Admir Doçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Admir Doçi, lindur më 1982 në Tiranë, muzikantë, kitaristë shqiptar nga Shqipëria.

Admiri ka ndjekur mësimet në liceun e arteve "Jordan Misja" si dhe në Universitetin e arteve të Zyrihut të udhëhequra nga Anders Miolin. Pas diplomimit në vitin 2004 me cilësinë më të lartë, përfundoi shkallën "Master për performance".

Admir Doçi ka luajtur në kitarë në shumë festivale ndërkombëtare, si p. sh. : Musikfestwochen - Braunwald (Zvicër), Festival Boswiler Sommer (Zvicër), Liechtenstein Guitar Days (Lihtenshtajn), Allegretto Albania (Shqipëri), Festivali i Ohrit (Maqedoni), etj. Për pos luajtjeve të tij në festivale, Doçi ka luajtur edhe për operë, ndër të cilat veçohet opera "Aschenbrödel" e kompozitorit Martin Derungs, i cili më pas i kushtoi kuintetin për kitare dhe harqe si edhe poemën simfonike "ujë dhe erë" op. 99 për kitare me 13-tela dhe orkestër simfonike.

Si interpretues i kitarës me 13 tela, Admir Doçi merret si kitaristët më inovative të brezit të tij. Në muzikën e dhomës, ka pasur në seri bashkëpunimesh me muzikantë të njohur, ndër të cilët veçohet mexosoprano Leila Pfister, flautistin Matthias Weilenmann, kuarteti Galatea, kuartetin Casal, si dhe violonçelisti Mattia Zappa, etj.

Admir Doçi ka fituan më se 10 çmimeve në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Ndërkohë punon si pedagog në shkollën e mesme kantonale Küsnacht.

Tituj dhe mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2001 : Fiton bursën e shoqërisë Marguerite Meister - Zyrih.
  • 2004 : Çmimin e dytë në konkursin e shoqërisë Marguerite Meister - Zyrih.
  • 2004 dhe 2005 : Shpallet dy here fitues i konkursit instrumental Migros.
  • 2006 : Princesha Sofi e Lihtenshtajnit, i akordon çmimin me motivacionin: "për virtuozitetin e tij dhe për nivelin e lartë artistik".
  • 2006 : Fiton çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar të kitarës në Tajland,
  • 2006 : Fiton çmimin e parë në konkursin e kitarës Hegar në Zyrih,
  • 2006 : Fiton çmimin e shoqatës së muzikantëve zviceranë.
  • 2006 : Fiton çmimin e shoqërisë Friedl WaldBazel.
  • 2007 : Shpallet fitues i konkursit të 4. ndërkombëtar të kitarës në Lihtenshtajn.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]