Jump to content

50 Lekë (2004)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga 50 Lekë viti 2004)

50 Lekë është monedhë e emetuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2004 me tematikë "Objekte të trashëgimisë kulturore" (Kostumet popullore në Shqipëri). Pamja kryesore: Elementi figurativ i paraqitur, përfaqëson kostumin tipik tradicional shqiptar me fustanellë për burra, i cili është përftuar nga një gravurë historike e shekullit XIX, periudhë në të cilën ky kostum përdorej në të gjithë trevat e Shqipërisë, në veri dhe në jug. Vetëm pas viteve '30 të të shekullit XX, ky kostum u përdor dhe vazhdon të përdoret në jug të Shqipërisë, ndërsa në veri u zëvendesua me kostumin me tirqe. Elementi që figura mban në dorë, është gjithashtu i njohur historikisht: quhet pushka e gjatë shqiptare dhe cilësohet e tillë në shumë dokumente historike të shekullit XVIII. Më saktë, nga autorët Poucquevilel dhe T. Ipen, etj., njihet me emrin "Le long fusil albanais". Pamja e pasme: Paraqiten dekoracione, të cilat janë stilizime të etnografise shqiptare. Ne hark poshtë ka të shkruar "SHQIPERI - ALBANIA 2004". Në formë të plotë të dyja pamjet e monedhës, pra simbolika e figurës dhe dekoracionet anësore, shprehin permbajtjen kombëtare të saj. Kjo monedhë është prodhuar nga kompania Polish State Mint (Mennica Panstwowa SA), Poloni. Vizatimet e monedhes janë realizuar nga piktori Artan Peqini.

Prerja: 50 Lekë

Materiali dhe pastërtia: CU75 Ni25

Pesha: 5,50 gr.

Diametri: 24,25 mm

Forma: e dhëmbëzuar

Ngjyra: e bardhë

Tirazhi: 200.000 copë