Jump to content

16:9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Termi 16:9 në gjuhën e zakonshme mund të ketë disa kuptime si

  • Kodim anamorëf i DVD-së
  • 16:9 prezantues të fotografive (Televizori, Video-Projektori) që prezantojnë fotografitë në këtë proporcion.
  • 16:9 regjistrues të fotografive (Videokamera) të dimensioneve 16:9.
  • 16:9 module prezantuese të dimensioneve 4:3 dhe 16:9, varësisht nga prodhuesi interpretohet edhe ndryshe por kryesisht bëhet fjalë për prezantimin e fotografisë me lartësi 25% më të vogël se fotografia standarde.
  • 16:9 Filmat artistik të regjistruara në DVD-së me teknikën Pan & Scan që mundëson afrimin apo largimin e pikës së fokusuar (Zoom) prej teknikës standarde HDTV (1.920 për 1.080 gjegjësit 1280 për 720))

Formatet e dimensioneve të fotografive tek Televizorët klasikë janë 4:3 dhe në Video teknikë 3:2. Teknika fillestare e përdorur në projektorë të Kinemasë po ashtu ka qenë 1,33:1 deri 1,37:1 por tani është në përdorim zakonisht formati 1,66:1 deri 2,35:1 pasi që ky prezantim mund të projektohet më lehtë në Kinema, sepse për proporcionin 1,33:1 duhet një distancë vertikale më e madhe nga ulëset.

Televizorët klasik, janë pajisur me formatet 4:3 me qëllim, pasi që cilindri i vakumit për këtë format është lehtë të montohet dhe është i përshtatshëm. Trashësia e cilindrit nuk ka nevojë të jetë e madhe sikur se te projektimi 16:9 që të rezistojë shtypjes së jashtme. Për ndryshim nga projektimi në kinema, në Televizor ndërrimi i formateve është shumë më problematikë. Mirëpo pasi që po thuaj se të gjitha kinematë kanë mundësin e përdorimit të formateve mbi 1,78:1, që nga vitet e 90-ta tentohet që formati 4:3 të zëvendësohet me formatin 16:3. Këto tentativë shihen më së miri me futjen e teknikës PALplus që mundëson kodimin anamorf në DVD dhe DVB (të parapara për formatet mbi 16:9) dhe vendimit për futjen e formatit 16:9 si format standard në HDTV.

Ky proces (tentim) i ndryshimit të formatit prezantues si duket do të zgjasë edhe për një kohë të gjatë pasi që siç po shihet po thuajse të gjitha emisionet transmetohen në formatin 4:3.

Nga prodhuesit në ShBA është futur në përdorim etiketimi i Aparateve Televizive përpos shenjës së formatit 16:9 edhe shifra 177 si shenjë e këtij formati (pasi që 16:9 = 1.7777777).

Dallimet e formateve
4:3 (1.33:1) 16:9 (1.78:1)