Kulla e Abdullah Pashë Drenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Abdullah Pashë Drenit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjakovë, Kosovë
NdërtuarShek. XVIII
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës784

Kulla e Abdullah Pashë Drenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".[2]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulla e Abdullah Drenit është një banesë trekatëshe në formë kulle prej tullash me frengji, që bën pjesë në selamllëkun e sarajeve të Abdullah pashë Drenit. Sot kati i parë nuk dallohet nga jashtë për shkak të ngritjës së nivelit të rrugës kryesore, e cila, nëpërmjet të urës së Islam beut, lidhë dy pjesët e qytetit. Pos vlerave arkitekturore ka edhe rëndësi historike, sepse në te u vra mareshali Mehmet Ali pasha, i cili kishte arritur në Gjakovë për dorëzimin Malit të Zi dhe Serbisë të atyre tokave shqiptare që ishin paraparë në Kongresin e Berlinit.[3]

Dega e Lidhjës Shqiptare në Gjakovë ftoi forcat e veta prej mbi 10 mijë luftëtarësh, që u vendosën nëpër shtëpitë e qytetit, i cili ishte shndërruar në kazermë ushtarake. Për ushqimin e tyre qytetarët hapën hambarët dhe koshat; mullinjtë e qytetit bluanin pa ndërpre për të siguruar miell, ndërsa furrtarët piqnin bukë pa u ndalur për luftëtarët e lirisë. Zejtarët armëtarë punonin natë e ditë për të siguruar armë dhe municion, ndërsa për sistemimin e të plagosurve u caktuan shtëpi të veçanta ku berberët dhe mjekët popullorë kujdesëshin për t’ua shpëtuar jetën të plagosurve.[4]

Pas bisedimesh të pasukseshme në sarajin e rrethuar të Abdullah pashë Drenit, kryetarit të Degës, prej 1-3 shtator 1878, filloi lufta që zgjati deri më 6 shtator, në të cilën u vranë, nga të rrethuarit, Mehmet Ali pasha, Abdullah pashë Dreni, Bajram agë Rrustemi etj. dhe ushtarë osmanë, ndërsa nga ana e Lidhjës 400 vullnetarë. Në këtë kullë është i vendosur Muzeu i Degës së Lidhjës Shqiptare në Gjakovë.[5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ https://kk.rks-gov.net/gjakova/wp-content/uploads/sites/2/2017/05/Gjakova-Guida-Turistike_opt.pdf
  3. ^ https://gjakovaportal.com/al/Detajet/kulla-dhe-shtepi-antike
  4. ^ https://kiesa.rks-gov.net/desk/inc/media/2984A73F-5002-4F32-8653-ACDB193C3FCE.pdf
  5. ^ https://www.petitfute.co.uk/v57386-gjakova/c1173-visites-points-d-interet/c937-monuments/c941-demeure-hotel-particulier/1566096-kula-abdullah-pacha-dreni.html

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]