Adriana Elini
Appearance
Adriana Elini-Xhajanka regjizore shqiptare, u lind në Tiranë më 3 Prill 1937. Kreu studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe në vitin 1958 emërohet në Kinostudion “Shqipëria e Re”, fillimisht si regjizore montazhi. Në vitin 1967 ajo punon për filmin artistik “Horizonte të hapura” e më pas “Estrada në ekran”. Një vit më vonë (1968), realizon dokumentarin e parë si regjizore “Universiteti ynë”. Nga ky vit e nga ky film, për afro 20 vjet të tjera Adriana arrin të realizojë rreth 40 dokumentarë artistikë, reportazhe, kronika të ngjarjeve të kohës. Ndërroi jetë në vitin 1994.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tirana Observer (6 prill 2017). "In Memoriam/ Adriana Elini Xhajanka, kineastja e madhe e filmit dokumentar shqiptar". Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2017. Marrë më 4 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)