Jump to content

Zonja me karafila të bardhë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zonja me karafila të bardhë roman, Autore: Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Botuesi: Toena. Faqet e librit 188.

Një histori e dhimbshme njerëzore që nis me kalvarin e dhimbjeve e të vuajtjeve të një familjeje që ngelet pa baba për shkak të kontekstit absurd të kohës dhe vazhdon me historinë e njërës prej vajzave të familjes, historinë e saj të dashurisë dhe martesën me djalin e një familjeje që konsiderohej hasëm me familjen e saj të origjinës.E parë në këtë këndvështrim duket sikur kjo është një histori personale aspak e jashtëzakonshme për vitet e diktaturës komuniste në Shqipëri. Nuk do të përbënte, pra, ndonjë risi trajtimi artistik i saj, aq më shumë që për fatin e familjeve të tilla janë shkruar mjaft romane e tregime njëzet vitet e fundit.