Ç'po bëhet me çështjen çame?
Appearance
Ç'po bëhet me çështjen çame? është libër i autores Miranda Vickers, e përktheu nga origjinali Xhevdet Shehu, kurse botoi Shtëpia botuese Bota Shqiptare, viti 2008 faqe 112.
Çështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke, sepse ai ka të bëjë me çështje ekonomike dhe nuk ka kuptim të shndërrohet në një çështje politike. Gjithsesi, ky qëndrim është sa i thjeshtëzuar, aq edhe i pasaktë, sepse çamët e shohin kompesimin financiar vetëm si një element në kërkesat e tyre.