Adea Pula
Adea Pula | |
---|---|
Emri i lindjes | Adea Pula |
Lindi | 9 Maj 1995 |
Origjina | Gjakovë, Kosovë |
Adea Pula Lindi më 7 maj 1995 në Gjakovë. Adea filloi karrierën e saj si këngëtare për fëmijë, duke argëtuar gjeneratat e reja për vite me radhë. Shkollën fillore dhe të mesme I kreu në Prishtinë ku edhe ishte pjesë e programeve të ndryshme shkollore që mbaheshin në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren e shumë të tjera. Videoklipi i saj i parë ishte “Afrikani tungare“ që u realizua në vitin 2003, kënga e të cilit u shpërblye me çmimin e parë në festivalin “Polifest 2002“. Në 2003 realizoi albumin e saj të parë “Afrika“ ndërsa albumi i dytë u quajt “2 + 2 bëjnë 3“ që doli në Dhjetor të vitit 2004. Adea realizoi bashkëpunime të ndryshme në studio të ndryshme si atë të Naim Krasniqit, Ilir Beranit, Florent Boshnjakut, Burim Krasniqit, Aida Barakut, Armend Rexhepagiqit, Shpejtim Saracit, etj. Pas sukseseve të mëdha në këngët për fëmijë, Adea u largua nga muzika për shkak që ishte koha që ajo të largohej dhe të priste për kohën e duhur kur do të rikthehej pasi të kishte arritur pjekurinë e nevojshme vokale.
Si 13 vjeçare Adea filloi të këndonte për tinejxherë kur edhe ishte pjesëmarrëse në “Top Fest 5“ në vitin 2008 me këngën “Tinejxhere jam“. Po krijon këngë të reja dhe së shpejti do të rikthehet në tregun e muzikës për të rritur.