21 dhjetor 1990
21 dhjetori 1990 njihet nga populli shqiptar si data kur janë hequr të gjitha monumentet, bustet, e imazhet e diktatorit Stalin në të gjithë Shqipërinë nga Shteti komunist me urdhër të qeverisë.
Heqja e monumentit të Stalinit nga bulevardi Dëshmorët e Kombit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumenti i Stalinit fillimisht u vendos më nëntor 1951 në vendin ku sot ndodhet monumenti i Skënderbeut me pas u zhvendos pas tij në skajin tjetër të sheshit pranë Galerisë së Arteve ishte vepër e artistit të madh sovietik Nikolai Tomski. Shteti shqiptar e detyruar nga koha dhe ngjarjet qe ndryshonin me rrëzimin e sistemeve komuniste nëpër botë, dhe pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990, vendosi heqjen e të gjitha monumenteve, busteve dhe imazheve të diktatorit sovietik Stalin pikërisht në natën e ditëlindjes së tij. Për të evituar përplasjen me popullin dhe acarimin e situatave Shteti komunist vendosi të ndërmarrë këtë veprim për të qetësuar ujrat. I pari që u hoq ishte monumenti në bulevardin Dëshmorët e Kombit në prani të shumë njerzve megjithëse binte deborë, pas tij u hoq monumenti tek kombinati i tekstileve dhe brenda një nate u hoqën të gjitha imazhet e tij në Shqipëri.