Zygmunt Bauman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zigmunt Bauman na 20 Forumi vydavciv.jpg

Zygmunt Bauman, filozof i njohur polak. Lindi në Pozan më 19 nëntor në vitin 1925 dhe është i njohur për teorinë e tij të “shoqërisë likuide”. Pas pushtimit nazist të Polonisë, Bauman emigroi në Bashkimi Sovjetik për shkak të origjinës së tij hebrehe dhe rrezikut që i kanosej për jetën nga forcat naziste.

Ai do të rikthehej sërish në Poloni pas mbarimit të luftës dhe më vonë do të linte vendlindjen e tij për tu transferuar në Angli, ku u vendos në qytetin e Leeds, në universitetin e të cilit do të ishte pedagogu i sociologjisë prej vitit 1971 deri në vitin 1990.

Shumë vepra të tij vazhdojnë studiohen edhe sot nëpër universitetet e filozofisë dhe sociologjisë në të gjithë botën. Disa prej veprave të tij më të njohura janë “Dashuria likuide – mbi brishtësinë e lidhjeve afektive”, “Gjendja e krizës”, “Vetmia e qytetarit global”, “Jeta likuide” dhe shumë të tjera. U nda nga jeta më 9 janar 2017.