Afera e inceneratorëve
Si afera ose çështja e inceneratorëve njihet vargu i hetimeve për dhënien me koncesion të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Prokurimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qeveria e Shqipërisë i hapi rrugën ndërtimit me koncesion tre inceneratorëve, me argumentin se Shqipëria ndodhej në një "emergjencë mjedisore".
Inceneratori i Elbasanit (2014)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koncesioni i parë u dha në 2014 për inceneratorin e Elbasanit. Kompania Albtek Energy sh.p.k. bën ofertë të pakërkuar, qeveria brenda dy muajsh mori vendimin për ndërtimin e inceneratorit, bëri termat e referencës dhe shpalli garën. Në garë mori pjesë vetëm Albtek Energy, që fitoi kontratën me vlerë rreth 22 milionë euro. Draft-kontrata parashikonte ndërtimin e inceneratorit brenda 16 muajve, por në kontratën e nënshkruar, afati i punimeve është 7 vjet.
Inceneratori i Fierit (2016)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrated Technology Services sh.p.k. me të njëjtën zyrë si Albtek Energy sh.p.k. dhe njësoj si ajo bëri ofertë të pakërkuar te Ministria e Mjedisit. Qeveria shpalli garën në vitin 2016 ku mori pjesë vetëm Integrated Technology Services dhe fitoi kontratë me vlerë 25 milionë euro. Draft-kontrata parashikonte përfundimin e punimeve për 2 vjet, ndërsa kontrata përfundimtare për 6 vjet.
Inceneratori i Tiranës (2017)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ministria e Mjedisit mori një letër me propozim të pakërkuar nga një kompani që ende nuk ekzistonte dhe tre muaj më vonë kompania u regjistrua në Holandë. Në vitin 2017, qeveria shpalli tenderin dhe kompania fitoi kontratën koncesionare 30-vjeçare, me vlerë 128 milionë euro.
Hetimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hetimet filluan në vitin 2020.
Akuzat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë procedurave të shpronësimit të tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë falsifikuar dokumentet duke e cilësuar tokën arë si tokë truall për të rritur vlerën e dëmshpërblimit. Me vendim qeverie, shteti ka paguar 46 299 060 lekë për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit. Si rrrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 lekë.
Nga hetimet e SPAK kanë rezultuar të dhëna se deputeti Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.
Të arrestuarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arrestimet e para për inceneratorin e Elbasanit 2021. Vala e dytë e arrestimeve, kësaj radhe për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit bashkë, ndodhi në vitin 2022. Më 29 mars 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 14 urdhër-arreste me kërkesë të SPAK-ut. U arrestuan 10 të dyshuar (4 me arrest shtëpie), teksa rëndohen sërish akuzat për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton, i pari ndodhej në arrest burgu, ndërsa i dyti ndohet në arrati.
SPAK-u akuzon gjithashtu Alqi Bllakon (deputet-PS) për korrupsion dhe shpërdorim detyre kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Duke qenë se Bllako është deputet, SPAK-u duhet të autorizohet nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e tij.
Personi i dyshuar | Detyra | Akuza | Masa e sigurisë | Zbatimi masës |
---|---|---|---|---|
Lefter Koka | Ministër i Mjedisit |
|
Arrest në burg | 14 dhjetor 2021 |
Alqi Bllako | Sekretar i Përgj. (Ministria e Mjedisit) |
|
Arrest në burg | 1 prill 2022 |
Klodian Zoto | Admistrator i Integrated Technology Services (Fier) |
|
Arrest në burg | në arrati |
Stela Gugallja | Administratore e Albtek Energy (Elbasan) |
|
Arrest në burg | në arrati |
Arenc Myrtezani | Administrator i inceneratorit të Fierit |
|
Arrest në burg | 29 mars 2022 |
Pëllumb Abeshi | Kryetar i Komisionit të Shpronësimit | Shpërdorimi i detyrës | Arrest në burg | 29 mars 2022 |
Serafin Papa | Nënkryetar i bashkisë Elbasan | Shpërdorimi i detyrës | Arrest shtëpie | 29 mars 2022 |
Florjan Muçaj | Nënkryetar i bashkisë Fier | Shpërdorimi i detyrës | Arrest në burg | 29 mars 2022 |
Etleva Kondi | Drejtore e koncesioneve (Min. Infra. dhe Energjisë) | Shpërdorimi i detyrës | Arrest shtëpie | 29 mars 2022 |
Bardhul Çabiri | Anëtar i Komisionit të Prokurimit (Elbasan) | Shpërdorimi i detyrës | Arrest në burg | 29 mars 2022 |
Jonida Zeqo | Shpërdorimi i detyrës | Arrest shtëpie | 29 mars 2022 | |
Azem Shatëri | Anëtar i Komisionit të Prokurimit (Fier) | Shpërdorimi i detyrës | Arrest në burg | 29 mars 2022 |
Erjon Murataj | Anëtar i Komisionit të Prokurimit (Fier) | Shpërdorimi i detyrës | Arrest në burg | 29 mars 2022 |
Sabina Cenameri | Anëtare e Komisionit të Prokurimit (Fier) | Shpërdorimi i detyrës | Arrest shtëpie | 29 mars 2022 |
Arben Dervishaj[1] | Mbikëqyrës i punimeve në Fier | Arrest në burg | 11 nëntor 2022 | |
Regan Merdani[1] | Administrator | Arrest në burg | 11 nëntor 2022 | |
Gentian Zifla[1] | Administrator | Arrest në burg | 11 nëntor 2022 | |
Enver Sheshi[1] | Administrator | Arrest në burg | 11 nëntor 2022 | |
Robert Shabani[1] | Përfaqësues ligjor & administrator | Arrest në burg | 11 nëntor 2022 | |
Taulant Tusha | Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës | Arrest me burg | 8 dhjetor 2023 | |
Bledar Karoli | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë | Arrest me burg | 8 dhjetor 2023 | |
Namik Simixhiu | Drejtor i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane | Arrest me burg | 8 dhjetor 2023 | |
Jetmir Llapaj | Ministria e Ekonomisë | Arrest me burg | 8 dhjetor 2023 | |
Alba Thoma | Ministria e Mjedisit | Arrest shtëpie | 8 dhjetor 2023 | |
Valbona Ballgjini | Ministria e Mjedisit | Arrest shtëpie | 8 dhjetor 2023 | |
Sidita Kopliku Temali | Anëtare e Komisionit për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës | Arrest shtëpie | 8 dhjetor 2023 | |
Sidita Tola | Arrest shtëpie | 8 dhjetor 2023 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://spak.al/2022/03/29/njoftim-46/ Arkivuar 12 prill 2022 tek Wayback Machine
https://euronews.al/vendi/aktualitet/2022/03/29/spak-kerkon-arrestimin-e-deputetit-te-ps-se/
https://www.monitor.al/spak-tregon-abuzimet-me-inceneratoret-e-fierit-dhe-elbasanit/