Jump to content

Abdullah Zajmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Është njëri nga veteranët e parë të arsimit shqip dhe të punes profesionale e shkencore.Shkollën fillore e kreu në Krumë të Hasit (1934), Shkollën Normale në Shkodër (1942) e Fakultetit Filozofik - Degën e gjuhës e të letërsisë shqipe në Beograd (1952). Karrierën e mësuesisë e filloi më 1942 në Prishtinë, por së shpejti nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë u dërgua në Suhodoll të Pazarit të Ri, ku punonin edhe Xhevdet Doda, Xhafer Xërxa, Xhemaludin Presheva, Hateme Shala etj.Më 1945 u riemërua mësues në Gjilan e një vit më vonë inspektor i shkollave shqipe në Drenicë, më 1952 profesor i Shkollës Normale në Gjakovë e në Prishtinë, ku më vonë punon edhe ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Fakultetin Juridiko-Ekonomik dhe bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik, prej ku më 1982 del në pension.Gjithashtu botoi artikuj e studime në periodikun e shtypin shqiptar.Për kontributin në arsim u shpërblye e u dekorua disa herë.Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha, me Drekretin Nr.811, dt. 11 prill 1994, e dekoroi për punën në hapjen dhe përparimin e shkollave shqipe në Kosovë në periudhën 1941-1944.[1]

  1. ^ Veseli, Abdylaziz (2004). Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: Pika 5 A. fq. 86. ISBN 9951-12-003-2.