Shqiptarët në Egjipt
| |||||||||||||||||||
Gjuhët | |||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
shqipja, arabishtja egjiptiane | |||||||||||||||||||
Fetë | |||||||||||||||||||
Islami · Ortodoksia |
Shqiptarët mërguan për herë të parë në Egjipt si ushtarë dhe mercenarë në gjysmën e dytë të shekullit 18, duke bënë emër dhe duke fituar respekt në luftën osmane për të dëbuar trupat franceze në vitet 1798–1801. Mehmet Ali Pasha (1769–1849) themeloi dinastinë shqiptare të Egjiptit, e cila zgjati deri në vitin 1952. Në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20, shumë shqiptarë të tjerë u vendosën në Egjipt për arsye ekonomike dhe politike. Pas rënies së dinastisë, me Revulucionin egjiptian të vitit 1952, komuniteti shqiptar u zvogëlua dhe humbi ndikimin.
Periudha e Mehmet Ali Pashës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Dinastia e Mehmet Ali Pashës |
Mehmet Ali Pasha përdori shërbimet e shqiptarëve, mercenarë dhe ushtarë, për të fuqizuar sundimin e tij. Mercenarët shqiptar, të njohur si arnautë, përfaqësonin shtyllën kryesore të ushtrisë së Mehmet Aliut, dhe ishin të njohur si ushtarë elitarë, por të padisiplinuar, të ushtrisë perandorake osmane.[1][2][3] Me rritjen në pushtet të Mehmet Aliut, shumë shqiptarë do të vendosen për të shërbyer në Egjipt.
Periudha e Rilindjes kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mërgimi i shqiptarëve në Egjipt vazhdoi gjatë gjithë shekullit 19 dhe në tre dekadat e para të shekullit 20. Shqiptarët në Egjipt, me shoqëritë e tyre patriotike dhe veprimtaritë botuese, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen kombëtare shqiptare në fund të shekullit 19.[4] Shoqëria e parë shqiptare në Egjipt u themelua në vitin 1875, dhe shumë të tjera pasuan. Me disa përjashtime, shumica e veprimtarëve ishin anëtarë të arsimuar të komunitetit ortodoks nga Shqipëria jugore, që bashkëjetonin në afërsi të komuniteteve greke. Disa prej tyre botuan artikuj në gazetat e komunitetit grek, shpesh duke polemizuar në lidhje me identitetin shqiptar.[5]
Figura nacionaliste dhe shkrimtarë siç janë Thimi Mitko, Spiro Dine, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thanas Tashko, Stefan Zurani, Andon Zako Çajupi,Mihal Zallari,Milo Duçi,Loni Logori,Qerim Haxhiu,Fan Noli, Aleksandër Xhuvani dhe shumë të tjerë ishin të gjithë aktiv në Egjipt në një pikë të karrierës së tyre. Disa prej tyre e përdorën atë si zgjidhje të përkohshme para se të vendoseshin në SHBA apo gjetkë,ndërsa disa të tjerë u vendosën përgjithmonë.Spiro Dine themeloi në vitin 1881 degën lokale të Shoqërisë e të shtypurit shkronjavet shqip në Shibin Al Kaum, si pararendëse e Mësonjtores së parë shqipe në Korçë.[6]
Shumë gazeta dhe koleksione do të botohen, siç janë "Shkopi", "Rrufeja", "Bleta shqiptare" etj. Organizatat të shquara shqiptare ishin: Vëllazëria Shqiptare, e themeluar më 1 maj 1894 në Beni Suef, dhe Bashkimi, e cila gjendej kudo në vendet e populluara shqiptare dhe të mërgatës.
Ishte një zyrtar i lartë shqiptar në Egjipt, i cili sponsoroj operën "Aida" të Xhuzepe Verdit në Shtëpinë hidive të Operas në vitin 1871.[7]
Periudha e hershme e shekullit 20
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1922, Milo Duçi themeloi Shoqërinë botonjesé Shqipetare në Kajro. Më vonë në shekullin 20, komuniteti bektashian shqiptar kishte teqenë e vet në Egjipt, të vendosur në periferi të Kajros, e cila u kryesuar nga Baba Ahmet Sirri Glina nga Përmeti.[4]
Periudha e rënies
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pak shqiptarë do të vazhdonin të vinin në Egjipt, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht për t'i shpëtuar regjimit komunist, të vendosur në nëntor të vitit 1944. Ndër ta ishin Baba Rexhebi, një murg bektashi, ish-ministrat Mirash Ivanaj e Branko Merxhanit, dhe madje vetë Mbreti Zog me familjen e tij. Komuniteti shqiptar mbijetoi në Egjipt deri pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi Mbreti Zog dhe familja mbretërore shqiptare u detyrua të largoheshin nga Shqipëria gjatë luftës, ata u strehuan në Egjipt në vitet 1946–1955 dhe u pritën nga Mbreti Faruk që mbretëroi në vitet 1936–1952, i cili si një pasardhës i Mehmet Ali Pashës, ishte vetë me origjinë shqiptare.
Me ardhjen në pushtet të Gamal Abdel Naserit dhe rritjen e nacionalizimit arab në Egjiptit, jo vetëm familja mbretërore, por edhe i gjithë komunitetin shqiptar me rreth 4,000 familje u detyruan të largoheshin nga vendi, duke mbyllur kapitullin shqiptar në Egjipt. Pjesa më e madhe e komunitetit bektashian u shpërngul në SHBA apo Kanada.[8]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Një arnaut duke tymosur (Jean-Léon Gérôme)
-
Një arnaut në Kajro (Jean-Léon Gérôme)
-
Një arnaut me dy qenë (Jean-Léon Gérôme)
-
Një arnaut duke u falur në shkretëtirë (Jean-Léon Gérôme)
-
Falja e namazit në shtëpinë e një kreu arnaut (Jean-Léon Gérôme)
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e shqiptarëve në Egjipt
- Shqipëria nën sundimin osman
- Rilindja Kombëtare shqiptare
- Shqiptarët në Turqi
- Shqiptarët në Siri
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kathleen W. Fraser (2014), Before They Were Belly Dancers: European Accounts of Female Entertainers in Egypt, 1760-1870, McFarland, fq. 92, ISBN 978-0786494330
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Patrick Richard Carstens (2014), The Encyclopædia of Egypt during the Reign of the Mehemet Ali Dynasty 1798-1952, FriesenPress, fq. 753, ASIN B00MH7FQHG
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ International Journal of Turkish Studies, Volume 8, Issues 1-2 - University of Wisconsin, 2002 (pg.130)
- ^ a b Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, HISTORICAL DICTIONARIES OF EUROPE, vëll. 75 (bot. 2), The Scarecrow Press, Inc., fq. 125-126, ISBN 978-0-8108-6188-6
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Albanian Greek-Orthodox Intellectuals - Elias G. Skoulidas". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2019. Marrë më 28 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Robert Elsie (19 mars 2010). Historical Dictionary of Albania (bot. 2). Scarecrow Press. fq. 111. ISBN 978-0810861886.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Frances Trix (2009), The Sufi Journey of Baba Rexheb, University of Pennsylvania Museum of Archaeology and Anthropology, fq. 107, ISBN 978-1934536124
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Curtis, Edward E. (2010). Encyclopedia of Muslim-American History, Volume 1. Infobase publishing. ISBN 0-8160-7575-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)