Agim Çiraku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agim Çiraku ka lindur në 31.05.1958 në Tiranë. Ka mbaruar UT Dega Inxhinieri Mekanike në vitin 1992 si dhe Fakultetin Juridik në vitin 2006. Nga viti 1973 deri në 1979 ka ushtruar sportin e Notit në Klubin Sportiv “ 17 Nëntori”, ku si trajner ka pasur zotin Esat Muzina. Nga viti 1979 deri në 1983 e ka ushtruar këtë sport me Klubin “Dinamo” ku për trajner ka pasur zotin Emin Gripshi, vit në të cilin e ka lënë si sport në mënyrë të organizuar me klube, por atë e vazhdon dhe sot në mënyrë individuale. Ortak i Shoqërisë “Albit - Diabra” SH.P.K, si dhe botues i gazetës “Telegraf”. Zotëron gjuhën Angleze. Aktualisht është President i Federatës Shqiptare të notit.