Zyrafete Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zyrafete Gashi
Emri: Zyrafete Gashi
Ditëlindja: 27 Shtator 1956
Vendlindja: Flag of SFR Yugoslavia.svg Jugosllavia, Llapashticë Podujeve
Ditëvdekja: 30 Korrik 2013 (57 vjeç)
Vendvdekja: Kosova Kosova, Prishtinë
Nacionaliteti: Kosovare
Webfaqja

Zyrafete Gashi Lindi me 27 Shtator 1956 në Llapashticë (Podujeve) dhe vdiq me 30 Korrik, 2013 ne Prishtinë. Aktorja 56-vjeçare e gjysem nderroi jete e njohur si Zyra në rolet e saj humoristike. KTV-ja njoftoi se ajo vuante nga një kancer që e kishte trajtuar pë nëntë muaj në Zvicër. Prej atje ishte kthyer pas deklaratës së mjekëve se nuk mund ti mbijetonte sëmundjes.

Për afro tri dekada në skenën humoristike shqiptare Gashi u bë e njohur me disa role. Ai i Zyrës, ishte roli me të cili ajo u personifikua, në bazë të të cilit mori edhe pseudonimin. Zet’hanja, roli i polices, roli i Dragicës, kanë qenë disa nga personazhet e saj më të njohura. Zyra ka bashkëpunuar me humoristë të njohur të vendit. Adem Mikullovci, Zejnel Tufa, Sevdai Radogoshi - Qumili, Drita Duraku, Teuta Sadiku, Basri Lushtaku kanë disa nga bashkëpunëtorët e saj.

“E përjetoj sikur të më kishte vdekur një anëtar i familjes. Si kolegë kemi qenë shumë të afërt”, ka thënë të martën mbrëma me zë të dridhur humoristi Zejnel Tufa. Me Zyrën ai ka bashkëpunuar për më shumë se dy dekada. Tufa e çmon kontributin që ka dhënë Zyrafete Gashi në humorin shqiptar. Thotë se ajo ka qenë unike në rolet e saj.

“Ka bërë humor bash popullor. Shumë burimor. Më shumë se 90 për qind të skeçeve ajo i ka shkruar vetë. Por ka ditur të marrë edhe nga anekdotat popullore që i ka përshtatur mirë”, ka thënë Tufa, teksa është ndalur tek bashkëpunimi me të. “Një bashkëpunëtore ideale. Kam punuar me të në gati krejt projektet që ka pasur”, ka thënë ai. Tufa ka thënë se vdekja e Zyrafete Gashit lë një boshllëk në skenën e humorit shqiptar. “Sepse ajo ka qenë njëra nga humoristet kryesore në estradën tonë”, ka thënë Tufa.

Rolet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Zyra
  • Dragica
  • Zethanja
  • Policja
  • Esmeralda