Jump to content

Zeqi Agolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zeqi Agolli ka lindur në Tiranë më 23 mars 1923 dhe vdic më 17 Nentor 2018, në një familje me tradita patriotike. I ati i tij, Rexhep Agolli, ka mbështetur fuqishëm lëvizjen për pavarësinë e vendit. Shtëpia e Agollit ka qenë një nga bazat më të fuqishme të njësiteve guerile të Tiranës, të cilët luftonin okupatorin e vendit. Xhaxhai i tij, Vehbi Dibra (Agolli), njihet si një nga liderët patriotë të vendit, i cili mori pjesë të drejtpërdrejtë në ngritjen e flamurit të pavarësisë kombëtare në Vlorë dhe në kompozimin e qeverisë së parë (nëntor 1912) me propozim të Luigj Gurakuqit, Vehbi Dibra, u zgjodh Kryetar i Senatit i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali. Zeqi Agolli është i shoqi i dramaturges dhe shkrimtares së madhe Drita Agolli, si dhe vëllai i artistes së famshme të Teatrit dhe Kinematografisë sonë Esma Agolli. Karriera e tij spikat kryesisht si drejtor i parë i kabinetit të Enver Hoxhës, në të cilin u pozicionua që në ditët e para të çlirimit, në dhjetor të '44-ës kur Enveri u ul në karrigen e kryeministrit. Por Zeqi Agolli është dhe diplomat i shquar, me një eksperiencë 44-vjeçare në karrierën e tij. Ka qenë një nga miqtë e ngushtë të Enver Hoxhës, si dhe shok klase i Ramiz Alisë, Siri Kodrës, Vojo Kushit etj., madje është pikërisht personi që i ka folur Enver Hoxhës për herë të parë për Ramiz Alinë, pra si të thuash ka bërë prezantimin e parë të tij te lideri komunist i kohës. Arsimin fillor dhe të mesëm Zeqi Agolli e kreu në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në degën Histori- Gjeografi, të cilat i ka përfunduar në vitin 1957 me vlerësimin "shkëlqyer". Është njohës i shkëlqyer i pesë gjuhëve të huaja: italisht, frëngjisht, rumanisht, rusisht dhe anglisht.