Jump to content

Zija Ismaili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zija Ismaili

Zija Ismaili ka lindur në Berat më 20 gusht të vitit 1970. Rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi diktatorial i para viteve 1990. Gjyshi i tij ka vdekur ne burgun famëkeq te Burrelit, ndërsa dajat e tij dhe xhaxhai kane qenë të burgosur politik. Babai i tij është dëbuar në vitin 1967 nga Tirana për në Skrapar.  Në Berat ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa në vitin 1988 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ai mbaroi studimet baçelor për mjekësi të përgjithshme. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ai punoi si mjek i përgjithshëm në Berat deri në vitin 1994. Nga viti 1994-96 Ismaili punoi si mjek në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Berat.Në vitin 1997 u bë drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Parësor në Berat, ndërsa në ndërkohë deri në vitin 2003 ushtroi profesionin e tij si mjek pranë DRSKSH-së në Berat.Gjatë periudhët prill-shtator 2001, Dr. Zija Ismaili ishte trajnues i mjekëve të rretheve Berat, Fier, Mallakaster program i “Menaxhimi i Qendrës Shëndetësore” ADRA/USAID.Pastaj nga tetori i vitit 2003 deri në maj të vitit 2004 ishte shef shëndetësie në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Burgu 313.Në vitin 2004 vendosi që ta vazhdojë Specializim pasuniversitar pranë Institutit te Mjekësisë Ligjore, ndërsa në vitin 2007 mori titullin Doktor i Shkencave në fushën e Mjekësisë Ligjore. Po të njëjtin vit u punësua si Ekspert Mjek Ligjorë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë në sektorin e kërkimeve shkencore ku edhe vazhdon të punojë.Gjatë gjithë aftësimit të tij profesional ishte pjesë edhe e shumë trajnimeve dhe kurseve siç janë:Mars 98 -“Planifikim dhe Menaxhim I Shendetesise ne Rreth”Kurs 2 javor I organizuar nga Ministria e Shendetesise dhe UniversiTeti Montreal Kanada.

- Kurse te shkurtra kualifikimi mbi “Problemet e Shëndetit Publik, Shëndetit Riprodhues dhe Planifikimi Familjar” Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë Tiranë.

-Seminar mbi “Problemet e vaksinimit dhe te fëmijëve” organizuar nga UNICEF dhe Instituti i Shëndetit Publik.

- International Summer School “Integrative Bioethic” 4-16 Shtator 2006, Mali Losinj-Kroaci

- Trajnime mbi Dhunen ne Familje

U.S Departament of Justice Criminal Division, Interantional Criminal Investigative Training Assistence Prpogram (INCITAP)Dr. Ismaili është edhe Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësise në degët Mjekësi Ligjore dhe Bioetikë Mjekësore. Ka publikuar disa botime shkencore si: Tre artikuj në revistën e Mjekësise Ligjore pranë Institutit të Mjekësise Ligjore në Tiranë, Referate ne Balkan Academiky of Forensic Sciences Greqi 2008, Referate ne Balkan Academiky of Forensic Sciences Kosove 2011, Referate ne kofertencen e Sarajeves 2012, Referate ne koferencen e Prizerent, Botim ne revisten Wemed central ndërsa është bashkë autor ne disa botime shkencore me koleget e IML-së.Dr. Ismaili flet mirë edhe gjuhën angleze ndërsa ka aftësi kompjuterike mbi MS-DOS, Word Perfect, Windows, Microsoft Word, Excel.Aktivitetin e tij politik Zija Ismaili e ka filluar qysh si student si organizator  i grevës së urisë së organizuar nga Pedagogët dhe Studentët në muajin shkurt 1991  për grupin e Fakultetit të Mjekësisë. Ka qenë aktivist i Partisë Demokratike dega Berat gjate gjithë kohës që ka jetuar në këtë qytet.Ka marrë pjesë në të gjitha fushatat elektorale që ka drejtuar PD në të gjitha nivelet e zgjedhjeve gjatë gjithë kohës. Ka drejtuar fushatën elektorale te kandidatit të Partisë Demokratike z. Mehmet Xheka në të dyja fushatat ne vitin 2005 dhe 2009. Ndërsa tani është kandidat për kryetar të Bashkisë së Bertatit i koalicionit Bashkë Fitojmë.