Jump to content

Ëndrra e doktorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ëndrra e doktorit roman me autor Besnik Mustafaj. Shtëpia botuese "Toena", Viti 2016. Faqet e librit 240.

Mbi librin:

Romani "Ëndrra e doktorit" përbën një rast të veçantë në letërsinë e sotme shqipe. Besnik Mustafaj ka rishkruar në prozë komedinë e njohur të Çajupit "Pas vdekjes". Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Përmes groteskut, kësaj here Besnik Mustafaj gjen përsëri rastin të prekë temat e tij të parapëlqyera, të lidhura me marrëdhënien dramatike të individit me Historinë në kontekstin e luhatjes midis Lindjes dhe Perëndimit, që e ka shoqëruar si një ankth qytetërimin shqiptar, ankth ky që e përshkon deri edhe qasjen e këtij individi ndaj dashurisë apo vdekjes.