Abdyl Veli el-Arkani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Abdul Wali Al Arkani (Arabisht: عبد الولي الأركاني; lindi më 1983) është imam i xhamisë Khadem Al Haramein Al Sharefein në Xheda, Arabia Saudite. Shejh El-Arkani e mësoi Kuranin në moshën 14 vjeçare së pari prej babait të tij, pastaj prej mësuesve të xhamive të ndryshme. Pastaj u zhvendos në Meke dhe ishte nxënës i disa imamëve si Shejh Harun Dahir, Shejh Muhammed Kabir, Shejh Muhammed Idriss Abbass dhe të tjerë.

Gjithashtu ai u bashkua në Institutin El Arkam Ibn Ebu El Arkam në Xhaminë e Shenjtë dhe diplomoi në vitin 1997. Ai u bë si imam për herë të parë në moshën 13 vjeçare në xhaminë e Shejh Muhammed Saleh Xhemal dhe xhamive të tjerë në Mekë para se të zhvendoset në Xhide.