Guajana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Co-operative Republic of Guyana

Republika Kooperative Guajana

Flamuri i Guajanës
Stema e Guajanës
Flamuri Emblema
Moto: ang.: One People • One Nation • One Destiny

shq.: Një popull • Një komb • Një fat

LocationGuyana.svg
Gjuha Anglisht
Kryeqyteti Georgetown
Forma e qeverisë Republik Kooperative
Kryeministri Sam Hinds
Kryetarë Bharrat Jagdeo
Sipërfaqja 214.970 km²
Popullsia 752.940
Dendësia e popullsisë 3,5 për banorë në km²
Prodhimi i Brendshëm Bruto 1.039.000 US$
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë 1.365 US$
Indeksi i zhvillimit njerëzor 0,729
Valuta Dollari Guajanese
Pavarësia 26 maj 1966 nga Britania e Madhe
Himni kombëtar Dear Land of Guyana, of Rivers and Plains
Zona kohore UTC -4
Targat e automjeteve GUY
Kodi i internetit TLD .gy
Prefiksi telefonik +592
Guyana in its region.svg

Republika Ko-operative e Guajanës ose Guajana është një shtet në verin e Amerikën jugore. Kufizohet në veri nga Oqeani Atlantik, në lindje nga Surinami, në jug dhe jugperëndim nga Brazili dhe në perëndim nga Venezuela.

Ajo është vendi i tretë më i vogël në Amerikën Jugore edhe është një nga katër territoret jo-spanjishte në kontinent me Brazilin, Surinamin dhe Guajanën Franceze. Para pavarësisë në vitin 1966 ishte quajtur Guajana Britanike.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lumenjtë dhe Malet e Guajanës
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Guajanës.

Guajana ndodhet midis 2° dhe 8° gjerësi veriore edhe midis 57° dhe 61° gjatësi perëndimore. Pika më e ulët është Bregu Atlantikut edhe pika më e lartë është Mali i Roraima-Tepuit me lartësi 2.810 m . Lumi kryesor është Essequibo me 1.010 km që buron në jugun e vëndit dhe derdhet në Atlantik. Lumenjve të tjera janë: Courantyne me 724 km, Berbice me 595 km edhe Demerara me 346 km.

Parku kombëtar Potaro është i famshëm për ujëvaret e tij, ujëvarja më i madh është Kaieteuri me lartësi 225 m.

85 % e vendit janë vende pak banuar edhe pyll tropikal, i cili nuk përdoret fare për pylltari. Perëndimi dhe jugu e vendit formojnë vargjet malore, në të cilat burojnë lumenjtë kryesor. Në bregdet është një rrip bregdetar kënetar me molaçë.

Prapa saj është një fushë lymore me 20 - 70 km gjerësi, kjo zonë është 10 - 100 cm mbi nivelin e detit dhe në 18 shekull u ngritë një digë nga emigrantet holandez. Këtu është zona bujqësore me e madh në vend, prodhimet kryesore është orizi, citrusi, arra e kokosit edhe kallam sheqeri.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kolonitë në vitin 1788
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Guajanës.

Guajana e tashme kishte ekzistuar nga shekulli XVII deri në shekullin XVIII si tre kolonie e Holandës të cilat ishin Essuquibo, Demerara edhe Berbice.

Në vitin 1763 ka pasur një kryengritje të skllaveve në Berbice.

Zona ka ndërruar deri vitin 1815 disa here pronarin. Fuqitë koloniale Holanda, Britania e Madhe edhe Franca luftuan për token e Guajanës. Mbas humbjes e Napoleonit u hap Kongresi i Vjenës edhe kanë vendosur në vitin 1815 që Guajana të jetë oficiel pjesë e Mbretërisë e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Në vitin 1831 u bashkuan të tre kolonitë si Guajana Britanike.

Mbas 1834 kur u heq skllavëria, ka importuar Britania e Madhe punëtor nga India për të zhvendosur zezakët që ishin pas saj kohë të lirë.

Në vitin 1953 kanë ndërhyrë trupa britanike në punët e shtetit të Guanjanës. Britania e Madhe ka kujtuar që Janet Jagan dhe Cheddi Jagan, që kanë themeluar People's Progressive Party (PPP), doshin me bërë një vend komunist prej Guajanën.

Guajana u bërë e pavarur nga Britania e Madhe me 26 maj 1966 edhe me 26 shkurt 1970 presidenti Forbes Burnham nga People's National Congress (PNC) ka deklaruar që Guajana të jetë një republikë kooperative.

Mbas zgjedhjet presidenciale në vitin 1992 që e ka fituar Cheddi Jagan nga PPP-ja, kishte trazirave të dhunshme të mbështetësit i PNC-jës në kryeqytet Georgetown. Kur vdiq Cheddi Jagan në vitin 1997 u zgjodh në dhjetor e veja e tij Janet Jagan si presidente e re. Në gusht 1999 ajo e dha dorëheqjen e saj nga politika sepse kishte problema me shëndetin. Pastaj u beri ish-ministri i financeve Bharrat Jagdeo presidenti i ri.

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dendësia
Rritja e popullsisë
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Popullsia e Guajanës.

Popullsia e Guajanës është rreth 770.000, të cilat 90 % jetojnë afër bregdetit (10 % të sipërfaqes e Guajanës) edhe në lindje e lumit Essequibo. Popullsia e tashme e Guajanës është racialisht dhe etnikisht e përzuar, shumësia e tyre kanë ardhë si puntorë nga Irlanda, Holanda, Portugalia edhe Gjermania ose kanë ardhë si skllav Afrika, India, Kina edhe Australia.

Gjuha[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuha zyrtare është një lloj anglishte, por flitet edhe Hindi edhe gjuhe indigjene nëpër pyje.

Grupët etnike[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas regjistrimit të vitit 2002 :

  • 43,4 % Indianët nga India-Britanike kanë ardh si skllav
  • 30,2 % Njerëz Zezak
  • 16,7 % Njerëz multitacial
  • 9,2 % Njerëz e vendit
  • 0,2 % Kineze
  • 0,1 % Njerëz të Bardh

Feja[redakto | redakto tekstin burimor]

Fejëtare në përqindtë :

Edukata[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkollë në kryeqytetin, Georgetown
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Edukata e Guajanës.

Edukata në Guajana ishte deri një farë kohe një nga edukatat më të mirët në Karaibet, por u keqësuar në vitet 1980 sepse shumë mësues kanë emigruar.

Edhe pse sistemi i arsimit u çlodh në vitet 1990 nuk ka arrit akoma kualitetin që e kishte përpara.

Mësuesve i mungon një masë kritike e ekspertizës, i mungon nga disiplina edhe aktivitetet.

Pas vitit 6 e jetës është e detyrueshëm që të bëjnë një shkollë 6-vjeçare pastaj 7 vjet në të cilat vetëm 4 vjet janë të detyrueshëm.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Rajonet në Guajana

Guajana është pjesëtuar në 10 Rajonet. Numri i banoreve në Guajana janë tërhequr për herën e fundit me 15 shtator 2002.

Numri Rajoni Sipërfaqja në km² Të gjithë banorë Banorë për km²
1 Barima-Waini 20.339 24.275 1,19
2 Cuyuni-Mazaruni 47.213 17.597 0,37
3 Demerara-Mahaica 2.232 310.320 139,03
4 East Berbice-Corentyne 36.234 123.695 3,41
5 Essequibo Islands-West Demerara 3.755 103.061 27,45
6 Mahaica-Berbice 4.190 52.428 12,51
7 Pomeroon-Supenaam 6.195 49.253 7,95
8 Potaro-Siparuni 20.051 10.095 0,50
9 Upper Demerara-Berbice 17.040 41.112 2,41
10 Upper Takutu-Upper Essequibo 57.750 19.387 0,34
Guajana 214.999 751.223 3,49

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Guajana – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Guajana – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Amerika Jugore

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]