Shko te përmbajtja

Aeroporti i Kukësit

Kukës International Airport Zayed
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit Zayed
Summary
Airport typePublik
Owner/OperatorGlobal Technical Mechanics SHPK përmes Kukës International Airport SHPK
ServesKukës, Qarku i Kukësit, Shqipëri
LocationShtiqën, Qarku i Kukësit, Shqipëri
Opened9 korrik 2021
Built1999
(forma aktuale)[2]
Elevation AMSL1.120 ft / 341 m
Coordinates42°1′58.2″N 20°24′53.8″E / 42.032833°N 20.414944°E / 42.032833; 20.414944
Websitewww.kuiport.al
Map
KFZ ndodhet në Shqipëria
KFZ
KFZ
Vendndodhja në Shqipëri
Runways
Direction Gjatësia Sipërfaqja
m ft
01/19 2.198 7.211 Asfalt

Aeroporti Zayed - Flatrat e Veriut është aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish-presidentit Zajed bin Sultan Al NahjanEmirateve të Bashkuara Arabe.

Në të operonin kompanitë Wizz Air dhe Air Albania. Që nga 14 korriku 2024, në aeroportin e Kukësit nuk kryhen më fluturime.

Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash, ku mund të ulen avionët e kategorisë 3C dhe u jep mundësinë e uljes avionëve me peshë rreth 75.5 ton, si Airbus A318, Airbus A319 dhe Airbus A320.

Nga familja Boeing mund të ulen: Boeing 737-300, Boeing 737-400, Boeing 737-500, Boeing 737-600, Boeing 737-700, Boeing 737-800 dhe Boeing 737-900ER për përdorim të përditshëm. Të mundshëm për ulje janë edhe Boeing 757-200, Boeing 757-300, dhe në raste të rralla Boeing 767-200, Boeing 767-300ER, Boeing 777-200ER, Boeing 747-400ER, Boeing 787-8, Boeing 787-9, Boeing 787-10, ndërsa për raste emergjente Boeing 777-300ER dhe Boeing 747-8i. Avionët nga kompanitë Embraer, Bombardier, Mitsubishi, Aérospatiale etj., kanë gjithashtu mundësi të plota uljeje. Të pamundur për t'u ulur në këtë pistë janë Airbus A380-800/861 dhe Antonov An-225. Aeroporti ka një kapacitet parkimi prej 3 avionësh njëkohësisht dhe mund të menaxhojë uljen e 4 avionëve në orë.

Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarësh, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri në 3 aeroplanë. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.

Funksionalizimi i Aeroportit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Funksionalizimi i aeroportit do të bëhet së shpejti pas miratimit të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit, sipas Ministrit të Transportit. Marrëveshja është ratifikuar nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të ratifikohet në ditët në vijim në parlament. Ky aeroport do të jetë aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit. Për këtë aeroport janë të interesuara dy kompani me kosto të ulët ("low cost") si Ryanair dhe Wizz Air.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 "Kukës International Airport runways @ OurAirports". OurAirports.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Facts of KFZ". Kukës International Airport Zayed. 6 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2025. Marrë më 20 shkurt 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)