Zheng Enbo
Zheng Enbo i njohur me pseudonimin Shqiponja e Kuqe (kinezisht: "Hongshanzing"), gazetar, shqiptues dhe albanolog kinezë nga Kina.
Zheng Enbo në vitet 60-ta dhe 70-ta, të shekullit të kaluar punonte si gazetar e përkthyes në gazetën më të madhe kineze "Riminribao", organ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Gjatë kësaj kohe, Zheng Enbo botonë në shtypin kinez një numër të madh korrespondencash mbi Shqipërinë, dhe po ashtu edhe në shtypin shqiptar të kohës. Këto korospondeca kryesisht kishin të bënin me njohjen e ndërsjellt të dy popujve. Në atë periudhë Enbo, shkrojë artikujt me rreth 400 mijë hieroglife, si 'Lule të kuqe në kooperativë', 'Misionerët e dritës' etj, që ushtruan një ndikim relativisht të madh në Kine, jo vetëm kaq këta artikuj u përfshinë edhe në botimet shtetërore të Shqipërisë. Në vitin 1970 Shtëpia botuese "Renmin" e qytetit Shangai botonë për gazetarin e Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua koleksionin e korrespondencave: 'Në njerën dorë kazmën dhe në tjetrën dorë pushkë'. Kurse në vitin 1974 Shtëpia botuese kineze e letërsisë popullore botoi vetëm dy lloje veprash letrare të huaja, njëra prej tyre ishte: ' Vjershat e poemat e zgjedhura të Dritro Agollit', të përkthyera nga Enbo."
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përkthimi i veprës së Naim Frashërit: "Bagëti dhe bujqësi"
- Përkthimi i veprës : "Alarme të përgjakura"
- Përkthimi i veprës : "Shqiponjat fluturojnë lart"
- Përkthimi i veprës : "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"
- Përkthimi i veprës : "U ngrit përsëri më këmbë"
- "Historina e letërrsisë shqiptare"
- "Historinë e letërsisë së Shqipërisë në shekullin e 20-të"