Jump to content

Ëndrra me krahë dylli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

E gjithë poezia e librit "Ëndrra me krahë dylli"Ismet Aliut ndërtohet përmes një kontrasti të madh: ndeshjes rreth makrokozmosit dhe mikrokozmosit njerëzor.

Në atë hapësirë të dublifikuar, ku pafundësia e jashtme kontraston në pafundësinë e brendshme të hapësirës së universit dhe të njeriut, është një urith, një rrezik permanent që i kërcënohet qenies, ekzistencës,madje edhe vetë kuptimit të jetës.

Është verbësia, errësira e universit dhe verbësia e njeriut që inkarnohet në një qenie të nëntokës, që gjithçka e bart nga gremina...Asgjëja.

Së këndejmi, në poezinë e Ismet Aliut kemi një të folur të dendësuar, një reduksion të masës së lëndës gjuhësore, një tkurrje që përmbledh një energji të refleksit. Prandaj, për këtë poezi mund të themi se është e kuptimeve të dendura, e një refleksioni që fije pas fijes së kuptimit, figurë pas figure dhe nocion pas nocioni krijon një teksturë polikromatike.