Neni 41 bis
Në legjislacionin italian Neni 41 bis Ligji nr.354 dt.26 korrik 1975[1], (Ligji mbi rregulloren e burgimit) është futur nëpërmjet ligjit nr.663 dt.10 tetor 1986. Ky ligj parashikon mundësinë nga Ministira e Drejtësisë për të pezulluar trajtimin normal të të burgosurit, dhe zëvendësimin më një trajtim më të ashpër e të rëndë, në raste të jashtëzakonshme e në raste rebelimi. Nëpërmjet një amendamenti të vitit 1992 shtrirja e këtij trajtimi të ashpër përfshin edhe të paraburgosurit në pritje të gjykimit, në raste terrorizmi e kërcenimi për sigurinë publike. Përfshihet edhe censurimi dhe kontrolli i postës për të evituar komunikimin dhe marrëdhëniet me organizatën kriminale jashtë burgut.[2] Njihet më shumë si masë e marrë ndaj mafiozve e kapo mafiozve italianë si Toto Rina.
Refenrencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ministero della Giustizia. Legislazione". Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2013. Marrë më 18 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Il regime di "carcere duro" ex art. 41-bis comma 2 o.p". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2011. Marrë më 18 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)