Gjeografia e Nigerisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeografia e Nigerisë

000 Nigeria harta.PNG
N I G E R I
ÇADI
KAMERUNI
BENINI
MALI
G. EKU.
Ishulli
Bakasi
Liqeni
Çad
Gjiri i Guinejës
OQEANI ATLANTIK
redaktoni hartën

Nigeria ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Kamerunit.

Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerisë është 923,768 km2 (65 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 13,000 km2 janë ujë. Nigeria shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 8 00 P.

Nigeria ka një vijë bregdetare 853 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,047 km që e ndanë atë nga : Benini 773 km, Kameruni 1,690 km, Çadi 87 km dhe Nigeri 1,497 km

Klima në Nigeri është e ndryshueshme. Në pjesën jugore ekuatoriale në atë qendrore topike dhe klimë shkretëtire në veri.

Relievi i Nigerisë është terren i rrafshët që vije duke u shenduar në malorë në pjesën qendrore ndërsa në jug shkëmbor e në veri ka disa rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,419 metrave në malin "Çapal Vadi" (ang.:Chappal Waddi), në jug-lindje të kryeqytetit, në kufi me Kamerunin.

Si pasurit natyrore të Nigerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Gazi natyrorë, Vajguri, Kallai (Sn), Kolumbite, Hekuri (Fe), Qymyrguri, Guri gëlqerorë, Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 31.29% e sipërfaqes së vendit.