Akademia Politike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Akademia Politike e Partisë Socialiste
Akademia Politike

Tipi: Akademi politike
Kampusi: Durrës
Website: http://www.akademiapolitike.com

Akademia Politike e Partisë Socialiste ose thjesht Akademia Politike (shkurt: AP) është shkolla e parë e lidershipit të së majtës moderne në Shqipëri. Është një akademi e themeluar nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe me kontributin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

Stafi dhe lektorët[redakto | redakto tekstin burimor]

Stafi i Akademisë Politike përbëhet nga pedagogë të përzgjedhur dhe profesionistë në fushat e tyre, të përkushtuar dhe të motivuar për t’u dhënë studentëve njohuritë e duhura. Lektorët janë politikanë të shquar, parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë, profesorë universiteti dhe analistë të njohur, studiues e gazetarë, që do të kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet dhe analizat e tyre.

Disa nga lektorët e Akademisë Politike aktualisht janë:

Programi i Akademisë Politike[redakto | redakto tekstin burimor]

AP do të mundësojë kryerjen e një cikli të plotë teorik dhe praktik duke u dhënë informacion mbi:

  • Të majtën në Shqipëri dhe në botë, Partinë Socialiste dhe të majtën internacionale;
  • Socialdemokracinë, vlerat dhe parimet universale të së majtës tradicionale dhe moderne;
  • Raportet e politikës shqiptare me institucionet dhe pushtetet;
  • Integrimin evropian dhe efektet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO;
  • Modelet ekonomike të së majtës, mirëqeverisja dhe mirëqënia sociale;
  • Komunikimi publik dhe mediatik i të majtës moderne;
  • Fushata elektorale dhe menaxhimi elektoral;
  • Mendimi kritik dhe analitik në proceset politike;
  • Njohuritë e përvetësuara do ti japin mundësi studentëve:
  • Të përfshihen drejtëpërdrejtë në proceset e funksionimit dhe vendimmarrjes politike të Partisë Socialiste në çdo nivel të saj si dhe të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste;
  • Të njihen më thellë dhe do të prekin nga afër problemet aktuale që ka Shqipëria në fushën politike, ekonomike dhe sociale;
  • Të vënë në praktikë dijet e tyre duke propozuar zgjidhje të mundshme për probleme aktuale;
  • Të sugjerojnë rrugët e mënyrat më efikase për të eliminuar problemet dhe përshpejtuar ritmet e zhvillimit;
  • Të angazhohen në mënyrë strategjike në proceset politike të vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar.

Veprimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Akademia realizon veprimtarinë e saj në fushën e trajnimit fillestar dhe vazhdues, duke u dhënë mundësi të rinjve të përgatiten për funksionet e tyre në të ardhmen. Metoda e mësimdhënies do të ndërthuret ndërmjet orëve teorike dhe praktike, në formë ligjërate, dialogut dhe mësimit interaktiv, debatit, punës në grup, studim i rastit, loja me role, prezantime, stimulime etj.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]