Yuto Nagatomo
Nagatomo duke luajtur për Interin në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Yuto Nagatomo | ||
Datëlindja | 12 shtator 1986 | ||
Vendlindja | Saijō, Ehime, Japoni | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[1] | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2004 | Higashi Fukuoka High School | ||
2005–2007 | Meiji University | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2010 | Tokyo | 72 | (5) |
2010–2011 | → Cesena (huazim) | 16 | (0) |
2011–2018 | Internazionale | 75 | (6) |
2018–2020 | Galatasaray | 47 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008– | Japonia | 122 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 dhjetor 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 nëntor 2019 |
Yuto Nagatomo (lindur më 12 shtator 1986) është një futbollist profesionist japonez i cili luan si mbrojtës i majtë për kombëtaren japoneze.[2]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nagatomo filloi të luaj futboll në kopësht dhe ishte lojtar i mirë gjatë ditëve të shkollës, por kur u bë 20 vjeç, ai u bë i panjohur në komunitetin futbollistik të Japonisë. Kur ishte 12 vjeç, ai u përpoq shumë për tu bashkuar me skuadrën e të rinjëve të Ehime F.C., por dështoi dhe vazhdoi të luante në shkollën e tij.
FC Tokyo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cesena
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 10 korrik 2010, Nagatomo u ble nga klubi italian i Serie A, Cesena, me të cilën ai luajti në gjysmën e parë të sezonit 2010–11 si lojtar titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.[3][4] Përpara nisjes në Itali, Nagatomo mbajti një fjalim përpara 25,000 mijë tifozëve para fillimit të ndeshjes kundër Vissel Kobe më 17 korrik 2010.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Falë paraqitjeve të tij mbreslënëse te Cesena dhe Japonia në Kupën Aziatike 2011, Nagatomo u ble përfundimisht nga Interi në merkaton dimërore në janar 2011, duke u bërë lojtari i parë aziatik i klubit.[5] Cesena mori si shkëmbim mbrojtësin italian Davide Santon, i cili huazua deri në fund të sezonit.[6][7]
Sezoni 2010–11
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nagatomo mori fanellën me numrin 55 dhe bëri debutimin e tij me ekipin më 6 shkurt në ndeshjen e kampionatit kundër Romës, ku ai zëvëndësoi holandezin Wesley Sneijder në pjesën e dytë me Interin që fitoi 5–3.[8] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhjetë ditë më pas në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës në shtëpi.[9] Më 6 mars, Nagatomo regjistroi golin e tij të parë me Zikaltrit në një fitore 5–2 me Genoën në San Siro.[10]
Më 15 mars 2011, për të treguar solidaritet për vendin e tij pas tërmertit dhe tsunamit katastrofal që kishte ndodhur javën e kaluar, ai vendosi një flamur japonez (me mbishkrimin "You'll Never Walk Alone" [Ju kurrë nuk do të ecni vetëm], një thirrje e ish skuadrës së tij në Tokjo, në fushën e Allianz Arena në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër gjermanëve të Bayern München.[11] Ai u aktivizua si zëvëndësues në këtë ndeshje, duke bërë edhe debutimin e tij në këtë kompeticion, me Interin që fitoi 3–2 dhe u kualifikua në çerek-finale falë rregullit të golit jashtë fushe.[12] Pas përfundimit të sezonit, Interi arriti marrëveshje me Cesenën për blerjen përfundimtare të Nagatomos dhe si shkëmbim ata do të merrnin para, Megjithatë, Cesena mori si shkëmbim edhe kartonët e lojtarëve Luca Garritano (700,000 €) dhe Luca Caldirola.
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nagatomo e nisi sezonin 2011–12 duke luajtur 62 minuta në ndeshjen e parë të sezonit në Seria A ku Inter u mposht nga Palermo me rezultatin 4–3.[13] Më 27 shtator, ai asistoi për herë të parë në Ligën e Kampioneve në një fitore 3–2 në Moskë kundër CSKA-së në fazën e grupeve.[14] Goli i tij i parë i sezonit erdhi më 10 dhjetor në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Fiorentinës në javën e 15të të Serie A, e cila u pasua nga një tjetër gol tre ditë më vonë në një fitore minimale 1–0 në transfertë kundër Genoas.[15][16] Interi e mbylli vitin 2011 me një fitore komode 4–1 kundër Lecces, ku Nagatomo ishte protagonist me dy asiste.[17]
Më 11 prill 2012, Nagatomo fitoi një penallti e cila u shënua në gol nga Diego Milito në fitoren 2–1 kundër Sienës në San Siro.[18] Ai e mbylli sezonin me 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përshirë 35 në Serie A, ku Interi u rendit në vendin e gjashtë me 58 pikë duke mos u kualfikuar për herë të parë në Ligën e Kampioneve pas dhjetë vitesh.
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Inter e nisi sezonin e ri në fazën play-off të Ligës së Evropës ku u përballën me klubin kroat Hajduk Split. Në ndeshjen e parë në Stadion Poljud, Nagatomo shënoi një nga golat e fitores 3–0 të Zikaltërve.[19] Në ndeshjen e javës së dytë të fazës së grupeve të kompeticionit, Nagatomo regjistroi golin e dytë të sezonit në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Rubin Kazan; goli i tij erdhi në minutën e 92të.[20] Më 7 tetor 2012, Nagatomo u ndëshkua me karton të kuq për herë të parë si lojtar i Interit në derbin kundër Milanit, duke u përjashtuar në minutën e 48të pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një prekje të topit me dorë; megjithatë, Interi fitoi 1–0.[21] Më 3 nëntor, Nagatomo ishte progatonist në ndeshjen ndaj Juventusit duke asistuar golin e tretë të ekipit të tij të shënuar nga Palacio; Interi fitoi 3–1 në transfertë duke i shkaktuar vendasve humbjen e parë vendasve në stadiumin e ri pas 49 ndeshjesh.[22][23] Kjo fitore e dërgoi Interin në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Juventusi, megjithatë ekipi pësoi rënje duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e rradhës, gjë që lejoi Juventusin të shkëputej sërisht.
Më 5 janar 2014, Nagatomo firmosi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin.[24] Më 14 prill, gjatë humbjes 2–0 në transfertë kundër Cagliarit, Nagatomo pësoi një dëmtim duke ndrydhur kaviljen e majtë. Kjo gjë bëri që ai të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[25] Ai e mbylli sezonin e tretë në Milano me 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me 25 prej tyre në Serie A, dhe me dy gola, me Interin që zhvilloi një nga sezonet më negativë në historinë e tyre.[26]
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nagatomo nisi sezonin e katërt me Interin duke shënuar golin e parë të fitores 2–0 kundër Genoas më 25 gusht 2013 në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14 në Serie A.[27] Ai e gjeti sërisht rrugën e rrjetën në ndeshjen e javës së dytë ku Interi fitoi 3–0 kundër Catanias në transfertë.[28] Më 22 shtator, ai regjistroi asistin e parë sezonal në suksesin rekord 7–0 kundër ekipit të sapongjitur Sassuolos.[29]
Në nëntor, Nagatomo shënoi në fitoren 2–0 kundër Livornos,[30] e cila u pasua nga një tjetër gol në dhjetor në humbjen 4–2 në Stadio San Paolo kundër Napolit,[31] si dhe kontriboi në fitoren 1–0 në derbi kundër Milanit në ndeshjen e fundit të vitit.[32] Nën drejtimin e trajnerit Walter Mazzarri, Nagatomo shijoi sezonin e tij më produktiv, duke regjistruar pesë gola dhe gjashtë asiste në kampionat ku Interi u rendit në vendin e katërt.
Sezoni 2014–15
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kupa e Botës 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kupa e Azisë 2011
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kupa e Konfederatave 2013
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kupa e Botës 2014
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nagatomo ka lindur në Saijō, Ehime më 12 shtator 1986. Gjyshi i tij, Yoshida Tatsuo dhe vëllai i gjyshit të tij Minoru kanë qënë çiklistë të famshëm profesionistë ku konkuronin në Keirin.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Europa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
FC Tokyo | 2007 | J.League Division 1 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | |||
2008 | 29 | 3 | 3 | 0 | 3 | 0 | — | — | 35 | 3 | ||||
2009 | 31 | 1 | 1 | 0 | 4 | 1 | — | — | 36 | 2 | ||||
2010 | 12 | 1 | — | 1 | 0 | — | — | 13 | 1 | |||||
Total | 72 | 5 | 4 | 0 | 9 | 1 | — | — | 85 | 6 | ||||
Cesena (huazim) | 2010–11 | Serie A | 16 | 0 | 0 | 0 | — | — | — | 16 | 0 | |||
Internazionale | 2010–11 | Serie A | 13 | 2 | 3 | 0 | — | 3 | 0 | — | 19 | 2 | ||
2011–12 | 35 | 2 | 1 | 0 | — | 7 | 0 | — | 43 | 2 | ||||
2012–13 | 25 | 0 | 2 | 0 | — | 8 | 2 | — | 35 | 2 | ||||
2013–14 | 34 | 5 | 2 | 0 | — | — | — | 36 | 5 | |||||
2014–15 | 14 | 0 | 1 | 0 | — | 3 | 0 | — | 18 | 0 | ||||
2015–16 | 22 | 0 | 4 | 0 | — | — | — | 26 | 0 | |||||
2016–17 | 16 | 0 | 0 | 0 | — | 4 | 0 | — | 20 | 0 | ||||
2017–18 | 11 | 0 | 2 | 0 | — | — | — | 13 | 0 | |||||
Gjithsej | 170 | 9 | 15 | 0 | — | 25 | 2 | — | 210 | 11 | ||||
Galatasaray (huazim) | 2017–18 | Süper Lig | 15 | 0 | 1 | 0 | — | — | — | 16 | 0 | |||
Galatasaray | 2018–19 | 17 | 1 | 0 | 0 | — | 7 | 0 | 1 | 0 | 25 | 1 | ||
2019–20 | 15 | 1 | 2 | 1 | — | 6 | 0 | 1 | 0 | 24 | 2 | |||
Gjithsej | 47 | 2 | 3 | 1 | — | 13 | 0 | 2 | 0 | 65 | 3 | |||
Gjithsej karriera | 305 | 16 | 22 | 1 | 9 | 1 | 38 | 2 | 2 | 0 | 376 | 20 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Yuto Nagatomo" (në anglisht). Eurosport. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2013. Marrë më 25 dhjetor 2012.
- ^ a b "Yuto Nagatomo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 dhjetor 2012.
- ^ "Il difensore giapponese Yuto Nagatomo al Cesena" [Mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo te Cesena] (në italisht). A.C. Cesena. 14 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2018. Marrë më 16 korrik 2010.
- ^ "長友佑都選手 チェゼーナへ期限付き移籍決定のお知らせ" [Lojtari Nagatomo Yuto te Cesena] (në japonisht). FC Tokyo. 14 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2010. Marrë më 31 janar 2011.
- ^ Emanuele Melfi (28 janar 2011). "Cesena, Nagatomo è tutto bianconero" [Cesena, Nagatomo tërësisht bardhezi] (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 31 janar 2011.
- ^ "Davide Santon è del Cesena, Nagatomo all'Inter" [Davide Santon është i Cesenës, Nagatomo te Inter] (në italisht). A.C. Cesena. 31 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2017. Marrë më 31 janar 2011.
- ^ "Yuto Nagatomo joins Inter" [Yuto Nagatomo i bashkohet Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 31 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 31 janar 2011.
- ^ "Inter-Roma 5-3, Che spettacolo!" [Inter-Roma 5-3 Cfarë spektakli!] (në italisht). Repubblica.it. 6 shkurt 2011. Marrë më 6 shkurt 2011.
- ^ "Fiorentina 1-2 Inter: Pazzini clinches it" [Fiorentina 1-2 Inter: Pazzini e vulos]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 16 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 16 shkurt 2011.
- ^ "Inter 5-2 Genoa". legaseriea.it (në italisht). Serie A. 6 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2011. Marrë më 6 mars 2011.
- ^ "長友が日の丸に「心は一つ」、欧州CLで被災地へメッセージ" (në japonisht). Reuters. 16 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2011. Marrë më 16 mars 2011.
- ^ Ian Holyman (15 mars 2011). "Bayern sunk by last-gasp Inter winner" [Bayern mbytet nga goli i fitores në frymën e fundit nga Interi] (në anglisht). UEFA. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Palermo 4-3 Inter Milan: Seven-goal thriller at Renzo Barbera" [Palermo 4-3 Inter: Ndeshje emocionuese me shtatë gola te Renzo Barbera]. sport360.com (në anglisht). 4 dhjetor 2013. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Zárate winner gets Inter going at CSKA" [Goli i fitores nga Zárate e dërgon Interin përpara te CSKA] (në anglisht). UEFA. 27 shtator 2011. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Inter 2-0 Fiorentina: Pazzini and Nagatomo lead Ranieri's side back to winning ways" [Inter 2-0 Fiorentina: Pazzini dhe Nagatomo udhëheqin ekipin e Ranierit në rrugët e fitores] (në anglisht). Goal.com. 10 dhjetor 2011. Marrë më 10 dhjetor 2011.
- ^ "Xhenovas i bie të fikët, Interi fiton sërisht". Panorama Sport. 13 dhjetor 2011. Marrë më 13 dhjetor 2011.
- ^ "Inter 4-1 Lecce: Nerazzurri recover from early setback to record confident victory" [Inter 4-1 Lecce: Zikaltrit rikuperohen nga disavantazhi në fillim për të regjistruar një fitore bindëse] (në anglisht). Goal.com. 21 dhjetor 2011. Marrë më 21 dhjetor 2011.
- ^ "Inter 2-1 Siena: Milito double clinches points and keeps Nerazzurri's slim Champions League hopes alive" [Inter 2-1 Siena: Dopieta e Militos vulos pikët dhe mban shpresat e pakta për Ligën e Kampioneve të Zikaltërve gjall] (në anglisht). Goal.com. 11 prill 2012. Marrë më 11 prill 2012.
- ^ "Hnk Hajduk Split vs. Internazionale 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 2 gusht 2012. Marrë më 2 gusht 2012.
- ^ "Nagatomo salvages Inter draw against Rubin" [Nagatomo i jep Interit një barazim kundër Rubinit] (në anglisht). UEFA. 20 shtator 2012. Marrë më 20 shtator 2012.
- ^ "AC Milan 0-1 Inter: Samuel header secures derby spoils for 10-man Nerazzurri" [AC Milan 0-1 Inter: Goli me kokë i Samuel i jep fitoren Zikaltërve me 10 lojtarë] (në anglisht). Goal.com. 7 tetor 2012. Marrë më 7 tetor 2012.
- ^ "Interi për titull, dorëzohet Juventusi". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Interi i frikshëm, mund Juven pas 49 fitoresh në Seria A". Panorama Sport. 3 nëntor 2012. Marrë më 3 nëntor 2012.
- ^ "Marcato: L'Inter e Nagatomo insieme fino al 2016" [Merkato: Interi dhe Nagatomo bashkë deri në vitin 2016]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 5 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2013. Marrë më 5 janar 2013.
- ^ "Interi në hall, Nagatomo e Gargano humbin sezonin". Panorama Sport. 16 prill 2012. Marrë më 16 prill 2012.
- ^ "Viti horror mbyllet me turp për Interin e Stramës". Panorama Sport. 21 maj 2013. Marrë më 21 maj 2013.
- ^ "Serie A, Inter 2–0 Genoa". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 25 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2020. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ "Super-Inter shkatërron Katanian, Maxarri në delir". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
- ^ "Dopietë e Diego Militos, Interi në qiellin e 7-të". Panorama Sport. 22 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.
- ^ "Interi përshëndet Moratin me fitore". Panorama Sport. 9 nëntor 2013. Marrë më 9 nëntor 2013.
- ^ "Napoli "poker" Interit, zikaltrit futen në krizë". Panorama Sport. 15 dhjetor 2013. Marrë më 15 dhjetor 2013.
- ^ "Gol me finte, Interi thyen Milanin në derbi". Panorama Sport. 22 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2013.
- ^ "Yuto Nagatomo > Club matches" [Yuto Nagatomo > Ndeshjet me klube] (në anglisht). World Football. Marrë më 25 dhjetor 2012.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te ESPN Arkivuar 3 janar 2013 tek Archive.today
- Lindje 1986
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë japonezë
- Futbollistë në kombëtaren japoneze
- Futbollistë në A.C. Cesena
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Galatasaray S.K.
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Süper Lig
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës