Jump to content

El-Biruniu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ebu Rejhan Muhamed ibn Ahmed el Biruni

Ebu Rejhan Muhamed ibën Ahmed el-Biruni ishte shkencëtar, gjeodez, gjeograf, mineralog, antropolog dhe mjek mysliman. Ai ishte një nga të parët që refuzoi astrologjinë.

El-Biruniu, dijetar persian i shekullit XI, u lind më 15 shtator 973 në Havarizm, që atëherë ishte pjesë e Dinastisë Abasite në Uzbekistanin e sotëm. Studioi matematikën dhe astronominë nën mbikëqyrjen e dijetarit Ebu Nasr Mensur, i cili ishte koleg i filozofit Ibn Sina dhe i historianit Ibn Miskevejh, që punonin së bashku në Universitetin dhe qendrën shkencore që kishte themeluar princi Ebu el Abbas Memun Havaraz-mshah. Ai po ashtu udhëtoi në Azinë Jugore, në Afganistanin e sotëm, pastaj shkoi edhe në Indi më 1030, ku mësoi gjuhët hinduse dhe studioi religjionin dhe filozofinë e këtij populli. Atje shkroi librin e tij Terkih el-Hind (Kronikat e Indisë)[1].

Punimet shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biruni ishte një kolos i vërtetë dhe enciklopedi e gjallë njerëzore; këtë e dëshmojnë edhe punimet e tij në disiplina të ndryshme shkencore, të cilat arrijnë numrin 146 në tërësi, ku bëjnë pjesë 35 libra mbi astronominë, 4 mbi astrolabët, 23 mbi astrologjinë, 5 mbi kronologjinë, 2 mbi matjen e kohës, 9 mbi gjeografinë, 10 mbi gjeodezinë, 15 mbi matematikën (8 mbi aritmetikën, 5 mbi gjeometrinë dhe 2 mbi trigonometrinë), 2 mbi mekanikën, 2 mbi mjekësinë dhe farmakologjinë, 1 mbi meteorologjinë, 2 mbi mineralogjinë dhe gurët e çmuar, 4 mbi historinë, 2 mbi Indinë, 3 mbi religjionin dhe filozofinë, 2 mbi magjinë, 16 punime letrare dhe 9 libra të paklasifikuar.

Në mesin e këtyre punimeve, vetëm 22 prej tyre kanë mbijetuar dhe vetëm 13 prej tyre janë botuar ; 6 nga punimet e tij që kanë mbijetuar janë mbi astronominë. Biruni punimet e tij i shkroi kryesisht në gjuhën arabe dhe persisht, pasi, përveç gjuhës së tij amtare të Havarizmit, ai dinte të fliste, të shkruante dhe të lexonte në disa gjuhë të huaja, përfshirë këtu gjuhën perse, gjuhën arabe, greke, hebraishte, sanskritishten dhe gjuhën e berberëve, ndërsa dinte të fliste edhe në gjuhën turke, hinduse dhe latine.

Biruni ishte hulumtues dhe studiues idukurive astronomike, të cilat shfaqeshin në gjithësi, veprimtari kjo në të cilën dha edhe mendime dhe konkluza, e po ashtu ishte edhe i përpiktë dhe kujdes të veçantë u kushtonte kalkulimeve, në mënyrë që të dhënat nga vëzhgimet që i bënte, të ishin sa më të sakta.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 21 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)