Zyra e Gjendjes Civile - Bajram Curri
Funksionet Kjo zyre funksionon ne baze te ligjit te meposhtem:
Ligji Nr.8950 date 10.10.2002 "Per Gjendjen Civile"
Shërbimi i Gjendjes Civile është institucion shtetëror. Ky shërbim ushtrohet si funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes vendore. Ai plotëson, ndryshon dhe mban regjistrat e gjendjes civile, harton aktet e gjendjes civile, kryen shërbime ndaj shtetasve, si dhe publikon ose jep çertifikatat për përmbajtjen e tyre. Gjendja civile është tërësia e të dhënave personale, që vërteton lindjen, ekzistencën, individualitetin e shtetasve, si dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Këto të dhëna shërbejnë për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shtetasve në marrëdhëniet me shoqërinë dhe shtetin, si dhe për ushtrimin e funksioneve të organeve dhe institucioneve shtetërore. Shërbimet që ofron janë:
Deklarimi i lindjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deklarimi i lindjes së foshnjës bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të prindërve, ndërsa foshnjës së gjetur, të cilës nuk i dihen prindërit, në atë të vendit ku është gjetur. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri, deklarimi bëhet në shërbimin konsullor shqiptar të vendit ku ka lindur ose në atë të përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse dhe, kur kjo është e pamundur, deklarimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi. Për regjistrim të lindjes së fëmijës brenda 60 ditëve, shteti jep një shpërblim në shumën 5000 (pesë mijë) lekë. Për përfitimin e kësaj shume, pranë arkës së bashkisë duhet të dorëzohet çertefikata e lindjes me shënimin “për regjistrim brenda afatit”. Shpërblimi i lindjes së fëmijës paguhet nga sigurimet shoqërore dhe është në shuëmn 50% të pagës minimale. Për përfitimin e këtij shpërblimi, njëri nga prindërit duhet të dorëzojë në qendrën e tij të punës çertefikatën e lindjes së fëmijës me shënimin “për sigurimet shoqërore”.
Deklarimi i vdekjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar i familjes ose i afërt e, në mungesë të tyre ose për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë ku ka banuar ose është gjetur i vdekuri. Deklarimet janë të vlefshme, kur shoqërohen me raport mjekësor . Deklarimi i vdekjes duhet bërë brenda 10 ditëve nga ndodhja ose gjetja e kufomës dhe brenda 1 muaji, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit. Me kalimin e këtyre afateve, nuk mund te mbahet akti i vdekjes përveçse si akt i plotësuar me vendim te gjykatës, sipas kërkesës se deklaruesit ose te prokurorit. Moszbatimi i deklarimit të vdekjes përbën shkelje administrative dhe dënohet me gjobë.
Ndryshim emri dhe mbiemri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtetasit shqiptarë të cilët kërkojnë të bëjnë ndryshimin e emrit dhe mbiemrit duhet të paraqesin këto dokumente:
kërkesë drejtuar zyrës së gjendjes civile, në të cilin ai parashtron shkakun e ndryshimit të emrit dhe të mbiemrit. Kërkesa duhet të protokollohet. dëshmi nga prokuroria e rrethit dhe gjykata e rrethit gjyqësor, në juridiksionin e të cilëve banon shtetasi i interesuar, të cilat dëshmojnë së ndaj këtij shtetasi nuk ka kallëzim ose nuk ka nisur ndonjë procedim penal. Transferimi i të dhënave të gjendjes civile
Transferimi i të dhënave të gjendjes civile, në një zyrë tjetër të gjendjes civile bëhet me kërkesën e kryefamiljarit, i cili paraqet pranë zyrës së gjendjes civile të vendbanimit të ri këto dokumente:
kërkesën me shkrim për regjistrim në vendbanimin e ri; dokumentin e pronësisë së banesës ose një kontrate qiramarrjeje, të paktën njëvjeçare; vërtetim lëshuar nga administratori i njësisë administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon në njësinë administrative përkatëse; çertifikaten familjare nga zyra e gjendjes civile e vendbanimit të mëparshëm. Çdo familjar është i detyruar të bëjë transferimin e gjendjes civile të familjes jo më vonë se 45 ditë nga ardhja në vendbanimin e ri. Moszbatimi i afatit dënohet me gjobë në masën 1000 lekë.
Lidhja e martesës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe para kësaj moshe. Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshorteve të ardhshëm. Bashkëshortët e ardhshëm që kërkojnë shpalljen duhet t’i paraqesin nëpunësit të gjendjes civile çertefikatat e lindjes me shënimin “për shpallje martese”. Nëpunësi bën shpalljen e saj. Martesa lidhet 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes së martesës. Për lidhjen e martesës bashkëshortet e ardhshëm duhet të jenë të shoqëruar nga dy dëshmitarë si dhe të jenë të pajisur me dokumentet e identifikimit. Për lidhje martese shtetasi i huaj ose personi pa shtetësi duhet të paraqesë këto dokumente, respektivisht të shtetit të tij ose të shtetit ku ka banimin e përhershëm:
Çertifikatë lindjeje, të lëshuar jo më parë se një muaj nga data në të cilën kërkohet të lidhet martesa. Vërtetim që provon se nuk ka pengesë ligjore për të lidhur martesë. Dokumentet e mësipërm legalizohen në përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë jashtë shteti, ndërsa ato të lëshuara nga përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Për lidhjen e martesës, shtetasi shqiptar duhet të paraqesë këto dokumente:
Çertifikatë lindjeje të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, jo më parë se 10 ditë nga data në të cilën kërkohet të lidhet martesa, me shënimin “për lidhje martese”. Vërtetim për lidhje martese, të lëshuar nga kryetari i bashkisë, për rastet kur lidhja e martesës nuk bëhet në zyrën e gjendjes civile ku është i regjistruar shtetasi shqiptar. Dokument identifikimi. Mbas martesës me shtetas të huaj ose me person pa shtetësi, shtetasit shqiptar i bëhen të gjitha shënimet e nevojshme në regjistrin themeltar, në të cilin ai vazhdon të qëndrojë i regjistruar, për sa kohë që vazhdon të mbajë shtetësinë shqiptare.
Ndasi dhe bashkimi familjar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çdo pjestar madhor, ka të drejtë të veçohet si familje më vete ose të bashkohet me një familje tjetër. Bashkimi i një personi ose i një familjeje me një familje tjetër bëhet me pëlqimin e të gjithë pjesëtarëve madhorë, me anën e deklarimit përpara nëpunësit të gjendjes civile. Kërkesa për ndasi apo bashkim familjar duhet të jetë e firmosur dhe vulosur nga kryetari i njësisë administrative ku banon shtetasi apo familja që kërkon të bëjë ndryshimin. Taksa e akteve dhe e pullës
Titulli | Titulli |
---|---|
Për lëshimin e çertifikatave të gjendjes civile | 50 lekë |
Për lëshimin e çertifikatave të lindjeve në gjuhë të huaj | 200 lekë |
Për lëshimin e çertifikatave për lidhje martese në gjuhë të huaj | 200 lekë |
Për regjistrimin e dhënies së shtetësisë | 2000 lekë |
Për regjistrimin e lënies së shtetësisë | 2000 lekë |
Për regjistrimin e vendimit të ndërrimit të emrit ose mbiemrit | 1000 lekë |
Për çdo lidhje martese | 1000 lekë |
Ndarje e Bashkim Familjar | 1000 lekë |