Xhamia Sulltan Mehmet Fatih (Xhamia e Madhe)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Xhami “Sulltan Mehmet Fatih” është në rrugën “Nazim Gafurri”, oborri i saj është në formë trekëndëshi dhe kufizohet me tri rrugë, dy rrugët anësorë qojnë drejt tregut të gjelbër, ndërsa rruga në anën e kiblës në anë djathit shkon (qonë) drejt qendrës së tashmë të qytetit, ndërsa në anën e majtë drejt parkut “Gërmia”.

Pamja e Xhamisë nga jashtë.

Objekte të rëndësishme afër xhamisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pjesën lindore të xhamisë përtej rruge gjenden “Sahat Kulla”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Teqeja e Kadirive dhe ndërtesa e AShAK, kurse ne jug të xhamisë është Hamami i Sulltan Mehmet Fatihut. Në oborrin e xhamisë është shatërvani nga mermeri. Shatërvani është i mbuluar me çati me qeremide dhe ka 16 çezme që shërbejnë për marrjen e abdesit.

Historiku i xhamisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Xhamia e SuI/tan Mehmedit II (Fatihut) në Prishtinë, që njihet edhe si xhamia e madhe e Prishtinës, është ndërtuar me urdhër të Sulltan Mehmedit II në vitin 865 hixhri (1460/61), 8 vjet pas çlirimit të Stambollit. Mbishkrimi i xhamisë gjendet mbi derën e xhamisë, mbi një copë të bukur mermeri me ngjyrë të zezë e përbërë prej katër rreshtave, në të cilin thuhet.

Sulltan Mehmed Fatihu baba i pushtimeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë kohës së sundimit të vet ndërtoi xhaminë dhe zhvilloi kulturën në Perandori. Besimtarëve iu dha qetësia shpirtëror, duke u ndërtuar kopshti i Xhennetit.

Këtë ai e kishte quajtur si më të mirën vepër të tij, duke e thënë datën e ndërtimit me këto fjalë : “Ixhmai nehari” (mbledhja ditore) viti 865 hixhri”. Nga mbishkrimi shihet se sulltan Mehmet Fatihu e ka ndërtuar këtë xhami në vitin 865 sipas hixhrit, që i përgjigjet vitit 1461 të erës sonë

Ndërtimi i Xhamisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne rea1izirnin e këtij objekti sakral si material ndërtimor konstruktiv është përdorur guri i latuar. Ndërkaq faqet e brendshme te mureve janë me tulla dhe të suvatuara. Sa u përket dekorimeve plastike, kjo është mjaft modeste, sado që ajo në një masë re vogël prezantohet në forme relievi të imët në minare si stalaktite në mihrab dhe në kapitole e shtylla te hajatit.

Xhamai është e ndërtuar sipas shkollës arkitektonike të Brusës. Xhamia është godine një hapësinore me kubenë me dimensione prej 14 m. Është ndërtuar me tulla nga brenda e me gurë të gdhendur nga jashtë. Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih” (xhamia e madhe) është e ndërtuar në stilin e “Ullu Xhamisë” që gjendet në Bursa, është e stolisur shumë bukur, dhe është ndër projektet me bukuri të rrallë të kohës kur është ndërtuar. Xhamia është e ndërtuar me gurë të mëdhenj katrorë. Në mes ka kupolën kryesore në madhësi prej 13,50 m, kurse nga të katër anët gjinden kupolat me tre kënde.

Kupola kryesore dhe kupolat tjera mbulojnë këtë projekt madhështorë. Minarja e lartë, e hollë dhe e bukur është e ndërtuar gjithashtu prej gurëve. Kapaku i minares, kupola kryesore dhe tre kupolat e vegjël përpara janë të mbuluara me plumb. Sikurse xhamia po ashtu edhe minarja nuk janë të suvatuar. Maja e minares është e mbuluar me bronz. Kur shikohet minarja mund të vërehet se ballkoni dhe pjesa e epërme e minares është e rinovuar. Në xhami gjate viteve 1961 e 1962 u zhvilluan punimet në konservimin e tremes, ndërsa gjate viteve 1964 deri 1967 punime mjaft te ndërlikuara në sanimin e minares, kur u rrënua dhe u rimuros minarja mbi lartësinë prej 17 metrash.

Xhamia e Madhe përbehet nga këto pjese : salla e lutjeve (faljeve), hajati (portiku) dhe minarja.

Brendia e xhamisë[redakto | redakto tekstin burimor]

1. Brendia e xhamisë (Salla për namaz) Brendia e xhamisë (Salla për namaz) ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kube. Kjo salle ka planimetrin katrore me përmasa 14 m dhe në të hyhet nga porta, që është e mbuluar me arkitrah. Salla me vëllimin e saj unik është e mbuluar me kube të konstruktuar drejtpërdrejt mbi te nëpërmjet pandantivave në qoshe. Xhami është e shtuar me tepi bashkëkohore. Dimensionet e xhamisë në matjen e jashtme janë 17,55 m x 18,00 m pa llogaritur hajatin i cili ka 5,90 m. Ndërsa brendia e sallës së xhamisë 14,00 m x 14,00 m. Madhësia e xhamisë mesatarisht thuhet se është 900 metra katrorë. Xhamia ka vend për 800 njerëz.

Mahfili[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbi derën e hyrjes gjendet mahfili nga druri i cili është pak i thellë në lartësi prej 3,50 m nga toka që mbahet nga 6 shtylla të drurit. Gjerësia e Mafilit është 2,55 m. Në mahfil hyhet nga dritarja e djathtë më anë të shkallëve. Shkallët janë brenda murit.

Mihrabi[redakto | redakto tekstin burimor]

Mihrabi i xhamisë është nga mermeri dhe është mjaft e zbukuruar. Mihrabi është ne vend të lartë dhe në harmoni me stolitë e xhamisë.

Minberi[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe minberi i xhamisë është një monumentale, është i ndërtuar sipas traditës dhe stilit osman. Minberi i xhamisë është i ndërtuar nga mermeri është mjaft i bukur. Tre qoshet e tij, bukuria e vendosje së tyre dëshmon për mjeshtërinë e ndërtimit. Hyrja e minberit është e stolisur me një kurorë të bukur. Në minber është i vendosur një dritare e vogël por mjaft e bukur. Tre qoshet janë të punuara me nga një rozetë. Minberi është i bojatisur me ngjyrë jeshile, por ka edhe disa ornomente të bukura që përshtaten me harmoninë e xhamisë, këtu duhet veçuar ornamentet që gjenden në dy anët e minberit. Minberi ka 10 shkallë ndërsa gjerësia e tij është 1,10 m.

Dritaret[redakto | redakto tekstin burimor]

Xhamia ka 37 dritare në madhësi të ndryshme. Dritaret janë të vendosura në katër nivele. Dritaret, e nivelit të parë të pos që janë më të mëdha brenda kanë kapakun e bukur nga druri. Në të katër anët xhamia ka nga dy dritare të tilla që do të thotë 8 sish. Ndërsa në dritaret e nivelit të dyte janë më të vogla dhe në tri anë ka nga tri dritare, ndërsa ana e hyrjes kryesore nuk ka këso dritare.

Dritaret e niveli të tretë janë më të vogla dhe në të katër anët ka nga 2 dritare, me të vetmin përjashtim që dritaret nga hyrja qendrore kanë formën e rrumbullakët. Punimet e kapakëve te dritareve të kibles janë shumë të bukura. Kurse kapakët e dritareve tjera edhe pse janë ndërruar janë të bukura.

Dritaret e niveli të katër janë ato të bazës së kupolës ku janë 12 dritare, që do të thotë se kubja qendrore e xhamisë është në bazën 12 këndesh.

Dera hyrëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Dera e xhamisë është ndërtuar me pllaka të cilat në pjesën e epërme kanë formë të yllit 12 këndor. Sot dera e xhamisë është e ngjyrosur me ngjyrë jeshile. Dera e xhamisë hapet në dy anët.

Kupola qendrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Kupola kryesore mbahet nga qoshet trekëndëshe dhe nuk është shumë e lartë. Gurët të cilët e rrethojnë kupolën i japin një bukuri tjetër xhamisë. Kupolat e pjesës së fundit të vendit të xhematit përbëhen nga pesë pjesë dhe janë tetë këndesh.

Hajati[redakto | redakto tekstin burimor]

Hajati (portiku) i xhamisë ka një zgjidhje tradicionale të këtyre ambienteve. Hajati mbulohet me tri kube të vogla ë njëjta. Kubet e hajatit janë në nivel më të ulët se kubeja kryesore dhe me dinamiken e me kontrastet e tyre ndikojnë në vlerën estetike të objektit. Kubetë janë të mbuluara me mbulese të plumbit

Minarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Si pjese e pandare dhe me rëndësi është edhe minarja, e cila zakonisht është në vend të djathtë re sallës se lutjeve. Minarja si pjesë konstruktive-arkitektonike dhe funksionale veçohet për poligonalitetin dhe elegancën e saj. Si element i minares është edhe sherifja e cila shërben për kryerjen e ceremonive të caktuara fetare : thirrja e ezanit. Minarja shumë këndshe shpreh tendencën e hollësisë maksimale. Hyrja për në minaret është jashtë xhamisë, Minarja e xhamie është e lartë 120 shkallë, kurse në lartësi është shtathollë.

Maja e minares është e mbuluar me bronz.

Pamja e minares në prapavi të hamamit të madh.

Vlerat artistike të xhamisë arti ne kupolë[redakto | redakto tekstin burimor]

Brendia është e dekoruar me ornamentikë bimorë. Duke marre parasysh dimensionet (14,14 m x 14.14 m), konstruksionin, realizimin dhe elementet dekorative së bashku me kohën e ndërtimit, kjo xhami është një ndër objektet më të rëndësishme dhe më të vlefshme të periudhës osmane ndër ne.

Në këtë objekt monumental na prezantohen edhe dekorimet pikturave të realizuara në seko teknikë. Këto rea1izime të pikturave murale dekorojnë sallën e lutjeve me kube si dhe hajatin e xhamisë. Këtu, pos luleve të stilizuara, prezantohen edhe figura gjeometrike, motive arkitektonike, selvi dhe motivi i rrushit. Piktura është përqendruar kryesisht në dritare të sallës së lutjeve, në harqe dhe në padantive në kurore ku nga sistemi konstruktiv pandantiv kalohet në kube. Dekorime kemi edhe n vetë kubenë e objektit. Në piktura murale të xhamisë dominon ngjyra e kaltër me nuanca të saj dhe e përhimëta. Rozeta si nje tërësi kompozicionale është realizuar me ngjyre të kuqe (qeramidhe) me të gjelbër, të përhimet dhe të zeze. E zeza kryesisht i konturon motivet florale dhe gjeometrike të rozetës.

Në mes të kupolës gjendet një rozetë. Pjesa e epërme e kupolës është e punuar me motive trëndafili dhe gjethe të bimëve. Figurat janë të punuara më një art mallëngjyes, figurat janë me ngjyrë të kaltër, të gjelbër dhe të kuqe dhe shtrihen deri te dritaret e poshtme.

Ilustrimet në kupolat e hajatit[redakto | redakto tekstin burimor]

Brendësia e dritareve në pjesën jugore është e zbukuruar me shkrime të bukura. Në pjesën jugore dritaret e epërme janë ne formë gjysmë harku dhe xhamat i kanë ne forme trëndafili.

Në saje të elementeve konstruktive, formës arkitektonike, proporcioneve dhe vlerës estetike të objektit, kjo xhami bënë pjesë në rendin e ndërtimeve me të vjetra të realizimeve arkitektonike të konfesionit islam jo vetëm në Prishtinë e në Kosovë, por edhe më gjerë.

Gjendja e xhamisë sot[redakto | redakto tekstin burimor]

Me gjithë që xhamia “Sulltan Mehmet-Fatih” është një ndër monumentet e rralla të trashëgimisë islame jo vetëm në venin tonë por edhe më gjerë, si për kah aseptik historik, ashtu edhe nga ana arkitektonike dhe artistike, edhe pse xhamia prej kohësh është shpaluar si objekt monumental i mbrojtur Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, xhami sot gjendet në një situatë shumë të rëndë, e për këtë kanë ndikuar shumë faktorë :

  • 1. qasja jo adekuate ndaj objekteve të trashëgimisë islame
  • 2. mostrajtimi adekuat me masa restauruese dhe konzevuese siç e kërkon një objekt i mesjetës
  • 3. moskujdesi i duhur nga institucionet kompetente
  • 4. dëmtimet nga koha
  • 5. atakimi nga ndërtimit për rreth madje edhe në vet oborrin e xhamisë
  • 6. atakimi nga rruga përball xhamisë sidomos kur lëvizin mjetet me tonazh të madh
  • 7. atakimi nga të reshurat atmosferike

Dëmtimi i xhamisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjithë këta faktor kane ndikuar që xhami sot është në një gjende të vështirë madje shtyllat që mbajnë kupolat e hajatit kanë lëvizur për disa centimetra dhe rrezikojnë që në një të ardhme të afet të bijë, ndërsa në kupolën qendrore në disa vende depërtojnë të reshurat atmosferike gjë që rrezikojnë stabilitetin e saj. Në gjendje të vështirë është edhe pjesa e poshtme e minares ngase pjesa e epërme është restaurua në vitet e 60 të shekullit të shkuar. Në gjendej hiq më të mirë nuk është as ana e jashtme e kbiles se xhamisë e cila i nënshtrohet një atakimi të rëndë nga rruga-trotuari që kalon rreth xhamisë. Këtu xhamia atakohet nga të reshurat atmosferike që bien në trotuarin e çimentuar dhe nga mjeteve me tonazh të madhe të cilat atakojnë sidomos murin rreth tokës kjo mund të vret shumë qartë.

Edhe brendia e xhamisë lenë shumë për të dëshiruar, është bërë elektrifikimi jo adekuat me harminë e xhamisë, për çudi janë hequr kandilat dhe janë zëvendësuar me një të ashtuquajtur llambander postmodern, ndërsa tash së fundi megjithëqë objekt i mesjetë dhe objekt monumental në dy anët e xhamisë janë vendosur klimatizues modern. Duhet thënë edhe këtë se edhe anës artistike të xhamisë nuk i është kushtuar kujdes meritor në shumë raste është dëmtuar duke vendosur në murin e xhamisë levha dhe gjëra të ndryshme. Ajo që bie në sy për të keq është se brenda xhamisë me të hyrë në anën e majtë tash e sa kohë është improvizuar një dhomë me material druri, kjo dhe veprime që përmendem më lartë mendoj se nuk duhet toleruar në një objekt monument.

Por, në përfundim duhet thënë se disa veprime që janë bërë në xhami janë të riparueshëm por duhet shtuar kujdesi institucional që xhamia sa më parë të restaurohet dhe të trajtohen sipas norma adekuate si objekt i rëndësi së veçantë, si objekt kulture që në vete ngërthen vlera të çmuara nga e kaluar jonë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]