Jump to content

Zonje Arif Çurre

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zonje Arif Çurre lindi në një familje të varfër fshatare, të thjeshtë dhe të ndershme. Vetëm me një punë përballonte e plotësonte nevojat e jetës në ato kohëra të vështira. Babai i Zonjës, Arif Çurre, si mjaft bashkëfshatarë të tij, mori rrugën e kurbetit dhe shkoi ne Sh.B.A. Punoi disa vjet atje, për të rregulluar sadopak ekonominë familjare, por ai vdiq dhe të pesë fëmijët e tij i la bonjakë. I rriti plot vuajtje e mundime mëma e tyre, Salihe Çurre, një grua e zonja dhe punëtore, Zonja e vogël, jetime, donte të vazhdonte shkollën por nuk kishte mundësi ekonomike. Veç kësaj shkolla ishte larg nga banesa e familjes së saj. Ajo punonte së bashku me vëllezërit e motrën në bujqësi. Qysh e vogël shquhej për vullnet e këmbëngulje të madhe.

Ajo kishte shumë sedër, donte ta kryente çdo punë mirë dhe para kohe. Po rritej e pamshme me shtatin si selvi. Ishte e komunikueshme dhe e sinqertë. Kishte një dashuri të madhe për nënën e saj, që mundohej shumë në punët e bujqësisë. Vëllezërit dhe motrën e vetme i donte shumë. Për vëllain e vogël Mehmetin, kishte merak dhe dhembshuri.

Në urrejtjen e popullit e të rinisë kundër pushtuesve fashistë të vitit 1939 u përfshi edhe Zonja me dy vëllezërit e saj, Ismailin dhe Aliun. U fut në lëvizjen e rinisë komuniste në Tragjas dhe ishte mjaft aktive. Ishte ndër të parat që e kuptoi qëllimin e luftës së madhe antifashiste Nacional Çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë. Në vitin 1942 kur u krijuan njësitet e para në Tragjas, Zonja sëbashku me të vëllain, u futën dhe u armatosen. Në çdo aktivitet që ndërmerrej Zonja ishte ndër tëparat që propagandonte luftën që po përgatitej për çlirimin e atdheut nga okupatorët fashistë.

Në vjeshtën e vitit 1943 Zonja doli vullnetare dhe shkoi në mal partizante dhe u rreshtua në një nga batalionet që do të formonte më vonë Brigadën e V-të. U vendos në Kompaninë e parë dhe u caktua mitraliere. Me atë mitroloz Zonja nuk u nda, deri sa më 22 korrik 1944 dha jetë për lirinë e Atdheut.

Ishte e zgjuar, fjalëpakë e gojë ëmbël. Trimëreshë midis trimave. U kalit në beteja e shtigje partizane. I donte partizanët si vëllezrit e saj dhe motrën e vetme Hyrinë.

Kudo ishte në ballë të aksioneve dhe shquhej për trimëri. Ajo nuk ishte vetën trime por edhe e gojës. U fliste shokëve partizanë për luftën Nacional Çlirimtare dhe për sakrificat e mëdha që bënte populli ynë. Operacioni armik i Dimrit 1943-1944 ishte i egër, si vetë dimri i atyre viteve. Zonjën nuk e thyente asgjë, ndaj nuk e theu as bora e tufani i Shkurtit të vitit 1944. Ishte në Qafën e Shëngjergjit, në Dukat, kur luftoi me vdekjen, për të shpetuar tre shokët partizanë : "Edhe pak tëm keqen motra" - u thoshte ajo Kujtimit, që ishte më i vogli, Azbiut e Lilos. Si shqiponjë i rrëmbente në krahët e saj dhe i çmonte më tej, duke u përfytur me vdekjen.

Ishte luftë e ashpër në Mat, në Qafën e Xibrës, ku ajo u vra.