Zihni Berati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zihni Berati këngëtar shqiptar, lindur më 25 prill 1922 në Berat. Studimet për kanto i kryer gjatë viteve 1945-1950 në Liceun Artistik "Jordan Misja". Qe tenori i parë në çastin e hapjes së siparit operistik shqiptar në 27 nëntor 1953. Për 23 mote pa pushim, duke realizuar 24 role premierë si edhe të tjerë, nga 1950 e deri sa doli në pension në 1973, punoi me Filarmoninë, në Teatrin e Operës dhe Baletit.