Ëndrra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pierre Puvis de Chavannes: Ëndrra, 1883.

Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit gjithmonë janë magjespsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashte mjedisevë laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t'u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji (greq. oniro - ëndërr dhe logos - fjalë; mësim, dije). Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMT. Truri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.

Mekanizmi i endrrave

Gjatë gjumit trupi juaj pëson disa ndryshime. Rritet adrenalina, presioni i gjakut gjithashtu, zemra rreh më shpejt. Bazuar në këtë koncept shpjegohet se përse personat me zemër të dobët mund të vdesin në gjumë. Zemra e tyre ndoshta nuk është në gjendje te përballojë goditjen e ndryshimeve të vazhdueshme në frymëmarrje dhe të rrahjeve të zemrës që ndodhin gjatë periudhës së ëndrrave. Ëndrrat ndodhin gjatë LSHS (Lëvizja e Shpejtë e Syve). Quhet kështu pasi sytë e mbyllur lëvizin shpejt majtas-djathatas. Gjatë LSHS ndodh në fazën e katërt të gjumit dhe përben 15-20% të kohës që ne fleme. Nga momenti që fillojmë të flemë, duhen 30-90 minuta derisa të fillojme të shohim ëndrra. Ne kalojmë ciklin e 4 fazave të gjumit dhe mund të hyjmë në fazën LSHS, 4-7 herë gjatë natës.

Llojet e ëndrrave

-Ëndrrat me "sy hapur" -> klasifikohen si shprehëse të nivelit te ndergjegjes midis gjumit dhe të qenit zgjuar. Ndosh gjatë orëve qe jemi zgjuar, kur e lemë imagjinatën e lirë.

-Ëndrrat e qarta -> ndodhin kur ju e kuptoni se po shihni ëndërr : "Prit një minutë. Kjo nuk është vecse një ëndërr!".

-Ëndrrat e frikshme -> janë ato që e bëjnë personin që fle, të zgjohet me ndjesinë e ankthit dhe frikës. Ëndrrat e frikshme mund të jenë përgjigje ndaj një traume apo situate të jetës së përditshme.

-Ëndrrat e përsëritura -> mund te përsëriten me një ndryshim të vogël në ngjarje apo temë. Kjo ndodh kur një konflikt në të mbetet i pazgjidhur.

-Ëndrrat kuruese -> shërbejnë si mesazhe për shëndetin.

-Ëndrrat profetike -> të cilave u referohemi edhe si ëndrrat paralajmëruese ose telepatike, janë ëndrrat që parashikojnë të ardhmen.

-Ëndrrat sinjalizuese -> mund të paralajmërojnë për ngjarje në të ardhmen, por disa i konsiderojnë këto ëndrra si thjesht koincidenca.

-Ëndrrat epike -> janë aq të mëdha, aq bindëse dhe të gjalla sa ju nuk mund ti anashkaloni. Detajet e ëndrrave të tilla mbeten tek ju për vite me radhë, njësoj sikur ta keni parë ëndrrën një natë më parë.

-Ëndrrat krijuese -> shumë artistë dhe shkencëtarë kanë marrë frymëzim nga ëndrrat për punën e tyre, në gjumë mendja mund të prodhojë ide, të cilat, kur zgjohesh mendja mund të mos i pranojë, pasi duken shumë të cuditshme.

Teoria e ëndrrave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teoria e ëndrrave sipas Froidit.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një teori e hershme me popullaritet për ëndrrat u paraqit nga Zigmund Froid (1900), i cili besonte se ëndërrat ishin rruga drejt psiqikës së pandërgjegjshme. Ai mendonte se konfliktet që na shqetësojnë ose ngjarjet që ne nuk mund t'i trajtojmë gjatë ditës kontribuojnë në ndërtimin e ëndërrave tona. Froidi dallonte përmbajtjen e shfaqur të ëndrrës (ajo ç'ka ne mbajmë mend nga ëndërrat) dhe përmbajtjen e pashfaqur të ëndrrës (mendimet dhe emocionet reale në ëndrrën e pandërgjegjshme).

Për të analizuar një ëndërr, nevojitet të përqëndrohemi te secili nga elementët ose simbolet e veçanta dhe të injorojmë çdo lidhje midis pjesëve të ëndrrës së shfaqur. Ëndrra e shfaqur është vërtet një përfaqësim i fshehur i dëshirave tona të pandërgjegjshme (të cilat, sipas Froidit, shpesh janë të papranueshme në shoqëri). Froidi besonte se përmbajtjen e një ëndrre e përcaktonin një numër procesesh. Në zhvendosje, ndjenjat emocionale zhvendosen nga një pbjekt te një tjetër. P.sh., urrejtja jote për një njëri, në ëndërr mund të shprehet si urrejtje për dikë tjetër. Në simbolizëm, përmbajtja e një ëndrre konvertohet në simbole të shfaqura. Froidi besonte se ëndrrat i fshihnin imazhet që paraqisnin dhe prandaj ishte e nevojshme që ato të interpretoheshin. Një pjesë e madhe e interpretimit të Froidit përqëndrohej te simbolizmi seksuel. P.sh., ai sugjeronte se organet gjenitale mashkullore, në ëndrra përfaqësoheshin nga simbole si shkopinj, shtylla, pemë, kama, heshta, revolverë, lapsa ose çekiçë; organet seksuale femërore nga gropa,zgavra, enë, shishe, kuti dhe xhepa. Problemi kryesor që ka kjo mënyrë interpretimi është se një simbol mund të mos kishte të njëjtin kuptim për çdo ëndërrues. P.sh., shkencëtarë të tjerë konstatojnë shumë më pak ëndrra seksuale sesa Froidi.

Teoria e sintezës se aktivimit.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas teorisë së Mc Carley dhe Hoffman, propozuar më 1981, truri realizon një aktivizim të vetvehtes dhe në një fazë të dytë sintetizon në ëndrra informacionin e krijuar.

Roli i ëndrrave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Endrra mundëson sadisfaksionin e maskuar të dëshirës së ndrydhur. Interpretimi i saj është "rruga mbretërore e cila mundëson ndërgjegjësimin e të pandërgjegjshmes gjatë jetës psiqike".[1] Analiza e ëndrrës mund të ndihmojë terapistin të "zbresë" në pavetëdijen e pacientit.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • [1] The Return of Suppressed Thoughts in Dreams.
  • [2] The Free Dictionary.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Freud, S. (1950). The interpretation of dreams. In J. Strachey (ed. and Trans.), The standard edition of the complete psychological works. London: Hogarth. (original work published 1900).