Hasan Nallbani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hasan Nallbani (1934) piktor shqiptar, ka lindur në Berat ku kreu edhe arsimin tetëvjeçar. Qysh prej vitit 1970 jeton në Tiranë. Në vitin 1949 ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në vitin 1954 punuar si skenograf në Teatrin Popullor në Tiranë. Ka studiuar në degën e Pikturës në Institutin e lartë të Arteve në vitet 1959-1964, në atelienë e piktorit Guri Madhi. Ka nisur të ekspozojë fillimisht tablo, si “Refugjatët” dhe një seri peizazhesh në Tiranë. Në vitin 1968 ka fituar çmimin e tretë në konkursin kombëtar të artit me tablonë “Letër nga shtabi”. Më 1984 prezantohet më ekspozitë personale në GKA. Projekton Muzeun Ikonografik “Onufri” në ambientet ndihmëse të Katedrales së “Shën Marisë” në Kalanë e Beratit. Në vitin 1993 ka ekspozuar në Francë. Pas ’90 ka ekspozuar në Tiranë (GKA), Berat, Vlorë, Shkodër etj. Më 2008 cilësohet si Artisti Pamor më i Mirë i Vitit. Në vitin 2010 vlerësohet me çmimin e konkursit ndërkombëtar “Onufri”.