Abercrombie & Fitch
Appearance
Abercrombie & Fitch (A & F) (shqiptohet Abërkrombi ënd Fiç) është një kompani amerikane me qendër në Nju Albani, Ohajo, që projekton, prodhon dhe shet veshje për moshat 18 deri 22 vjeç. Ajo ka mbi 300 dyqane në Shtetet e Bashkuara, dhe është zgjeruar ndërkombëtarisht.
Kompania gjithashtu zotëron tre markave të tjera: Abercrombie (veshje për fëmijë), Hollister Co, dhe Gilly Hicks.
Kompania hyri në tregun evropian në vitin 2007 me dyqanin e saj në Londër. Që atëherë, kompania ka hapur dyqane në Itali, Danimarkë, Francë, Spanjë dhe Gjermani. Dyqanet në Belgjikë dhe Irlandë u hapën në vitin 2011.