Jump to content

Zenel Taragjini(Kadëna)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Zenel Tragjini{Kadëna}(1920-1998,veteran lufte) u lind në një familje të thjeshtë me tradita atdhetare, e arsimdashëse të lagjes Taragjin të fshatit Grabovë e poshtme,(sot fshati Valth i njësisë Lenie).Në një familje me 8 anëtarë,I ati Merko e ëma Kajame dhe me 2 vëllezër e 3 motra. Kaloi një fëmijëri të vështirë,vazhdoi shkollën fillore dhe e përfundoi me arritje të mira edhe pse ajo ndodhej larg shtëpisë,rreth një orë e gjysmë.

Zeneli në vitin 1938 shkoi në Itali në një Shkollë Ushtarake,por pas Prillit të vitit 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë zgjodhi ta ndërpriste shkollën. Në vitin 1940 merr detyrën si oficer në qyetin e Beratit. Zeneli bashkë me disa shokë të tij arratiset nga reparti si shenjë revolte ndaj fashizmit.Ushtria Italiane shkon të djegë shtëpinë e Zenelit por miqtë dhe familjarët nuk ua treguan.

Gjatë luftës nacional-çlirimtare Zeneli rreshtohet me forcat partizane në batalionin Verçë-Sulovë që nga viti 1943 deri në çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit për meritat që kishte patur në luftë e vendosin në komandën e Qarkut Elbasan nga viti 1945 deri në ’46-ën.

Po në vitin 1945 Zeneli martohet me Shefijen me të cilën patën 6 djem e një vajzë, Aliu,Bashkimi,Lirjani,Ylli,Pëllumbi,Fluturimi dhe Liria.

Më vonë në vitet 1947-1948 e emërojnë në regjimentin e ndjekjes, në vitin 1949 kalon në batalionin e kufirit me gardën nëntoger. Pas provokacioneve greke në 2 Gusht 1949 për guximin e treguar dhe punën e bërë u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Si rredhojë e kësaj pune gjithashtu qeveria Shqiptare e dërgon në shkollën e bashkuar të oficerëve  në 8 Shtator 1950-9 Korrik 1951.`

Në zonën e Gramshit në atë kohë vepronte banda e Hamit Matjanit dhe Tefik Koklës,të cilët vrisnin njerëz të pushtetit popullor të asaj kohe. Pas disa trazirave të shkaktuara nga kjo bandë në Teqenë e Dushkut, në bashkëpunim me dervishin e teqesë atë mbëmje u vranë Thoma Prifti(ish kryetar I komitetit ekzekutiv të Gramshit) dhe Laze Dolla (instruktor partie);gjithashtu në mënyrë (thuhet) aksidentale mbeti i vrarë edhe Tefik Kokla.

Shumë persona ranë pre e këtyre intrigave të ndërtuara në fakt ndoshta nga vetë pushteti popullor përtej historive të bandave, duke marrë parasysh gjithë informacionin që kemi tani për periudhën e errët të diktaturës.

Pre e atij sistemi u bë edhe Zeneli edhe pse dha shumë për shtetin në kohë luftrash përsi u akuzua (pa prova dhe pa ndonjë arsye të fortë bindëse) për bashkëpunim me bandën e Hamit Matjanit. Atij iu bënë shumë padrejtësi e para e lanë vetëm një vit në shkollën e bashkuar e pasi u rikthye në fshat e bënë kryetar lokaliteti në Sojnik në vitin 1952,më vonë shkarkohet dhe bëhet sekretar I teqesë së Dushkut dhe zgjidhet si këshilltar I kryegjyshatës. Gjithashtu ka qënë anëtar i punës së Shqipërisë por përjashtohet dhe nuk u provua kurrë se cili ishte shkaku.

Pjesën e mbetur të jetës e kaloi në fshat duke u marrë me bujqësi,në vitin 1998 u nda nga jeta ku u përcoll me nderime dhe respekt për në banesën e fundit nga qindra familjarë,shokë,miq,të afërm e bashkëfshatarë të veteranit Zenel Taragjinit

Libri i Mehmet A.Dume-Zenjel Kadana(Rrezatonte vetëm miresi)2016

Libri i Abedin Bici-Ndihmesa e njësisë Shënepremte(Lenie) para dhe gjatë epopesë së lavdishme të LANÇ-2019

https://sq.wikipedia.org/wiki/L%C3%ABvizja_Nacional-%C3%87lirimtare