Zhan d'Ark

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Zhan D’Ark (1412-1431) është heroina kombëtare e Francës. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire. Në vitin 1909 ajo u lumturua dhe u pranua si shenjtore në vitin 1920. Zhan D’Ark pohonte se kishte vizione nga Zoti, të cilat i rrëfenin asaj të rimerrte vendin e saj nga dominimi anglez në fund të Luftës Njëqindvjeçare.

Në kohën kur zhvillohej Beteja e Harengave (Francë, 1428) një vit aspak i mirë për Francën, një vajzë fshatare në Shampanjë dëgjonte zëra dhe shihte vegime. Ishte tepër e shkujdesur, jashtëzakonisht fetare derisa mbushi 13 vjeçe - mosha kur filluan t’i flasin zërat. Ajo thoshte se zërat vinin nga Shën Mikeli, Shën Katerina dhe Shën Margarita, të cilët më vonë arriti t’i shihte.

Quhej Zhan d’Ark. Studiuesit bashkëkohorë thonë se apostrofi është një gabim gramatikor. Emri i saj i vërtetë ishte Jehanne (shqiptimi i vjetër i Jeanne) Darc. Zërat i thanë se Zoti kishte një mision të veçantë për të. Ndërsa rritej, zërat bëheshin më specifikë. Kur u bë 16 vjeç, zërat i thanë se duhej të ndihmonte Delfinin (djali më i madh i mbretit të Francës, përdorej si titull nga 1349-1830). Ata i thanë të takonte Delfinin. “Çojeni në shtëpi tek i ati dhe fshikullojeni mirë”, urdhëroi ai. Mirëpo zërat u bënë më këmbëngulës.

Karli e priti në mes oborrtarëve. Ai ishte veshur thjesht, jo si princ. Zhan nuk kishte parë kurrë ndonjë pikturë të tij, por e gjeti mes tyre dhe i tha diçka të fshehtë. Ai ngarkoi një panel të madh peshkopësh dhe studiuesish për ta ekzaminuar. Ata i thanë se mund t’i besonte. Delfini e vuri në krye të ushtrisë dhe i dha një shpatë. Zhan d’Ark iu lut që t’i jepte një shpatë të vjetër dhe të fshehtë, e groposur pas altarit të kishës së Shën Katerinës, në Fierbua. Njerëzit e delfinit gërmuan pikërisht në vendin ku tha Zhana se ndodhej shpata. Kur u bashkua me ushtrinë, Zhana vendosi të vishte rroba burrash për të mos rënë në sy, si dhe për t’u ndier më praktike.

22 prill 1429 Sër dë Rotsler i shkroi një letër dikujt në Bruksel, në të cilën shkruante se “virgjëresha” kishte parashikuar se:

...Ajo do ta shpëtonte Orleanin dhe do t’i detyronte anglezët ta ngrinin rrethimin, se ajo vetë do të plagosej nga një shtizë në një betejë para asaj të Orléansit, por nuk do të vdiste, dhe se verën e ardhshme mbreti do të kurorëzohej në Reims..., si dhe gjëra të tjera që mbreti i mbante të fshehta.

Letra u çua në Bruksel, para se këto parashikime të vërtetoheshin.

Zhana udhëhoqi betejën në Orléans (1429). Gjatë një sulmi mbi një fortesë tjetër angleze, atë e plagosi një shigjetë. Nuk mund ta mbante dot vetë flamurin, por ngarkoi një ushtar që ta ngrinte atë mbi mur. Me t’u ngritur flamuri, francezët sulmuan nga të gjitha anët, u ngjitën mbi mur dhe e morën fortesën. Menjëherë pas kësaj, anglezët e hoqën rrethimin.

Gjysma e misionit të Zhan d’Arkës ishte kryer. Kishte mbetur vetëm kurorëzimi i mbretit në Reims.

Zhan dhe ushtria e saj i morën, njërin pas tjetrit, qytetet përgjatë që mbaheshin nga anglezët. Ajo ndoqi një taktikë të re për t’i mundur anglezët në fushëbetejë: duke mos u lënë kohë të zinin pozicione mbrojtëse. Francezët shkuan drejt Reimsit dhe Karli VII u kurorëzua. Ky ishte një çast vendimtar. Misioni i Zhan d’Arkës kishte përfunduar.

Zhan u gjykua si heretike nga teologët e universitetit të fuqishëm anglofil të Parisit dhe digjet në turrën e druve. Brenda tetëmbëdhjetë vjetëve, ushtria e re franceze i dëboi anglezët nga te gjitha pozicionet që kishin fituar gjatë më shumë se njëqind vjetëve.