100 Lekë (2002)
Appearance
100 Lekë është monedhë e emetuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2002 me tematikë "90-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë". Pamja kryesore: Portreti i Ismail Qemalit në qendër, vlera 100 Lekë dhe shkruar në hark sipër "Ismail Qemali", në hark poshtë "Vlorë 1912 - 2002". Pamja e pasme: Në qendër ka një libër dhe mbi të një pushkë dhe një penë; shkruar në hark poshtë "Shqipëri - Albania 2002". Kjo monedhë është prodhuar nga kompania "Monnaie de Paris", Francë. Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori Gentjan Gjikopulli.
Prerja: 100 Lekë
Materiali dhe pastërtia: 925/1000 Argjend
Pesha: 30 gr.
Diametri: 38 mm
Forma: e dhëmbëzuar
Tirazhi: 7.000 copë