Islami në Gjermani
Islami është bërë feja e dytë më e madhe pas Krishterimit në Gjermani me 2.9 - 3.0 milionë anëtarët e saj me origjinë të huaj. Sot në Gjermani gjenden shumë myslimanë, kryesisht nga Turqia, Siria, Kosova, Algjeria, Bosnja-Hercegovina, Jordania, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani, Tunizia dhe Afganistani.
Gjermania dhe Islami
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Islami është bërë feja e dytë më e madhe pas Krishterimit në Gjermani me 2.9 - 3.0 milionë anëtarët e saj me origjinë të huaj. Vlerësohet se shifra e myslimanëve gjerman është rreth 250.000. Diversiteti i grupeve dhe i organizatave islame që pretendojnë të jenë përfaqësuesit zyrtarë të Islamit në Gjermani e kanë përforcuar këtë pamje. Në anën tjetër, ata kanë themeluar një infrastrukturë funksionale të madhe dhe të pranueshme islame. Ashtu si edhe në vendet e tjera evropiane, edhe për Gjermaninë vlen ajo që prania e Islamit si një dukuri e qartë ka ardhur kryesisht nëpërmjet emigracionit të myslimanëve nga Turqia, Afrika Veriore dhe Ballkani.
Nëse islam do të thotë nënshtrim ngaj zotit, ne jetojmë dhe vdesim të gjithe në islam.
Vitet e fundit praktika e Islamit për “shoqërinë e shumicës” ka qenë pak a shumë e “padukshme”; myslimanët sot gjithnjë e më shumë po kërkojnë të drejtën e tyre për të praktikuar fenë e tyre hapur dhe i artikulojnë interesat e tyre nëpërmjet ndërtimit të xhamive, të qendrave islame, duke festuar festat e tyre fetare etj. Duke qenë se një numër i madh myslimanësh vendosin të qëndrojnë në Gjermani përgjithmonë, çështja e bashkekzistencës së kristianëve dhe myslimanëve fiton një rëndësi edhe më të madhe. Në lidhje me këtë çështje, zhvillimet socio-ekonomike dhe politike në Gjermani në këto vitet e fundit nuk duhen anashkaluar, pasi këto janë shkak i politikës së imigrimit, politikës së jashtme, politikës së punës dhe politikës sociale – dhe kështu interaksionet midis shoqërisë pritëse dhe shoqërisë imigruese. Në këtë aspekt, bashkimi i Gjermanisë në 1990 shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e imigrimit në Gjermani.
Për grupet, Islami shërben si një mjet identifikimi. Ndërkohë që myslimanët vendosen gjithnjë e më shumë në Gjermani, konsolidojnë strukturën e tyre organizative dhe i artikulojnë kërkesat e veta me anë të organizatave, interes i publikut gjerman për subjektin “Islami dhe Muslimanët në Gjermani”, është rritur. Studimet e bëra deri tani kanë qenë zakonisht të fokusuara në organizimin sociologjik të Islamit. Ndërsa subjekte si përjashtimi social dhe diskriminimi fetar nuk e kanë tërhequr aspak vëmendjen. Arsye për këtë mund të jetë fakti se diskriminimi kundër imigrantëve në Gjermani shihet deri diku i lidhur ngushtë me origjinën etnike ose vendin e origjinës së minoritetit në fjalë. Me pamshmërinë në rritje të Islamit në Gjermani në këto vitet e fundit, që e shfaq veten me ndërtimin e xhamive dhe në një farë mënyre në shoqërinë pritëse vërehet një frikë e infiltrimit të huaj, gjë që i bën tendencat e reja drejt përjashtimit edhe më të dallueshme.
Takimi i parë me Islamin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përgjithësi mendohet se Islami për herë të parë në Gjermani erdhi me imigrimin e lidhur me punën. Megjithatë, myslimanët kanë jetuar në Gjermani për më shumë se 380 vjet. Natyrisht që këta ishin grupe shumë të vogla dhe që luajtën një rol minor. Së pari, me bumin ekonomik të viteve 1950 dhe me rezultimin e nevojës për të kompensuar boshllëkun në tregun e brendshëm të punës me punëtorë të huaj, myslimanët erdhën në Gjermani në shifra të larta.
Njëkohësisht, shoqëria gjermane duhet të përballej me një fenomen të ri: bashkimi familjar. Pra, pasojat sociale të migrimit që deri në atë kohë ishin lënë pas dore. Përveç myslimanëve të ardhur nga Turqia, Maroku dhe Tunizia për punë duke filluar që në vitet 1960, nga një numër shtetesh në vitet 1970 nisi një valë e re migrimi. Shumë njerëz largoheshin nga vende në luftë si Libani, Palestina, Afganistani dhe Algjeria drejt Gjermanisë. Në vitet 1980 kemi refugjatë nga Irani dhe kurdë, irakianë dhe turq. Me shpërbërjen e BS-së dhe me luftën civile në ish-Jugosllavi, popullsia myslimane u rrit në fillimin e viteve 1990. Emigrantët nga Bosnja-Hercegovina u bënë grupi i dytë më i madh mysliman pas turqve.
Në Gjermani, qytetaria është një çështje origjine, jus sanguinis, gjaku, më shumë se jus solis, princip territorial – dhe trashëgohet brez pas brezi. Edhe pse politika kufizuese për emigrantët është e njëjtë për të gjithë, emigrantët nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia, si qytetarë të BE-së, nuk preken nga këto rregulla restriktive. Si rrjedhojë, grupi i dytë gëzon lehtësira burokratike, pjesëmarrje në votimet vendore dhe liri lëvizjeje brenda për brenda territorit të BE-së.
Ku jetojnë myslimanët?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia emigrante myslimane në Gjermani zakonisht jeton në qendrat urbane. Përqendrimi në këto qytete ka të bëjë me afërsinë e vendeve të punës, aeroportet etj. Për pasojë ndodhi një lloj getizimi, së pari në qytetet e mëdha, në të cilat numri i të huajve, sidomos turq, i kaloi mijërat. Xhamitë dhe dyqanet e myslimanëve u përqendruan kryesisht në këto zona. Kështu që, popullsia myslimane u bë e dukshme. Sot për sot turqit janë grupi më i madh i myslimanëve në Gjermani (dhe njëkohësisht grupi më i madh emigrues) me 70.2 për qind, pasuar nga myslimanët nga Bosnja-Hercegovina, Irani, Afganistani, Libani, Maroku, Pakistani dhe Tunizia.
Popullsia e huaj nga vende islame në Gjermani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendet | Pop. në 1989 | Pop. në 1995 | Pop. në 1997 |
---|---|---|---|
Afganistani | 22,500 | 58,500 | 66,385 |
Algjeria | 5,900 | 17,700 | 17,499 |
Bosnja-Hercegovina | 316,00 | 281,380 | - - - - |
Irani | 81,300 | 107,000 | 111,100 |
Iraku | 4,900 | 16,700 | 27,200 |
Jordania | 10,400 | 12,200 | 11,878 |
Libani | 30,100 | 54,800 | 55,904 |
Maroku | 61,800 | 81,900 | 83,904 |
Pakistani | 19,700 | 36,900 | 38,527 |
Tunizia | 24,300 | 26,400 | 25,394 |
Turqia | 1,612,600 | 2,014,300 | 2,107,426 |
Republikat turke | 16,400 | 25,600 | - - - - |
Vendi i origjinës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia totale e Myslimanëve: 3,000,000 bashkë me myslimanët gjerman:
Myslimanët nga origjinja | Përqindja |
---|---|
Turqi | 70.2 |
Iran | 3.7 |
Marok | 2.7 |
Tunizi | 0.8 |
Pakistan | 1.2 |
Vende të tjera | 14.6 |
Mysliman gjerman | 5.0 |
Xhami të reja në Gjermani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Gjermani, ndërtimi i xhamive është një detyrë e re. Në kontrast me bashkësitë çifute dhe të krishtera, komunitetet myslimnane në të gjithë vendin filluan vonë të dizajnonin objektet e tyre të adhurimit. Shumë emigrantë, më parë të quajtur “Gastarbeiter” (punëtorë të ardhur), e kanë kuptuar se nuk do të kthehen në vendin e tyre të origjinës, siç mendohej në tri dekadat e fundit, por që do të qëndrojnë përherë aty. Si pasojë, shumë myslimanë duan t’i lënë xhamitë e sajuara, që deri më sot numërohen deri në 2900 në Gjermani, dhe të kalojnë në xhami të reja më të përshtatshme. Edhe pse Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Gjermani, në lidhje me xhamitë duhet marrë parasysh fakti se ata janë minoritet fetar. Pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillimin e 1990 ishin ndërtuar vetëm tre Qendra Islame.
Ato mund të gjenden edhe sot në Aachen, Hamburg dhe Munich. Procesi i planifikimit të tyre nisi në vitet e 50-ta. Këto xhami janë të parat xhami të vërteta (dhe jo pseudo-xhami si ato të shekullit 19), dhe sfondi etnik i komuniteteve është pak a shumë heterogjene. Një valë e dytë xhamish u ndërtua para dhjetë vjetësh. Në 1992, një komunitet turk në Pforzheim përuroi një xhami në stilin osman, me kube të madhe dhe me minare. Tre vjet më vonë, në Mannheim, u përfundua edhe një xhami tjetër turke, e cila është ende më e madhja në Gjermani, me kapacitet të rregullt për 2500 besimtarë.
Mund të shihet se xhamitë e brezit të parë janë shumë të larmishme në stilin dhe gjuhën arkitekturore, ndërsa xhamitë e ndërtuara më vonë i përshtaten pak a shumë stilit tradicional të arkitekturës osmane. Megjithatë, meqenëse bumi i ndërtimit nuk ka për t’u ndalur herët, mund të pritet që xhamitë e së ardhmes së afërt do të tregohen më origjinale dhe inovative dhe do të shprehin unicitetin e tyre në diasporën e larmishme.
Arsimimi-Gjermani: Vlerat islame do të mësohen në shkollat gjermane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrimi gjithashtu përfshin edhe mundësinë e mësimit të fesë tënde, kjo është motoja pas lëvizjes për futjen e mësim-besimit islam në shkollat e Gjermanisë. Sipas autoriteteve në Berlin, qyteti me popullsinë më të madhe turke, rreth 17 përqind e nxënësve turq në kryeqytet ndjekin shkollat Kur’anore, zakonisht pas shkolle. Tre milionë myslimanët e Gjermanisë, shumica nga Turqia, ia kalojnë me 1/3 myslimanëve në Francë dhe po ashtu janë tri herë më shumë se ata në Britani. Prapëseprapë, shumë besojnë se myslimanët gjermanë janë më pak të integruar në shoqërinë mikpritëse se ata në Britani dhe Francë.
Me rreth 600.000 myslimanë në moshë shkollore shumë ekspertë thonë se më shumë duhet bërë në këtë drejtim. Sot është një imperativ që mësimet islame të jepen në shkolla. Kjo do të thotë se nxënësit myslimanë do të ndjehen më rehat në shkollat e tyre dhe në Gjermani. Shumë shtete nën sistemin federal të edukimit po bëjnë hapa përpara në drejtim të futjes së Islamit nëpër shkolla si një alternativë ndaj shkollave në xhami. Në Bavari (Bayern), ku feja është e detyrueshme në shkolla, shteti ka ofruar disa orë mësimi të Islamit në gjuhën turke nën një marrëveshje me qeverinë turke. Por kjo do të zgjerohet me mësime në gjuhën gjermane.
Jo të gjitha shtetet janë të gatshme për një alternativë të tillë. Megjithatë, nevoja për t’u dhënë myslimanëve një arsimim të bazuar mbi vlera fetare pranohet nga të gjithë. Që nga shtatori i vitit 2002 në shkollat e Berlinit ka filluar mësim-besimi i fesë islame vetëm në dy shkollat elementare, por pritet që të zgjerohet edhe në 20 shkolla të tjera.
Gjermanishtja është bërë gjuha e parë e myslimanëve që jetojnë në Gjermani, qofshin ata arabë, shqiptarë turq, apo boshnjakë. Ndërkohë, Unioni i Qendrave Kulturore Islame ka siguruar për nxënësit e vet mësimet e shkollave kur’anore në gjuhën gjermane. Ky union botoi kohët e fundit edhe versionin në gjuhën gjermane të Ilmihalit, një manual lutjesh, për t’u përdorur në këto shkolla. Interesi për shërbimet fetare në gjuhën gjermane është në rritje e sipër. Gjermanishtja luan rol shumë të rëndësishëm sidomos në bashkësitë me jo turqishtfolës, dhe gjithashtu në organizatat e mëdha islame gjermane, ku tashmë gjermanishtja është bërë lingua franca.
Fëmijë nga e gjithë bota islame ndjekin Institutin për Pedagogjinë dhe Didaktikën Internacionale, një qendër private e studimit të Kur’anit në Këln, ku mësuesit jo vetëm japin mësim në gjermanisht por përdorin metoda inovative për të paraqitur bazat themelore të Islamit. Drejtoresha Rabeva Müller thotë se qendra ofron një alternativë më kreative se shkollat tradicionale islame, që u kërkojnë nxënësve të mësojnë përmendsh vargjet e Kur’anit në arabisht.
Islami dhe shkenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hulumtimi gjerman mbi Islamin është veçanërisht relevant
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universitetet gjermane për një kohë të gjatë e kishin studimin e Islamit si një rast special ndër të ashtuquajturat “subjekte minore”. Edhe me fillimin e kërkimeve orientaliste dhe me krahasimet e bëra në Free University të Berlinit në fillimin e viteve 70-të, në Gjermaninë Perëndimore rrallë mund të gjeje ndonjë përputhje me kërkimet tradicionale islame. Në kontrast, në GDR, studime rajonale me frymëzim marksist kishin kohë që bëheshin për shkak të qëllimit për të integruar faktorin “Islam” në procesin e zhvillimit sipas pikëpamjes së tyre për botën. Fundi i konfliktit klasik Lindje-Perëndim u pasua nga një rritje e shpejtë e konflikteve etnike në pjesë të ndryshme të botës që çuan në fokusimin e shumë aspekteve që theksonin rëndësinë e identitetit fetar dhe kulturor. Sot, këto studime janë duke u bërë gjithnjë e më shumë të rëndësishme për dialogun e kulturave në shoqërinë tonë, ndërkohë që gjithnjë e më shumë minoritete dalin në Evropë.
Studimet orientale dhe studimi i Islamit kanë standarde të larta akademike. Në shumë fusha, si gjuhësore, kulturore dhe të historisë fetare si dhe gjeografi, kontributi gjerman zotëron një prestigj të lartë, madje edhe në vetë botën islame. Sot, 24 universitete gjermane ofrojnë kurse studimi për Islamin dhe të gjuhëve orientale dhe me rreth 6.000 studentë të regjistruar. Në Universitetin e Erfurtit, për shembull, që u rihap më 1999, studimi i Islamit mbulon kërkime të fokusuara në minorancat islame në Evropë. Ditët kur studimi i Islamit shihej si ”subjekt ekzotik” kanë perënduar. Institute të tilla përfshijnë German Orient-Institut në Hamburg, e Zentrum Moderner Orient në Berlin dhe institutin qeveritar Orient-Institut i lidhur me German Oriental Society në Beirut – me një departament të jashtëm në Stamboll, ku kërkimet në burimet historike që lidhen me studimin e Islamit kombinohen me studimet moderne të vendeve bashkëpunuese. Shoqëria më e vjetër për kërkime akademike për gjithçka islame është German Oriental Society, themeluar në 1845.
Për shumë vjet në Gjermani një pjesë e madhe e kërkimeve i kushtohej studimeve të Islamit përqendruar më shumë në shqyrtimin e dokumenteve tradicionale dhe të historisë kulturore të botës islame. Perspektiva e sotme tregon se hulumtimet e sotme synojnë më shumë mentalitetin islam në realitetin e sotëm, duke marrë në konsideratë burimet historike dhe standarde të kulturës islame. Sot ç`ështjet multi-dimensionale te lidhur me dialogun dominojne kerkimet. Akademiket islamiste po ndjekin me vemendje te madhe debatin e sotem mbi justifikimet teologjike dhe sociale per nje Islam Evropian dhe po hyjne ne debat me akademiket myslimane nga e gjithe Evropa.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bota Sot - Qendrat islame në Gjermani ishin bartëse të shumë organizimeve kombëtare [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- Konferenca Islamike kritikon kongresin anti-islam ne Gjermani [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- Deutsche Welle - Edhe feja islame është ndërkohë pjesë e Gjermanisë! - Presidenti Wulff vë integrimin në qendër të fjalimit [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)