Jump to content

Gaston Salvatore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gaston Salvatore (lindur më 1941) shkrimtar dramash, kilianë nga Kili.

Biri i një kimisti dhe fabrikanti italian, i lindur në Valparasio në Kilë, Gaston Salvatore ka lidhje familjare nga ana e nënës me ish presidentin e frontit popullor socialist të Kilit, Salvador Allende, ndërsa këtë të fundit vetë Salvatore e merr si babë që e rriti. Pas përfundimit të studimeve të drejtësisë filloj punën si avokat në një provincë të Kilit. Më 1965 merr pjesë në një studim sociologjik pranë Universitetit të Lirë të Berlinit. Këtu ai bie në kontakt me opozitën jashtë parlamentare dhe miqësohet dhe fillo bashkëpunimin me Rudi Duçken (Rudi Dutschke); Më 1969 për shkak të prishjes së rëndë të paqes së vendit u dënua me burgim me kohëzgjatje prej 9 muajsh. Në fillim, Salvatore përpilonte tekste me kritika shoqërore, më 1971 dolën pjesët e veprës Udha E Mërzitshme Për Në Shtëpinë E Natashës Së Tmerrshme të cilat i përgatiti në një operë liberto për kompozitorin Hans Verner Henc (Hans Werner Henze). Në vitin 1972 u krijua Vdekja e Byçes si pjesë e programit të teatrit shtetërorë të Darmshtadit me rastin e hapjes së ndërtesës së re Shtëpia e Salvatores. Pjesa krijon një pasqyrë të orëve të fundit të Revolucion të dështuar. Kjo vepër është kuptuar si kundërshtim për çdo lloj revolucioni. Salvatore së bashku me Hans Magnus Encenbergun (Hans Magnus Enzenberg) më 179 themeluan gazetën transAtlantik. Shpërthimin si dramaturgë Salvatore e arriti më 1985 me Stalini. Ngritjen e tij në një dramaturgë të vërtet e bëjnë pjesët më të reja të tij Leksioni i Territ (1990), e cila mbështet në një novelë të Gjozef Konradit (Joseph Conrad) që shtjellon përndjekjen e një ish fashisti në xhunglën e Amerikës jugore dhe pjesa King Kongo (1991) e cila atakon politiken kolonialiste të mbretit belg Leopoldit II.