Jump to content

Adriatik Llalla

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Adriatik Llalla është emëruar Prokuror i Përgjithshëm me dekretin e Presidenti i Republikës nr. 7840, dt. 03.12.2012 dhe është votuar në Kuvendin e Shqipërisë më dt. 07.12.2012. Zoti Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje. Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999‐2002. Nga viti 2002‐2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005‐2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe në periudhën 2007‐2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Gjatë periudhës tetor 2008 - dhjetor 2012, zoti Llalla ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Më datë 4 maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug‐Lindore dhe disa vende të tjera të Europës. Në vitin 2011 ka përfunduar Master për "Të Drejtën Penale", në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.