Ziadin Sela
Ziadin Sela | |
---|---|
Kryetar i Komunës së Strugës | |
Në detyrë 2013–2017 | |
Paraprirë nga | Ramiz Merko |
Pasuar nga | Ramiz Merko |
Kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH) | |
Titullar | |
Në detyrë 2015 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 Nëntor 1972 Livadhia, Komuna e Strugës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Aleanca për Shqiptarët (ASH) |
Fëmijët | 3 |
Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
Punësimi | Specialist i Mjekësisë së Brendshme Politikan |
Nënshkrimi | |
Ziadin Sela (i lindur më 1 Nëntor 1972) në fshatin Livadhia të Strugës, është politikan shqiptar dhe kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka qenë kryetar i Komunës së Strugës gjatë viteve 2013–2017. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Sela mundi me rreth 5000 vota kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Vladimir Koçovski. Pas rezultateve të zgjedhjeve, nga VMRO-DPMNE kishte 15 ankesa në KSHZ, por komisioni pranoi vetëm dy që nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar.
Në vitin 2015, Ziadin Sela e themeloi partinë e tij politike "Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare". Në vitin 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi emërtimin zyrtar Aleanca për Shqiptarët (ASH).
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2009 Ziadin Sela behet kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare ne Struga.
- 2011-2013 Sela zgjidhet anëtar i parlamentit te Maqedonisë së Veriut.
- 2013 Sela zgjidhet kryetar i Komunës së Strugës.
Aktivitete në Kuvend
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
- Këshilli Nacional për Eurointegrime, zëvendësanëtar
- Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, anëtar
- Komisioni për Çështje Evropiane, anëtar
- Komisioni për Shëndetësi, anëtar
- Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
- Komisioni për Financim dhe Buxhet, zëvendësanëtar
- Komisioni për Çështje Ekonomike, zëvendësanëtar
- Komisioni për Politikë të Jashtme, zëvendësanëtar
- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), anëtar
- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (Komiteti i Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë), anëtar
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, anëtar
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë, anëtar
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Irlandës, anëtar
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, anëtar