagreb 1991. Pogovor,110-115
51. Lidhja e Dytë e Prizrenit, Zëri, 28.XI, 7,14,21,28.XII.1991, 11,13,15.I.1992
1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]52. Politika pushtuese e Serbisë ndaj Shqipërisë (1912-1914), Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike, 22-1992, 99-108; Illyria, 12.XII.1992
53. Mbledhja e Mukjes, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Konferenca e Bujanit dhe çështja e bashkimit kombëtar, Studime historikike 1-4/1992, 94-104
1993
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]54. Vepra shkencore e profesor Aleks Buda, GJA-SSHH, 23-1993, 7-16
1994
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]55. Tre nëntorët, Fjala, 25.VI.1994
56. Një shtyllë e pamposhtur e Lëvizjes kombëtare, Ullyria, 24-30.XII.1994
57. Kthimi i shqiptarëve me dhunë në fenë ortodokse, Dituria Islame, 63/1994, 64,65,66/1995
1995
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]58. Udhëkryqet e historisë shqiptare, Bujku, 5- 16.VI. 1995
59. Ata ishin martirë të kombit, Bujku, 6.III.1995; Yllyria, 6-8.VII.1995
60. Planet e Serbisë për ndezjen e luftës vëllavrasëse ndërmjet shqiptarëve dhe për zhdukjen e udhëheqësve të tyre, Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, ASHAK, Prishtinë 1995, 59-72
1996
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]61. Kosova and independent Albanian state. The Kosova issue - a historik and current problem, Tirana 1996, 87-89
62. Vendi dhe roli i Isa Boletinit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Tribuna (Prishtinë) 1/1996, 94-99; Ora, 38/1996, 9-11
63. Gjenocidi i Malit të Zi mbi shqiptarët më 1912-1913, Bujku, 9- 22.IV.1996
64. Masakra e Jabllanicës më 1921, Bujku, 13.VII.1996
1997
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]65. Kudo gjurmë të gjenocidit serb mbi shqiptarët, Bujku, 14.VI.1997
66. Histori ende e pashkruar, Bujku, 12.VII.1997
67. Ploja e shfarosjes në Prapashticë dhe Keqekollë më 1912, Bujku, 26.VII.1997
68. Hakmarrja e përgjakshme te tebanat e Isniqit më 1921, Bujku, 2.VIII.1997
69. Në Prizren u hodhën themelet e shtetit shqiptar. Në 119 – vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Bujku, 10.VI.1997
70. Aspekte të bashkimit kombëtar. Kombi. Rrugët e bashkimit kombëtar, Elbasan, Onufri 1997, 477-491
2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]71. Rrënimi i autonomies së Kosovës më 1989, Kosova sot, 11.- 26IX- 2000
2001
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]72. Rilindja Kombëtare mund të quhet e përmbyllur vetëm me Nentorin e tretë – Nëntorin e bashkimit të plotë kombëtar, Bota sot, 27,28.XI. 2001
73. Cila është porosia e Skënderbeut në ndërrimin e moteve, 30,31.XII. 2001, 1,2.I.2002
2002
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]74. Roli i Malit të Zi në kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Shkodra në shekuj I, Shkodër 2002, 201-204
75. Haxhi Zeka strumbullar dhe promotor i dy lidhjeve shqiptare. Në 100 – vjetorin e vrasjes. Bota sot, 20,21,22.II.2002
76. Kanuni i Lekë Dukagjinit vepër monumentale e të drejtës zakonore shqiptare, Bota sot, 15.VII.2002
77. Letërkëmbimi i Shuflajt me Lumo Skendon, Bota sot, 2.XII.2002
2003
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]78. Martir i fetarisë dhe atdhetarisë. Në 90-vjetorin e vrasjes së Luigj Palajt. Bota sot, 7.III.2003
79. Porositë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për çështjen kombëtare, Bota sot, 10,11,12.VI.2003. Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për çështjen kombëtare, Dielli, prill- qershor 2003
80. Historia nuk shkruhet me kallëzime odash, Bota sot, 28.VI.2003
81. Krimet malazeze në trojet shqiptare 1912-1913, Bota sot, 17-25.III.2003
82. Kryengritja antiserbe e vitit 1913, GJA, SSHH, 33-34, 2003-2004, 187-198
2005
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]83. Bajram Curri figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare, Bota sot, 15.VII. 2005
84. Roli i Dervish Himës në kongresin e Triestës dhe në kryengritjen antiserbe të shtatorit 1913, Bota sot, 31.VIII, 1.IX.2005
85. Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare, Bota sot, 19.XI-9.XII.2005
86. Gjergj Kastrioti Skënderbeu kolos i historisë shqiptare dhe evropiane, Illyria, 25.XI.2005, Bota sot, 28.XI.2005
87. Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913, Bota sot, 19-30.XI, 1-9.XII.2005
88. Forcat nacionaliste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1947, në: “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike 2”, Prizren 2005, 90-92
89. Pushtimi Serb i Shqipërisë së Veriut më 1912, në: “Seminari Ndërkombëtar Shkodra në shekuj”, Shkodër 2005, 129-136
90. Qëndrimi i Serbisë ndaj kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, GJA, SSHH ,35 –2005, 215-265
2006
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]91. Kryengritja e Mbishkodrës e vitit 1911 në dritën e burimeve malazeze, në: “Dedë Gjon Luli”, Illyricumi, Tuz 2006, 80-90
92. Dokumente për politikën e Serbisë kundrejt kryengritjes shqiptare të vitit 1912, Bota sot, 10.VIII-23.IX.2006
93. SHBA-të dhe pavarësia e Shqipërisë, Koha ditore, 2.XII.2006, Albanica 63/ 2006
2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]94. Për një rivlerësim të histories sonë, Albanica 64-64/2007
95. Qëndresa e Lumës kundër pushtimit serb më 1912, Albanica 75/2007
96. Mbi standarizimin e ngjarjeve dhe figurave tona historike, Koha ditore, 3.II.2007
2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]97. Historia të ulet në shtratin e realitetit, Albanica, 78/2008
98. Kryengritja e vitit 1912, Zëri, 12-19.I.2008
99. Ali Hadri përballë diferencimit ideolopolitik të intelektualëve shqiptarë, Zëri, 8.III.2008
100. Relacionet e Ismail Qemalit, Esat Toptanit dhe Prengë Bib Dodës më Serbinë, Zëri, 18-27.III. 2008
101. Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1910, Zëri 25.IV-7.V.2008
102. Trajtimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në historiografinë sovjetike, Zëri, 14.VI.2008
103. Lëvizja Kombëtare Shqiptare në kapërcyell të shek. XX sipas domumenteve serbe, Zëri, 22.VII-2.VIII.2008
104. Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për çështjen kombëtare, Prishtinë, Instituti i Historisë, 2008, 317-327
C. Vepra të përgatitura për shtyp
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Histori e pashkruar
2. Kosova dhe Shqipëria në udhëkryeqe
D. Kritika, recensione dhe polemika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1962
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. N.K.Krupskaja, Uspomene o Lenjinu, Përparimi, 11-12/1962,856-858
1965
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2. Fadil Hoxha, Kur pranvera vonohet, Përparimi, 11-12/1965,747-752
1966
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]3. Buletini i Arkivit shtetnor I-1965, Përparimi, 2/1966,175-180
4. Ivan Bozic, Dukadjinci u XV veku, Rilindja, 15.V.1966
5. Historija dhe gazetarija. Si e prezanton Lidhjen e Prizrenit Masar Kodra, Jehona, 3/1966, 51-66
1967
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]6. Ali Hadri, Pasqyrë e historisë së shqiptarëve, Prishtinë, Reparti i Entit të botimit të teksteve të Serbisë, 1967, Rilindja, 24,25.IX.1967
1968
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]7. I.G.Senkevic, Albanija v period Vostoçnogo krizisa, Moskva ,, Akademija nauk SSSr, Institut istoriii 1965, Gjurmime albanologjike 1/1968,268-271
8. Studime historike 1964-1965, Gjurmime albanologjike 1/1968,276-280
9. Godisnjak Pokrajinskog drzavnog arhiva I-1965, Gjurmime albanologjike 1/1968,283-285
10. Starine Kosova i Methohije I (1961), II-III (1964), Gjurmime albanologjike 1/1968,281-283
1969
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]11. Omer Nakicevic, Revolt i protestni mars stanovnika Kosova 1822.godine. Posebno izdanje Arhiva Kosova, Pristina 1969, Gjurmime albanologjike 2/1969,231-232;
12. Muin Çami, Lufta nacionalçlirimtare anti-imperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, Tiranë 1969, Gjurmime albanologjike 2/1969, 232-235; Monografi solide, Rilindja, 23.III.1970
13. Konferenca e dytë e studimeve albanologjike I, Gjurmime albanologjike 2/1969, 225-227
14. Zbornik dokumenata i podataka o NOB-u jugoslovenskih naroda, tom I, knj.19, Borbe na Kosovu 1941-1944, Vojnoistorijski institut, Beograd 1969, Gjurmime albanologjike 2/1969, 235-236
1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]15. Mosnjohje e metodologjisë historike, Rilindja, 12.II.1970
16.Konferenca e dytë e studimeve albanologjike II, Gjurmime albanologjike 1-2/1970,336-338
1971
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]17. Revistë pa fizionomi shkencore serioze. Vjetari II-III (1970), Rilindja, 28.VIII.1971
18. Panairi i dilentantizmit shkencor. Rreth reagimit të Redaksisë së Vjetarit të Arkivit të Kosovës, Rilindja, 9.X.1971
19. Për një kritikë objektive në veprimtarinë tonë shkencore, Rilindja, 6.XI.1971
1979
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]20. Problematikë komplekse e kapur në gjerësi dhe thellësi. Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, Tiranë 1979, Rilindja, 1.IX., 8.IX.1979
21. Kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912. Rreth punimit të Dr. Bogumil Hrabak mbi këtë temë, GJA, SSHH, IX-1979,287-316
1980
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]22. L’insurrection generale Albanaise de l’an 1912 (A propos d’un travail du Dr B.Hrabak sur ce sujet), Studia albanica 2/1980,191-208
1984
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]23.L’insurrection generale albanaise de l’an 1912, Recherches albanologiques 1-1984,169-198
1985
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]24. Shukri Rahimi – Z. Cana, Kritika bez naucnih osnova (Povodom napisa Dusana T.Batakovica), Knjizevna rec,Nr.254,10.IV.1985
25. Sh.Rahimi – Z.Cana,Rreth kritikës për librin “Albanci”, GJA,SSHH,15-1985,327-344
1988
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]26. Marrëdhëniet serbo – shqiptare 1912-1915. Rreth librit të Bogumil Hrabak: Arbanaski upadi i pobune na Kosovu i Makedoniji od kraja 1912. do kraja 1915.godine, GJ, SSHH, 1/1988, 278-300
1991
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]27. Ndërmjet pabesisë dhe tradhtisë kombëtare. Anëshkrime në intervistën e Bujar Hoxhës. Fjala 33,34,35,41/1991
1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]28. Kohë duhet të durosh dhe të punosh, Fjala 3/1992
1993
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]29. Përdhosje e historisë kombëtare. Anëshkrime në artikullin e Dr. Muhamet Pirrakut: pavarësit e vitit 1912 – pavarësi e Shqipërisë etnike, Bujku, 24,25.XII.1993; Rilindja, 29.XII.1993
1994
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]30. Një pamflet i padëgjuar dhe i paparë në letrat tona. Rreth polemikës “Apologjia –da-fe e Canës”, botuar në “Bujku” më 26 e 27 janar 1994
31. Martirët s’mund të quhen kriminelë. Rreth librit të dr. Hakif Bajramit: “Tragjedia e Tivarit”, botim privat, Prishtinë 1993, Bujku, 31.V.1994
32. Vulgarizim i shekncës deri në çoroditje. Rreth reagimit të dr. Hakif Bajramit: “Krimet nuk vjetrohen, as mund të heshten”, Bujku, 28.VI.1994
33. Ndërrim tezash të Dr. Hakif Bajramit. Lidhur me shkrimin e Hakif Bajramit “Mashtrime skandaloze” të botuar në “Bujku” më 12 korrik 1994
2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]34. Shpifje e shëmtuar. Përgjigje shkrimit të Shpëtim Golemit: “Historia nuk pranon shtrembërimet”, Koha ditore, 1.II.2000
2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]35. Vepër publicistike me interes, Zëri, 29.XII.2007
E. Shkrime historiko – publicistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Vorri i Gjeçovit, Rilindja, 3.VIII.1967
2. E kaluemja historike pa përmendore, Fjala, kallnor-shkurt 1968
3. Muzeu i Gjakovës, cili është ky? Rilindja, 12.III.1971
4. Kulti i traditës në mënyrën polake, Rilindja, 28-30.XI.1978
5. Në shtëpinë e Tucoviqit, Rilindja, 31.XII.1982- 1,2,I.1983
6. “Përpjekja’ e ditëve tona rinore, Zëri i Rinisë, 15.V.1985
7. Z.Cana- Ali Aliu, Masa që rrezikojnë qënien shpirtërore dhe fizike të shqiptarëve në Maqedoni, Mladina (Lubjanë), 24.II.1989
8. Obracun na Kosovu, Danas (Zagreb), 30.V.1989; Gjueti mesjetare kundër shtrigave, por shqiptarët do ta përballojnë edhe këtu furtunë, Zëri i popullit, 3.VI.1989
9. Ç’bëhet me vajzat e Tahir Mehajt, Kosovarja nr3, maj 1994
10. Gjallëron Babushi, Zëri, 14.V.1994
11. Vdiqen pa e parë Kosovën, Dielli, 28.XI.1994
12. Të vdesësh për të jetuar, Kosovarja 3/1995
13. Plaku i Kosovës, Zëri,11.XI.1995
14. Ngjarje që shënojnë një epokë. Aziz Abrashi- Burhan kavaja, Epopeja e minatorëve, Prishtinë 1966, 174-176
15. Edhe një vrasje mizore, Bujku, 11.VI.1996
16. Një ditë e shënuar përkujtimi, Bujku, 16.VII.1996
17. Zhvillimet në Serbi dhe pozicioni ynë, Bujku, 17.XII.1996; Rilindja, 22-28.XII.1996, Illyria, 4-6.I.1997
18. Në gjunj para Nënës Terezë, Koha ditore, 14.IX.1997
19. Takime malli e brengash, Bota sot, 22.X-8.XI.2003
20. Fletë ditari 1976-1989, Zëri, 19.I-28.II.2007
F. Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Rela Novakoviq – Jovan Neshiq, Historija për klasën e I të shkollave profesionale, Prishtinë 1965
2. Arsh- Senkeviç- Smirnova, Histori e shkurtë e Shqipnisë, Prishtinë 1967
3. Millan Shufflay, Historia e shqiptarëve të veriut
4. Zhivko Avramovski – Llazar Llakiq- Bogdan Smileviq. Historia. Tekst për vitin e III t’arsimit fillor të rriturve, Prishtinë 1968
5. Mirko Peroviq, Bazat e shkencës mbi shoqërinërinë dhe rregullimi shoqëror i Jugosllavisë, Prishtinë, 1969
6. Bogdan Smileviq – Gjorgje Knezheviq, Historia për klasën III gjimnaz – drejtimi i shkencave natyrore, Prishtinë 1974
7. Rela Novakoviq – Millutin Peroviq, Historia për klasën III të gjimnazit, Prishtinë 1976
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 56. ISBN 978-0-8108-7483-1. Marrë më 1 shkurt 2019.